I nderuar lexues! Laguna e Nartës ndodhet në skajin jugor të bregdetit të Adriatikut, në veri të gjirit të Vlorës. Laguna është formuar në një gji të vjetër që u veçua nga deti si rrjedhojë e prurjeve të ngurta të lumit Vjosë. Ka sipërfaqe të përgjithshme 45 km2, rreth një e treta e së cilës përdoret për nxjerrjen e kripës. Laguna lidhet me detin nëpërmjet dy kanaleve të shkurtra. Brigjet veriore janë të ulëta; nga ana jugore dhe kryesisht jugperëndimore, laguna e Nartës kufizohet me kodrat e Zvërnecit. Në jug të saj gjendet Narta. Laguna dallohet për kripësinë e lartë të ujërave të saj.
