Ish-presidenti Bamir Topi, e ka cilësuar Partinë Demokratike, si një parti inatçore dhe megalomane.
Sipas tij, ajo është marrë peng nga Sali Berisha.
Topi thotë se të gjithë në PD janë punonjës me mëditje për Berishën.
“Situata apo ndjeshmëritë në partinë, që sot de jure e drejton z. Basha, tek unë personalisht përcillen me indiferencë pasi prej kohësh jam shprehur dhe kam parashikuar, që ai formacion politik nuk është më në funksion të demokracisë në Shqipëri.
Tashmë, e dinë dhe e kuptojnë të gjithë se strukturat politike dhe grupi i saj parlamentar qëndrojnë dhe punojnë si punëtorë me mëditje në “pronën” e Sali Berishës.
Janë zgjedhur dhe kanë qenë interpretë mekanikë të kësaj filozofie, që e çoi atë parti, drejt precipitimit në një disfatë elektorale, nga e cila nuk duket se ekziston rrugëdalje.
Kjo opozitë inaçore dhe megallomane, jo vetëm që e ka ulur dukshëm performancën në Parlament, por vazhdon të mos ketë asnjë vizion për rikthimin e së djathtës në pushtet.
Shifrat flasin qartë, për më tepër, që protagonizmi në vazhdim i humbësit të madh vazhdon të shtojë rrjedhjen e mëtejshme nga elektorati, që e ka mbështetur tradicionalisht.
Përpara se të ëndërrohet rikthimi në pushtet, e djathta në Shqipëri ka nevojë të çlirohet nga pengmarrjet dhe të futet në rrugën e bashkëpunimit, përndryshe, do të kemi një dominim të gjatë të së majtës në Shqipëri”, thotë ai në një intervistë për revistën Java.
Topi ka ripërsëritur ndërkohë akuzat për Kuvendin e ri.
Sipas tij, aty ka vrasës, njerëz me problem me ligjin, por dhe me problem mendore.
“Aty gjen deputetë pa shkollë, e me nivel kulturor mediokër, vrasës, të dezekuilibruar mendërisht; njerëz që kanë patur problem me drejtësinë, njerëz vulgarë në komunikim.
Ndjej dëshpërim për situatën në institucionin më të lartë përfaqësues, ku bëhet debati politik, ligjet, emërimet dhe kontrolli kushtetues mbi institucionet e shtetit.
Natyrisht problemet e vjetra kanë krijuar një shtrat kronik, që riaktivizohen në mënyrë frekuente, edhe për arsye se disa protagonistë të politikës së keqe, janë aty dhe turbullojnë herë pas here ujrat”, thotë ai./b.l

Dil or trap e thuaj nje fjale per qeverine se boll ke bere opozite me opoziten. Dil nga poshte tavolines se qeverise ku je futur se tu thye kurrizi nga kerrusja para kesaj qeverie qe po te shtrydh si limon, por ti pike me nuk leshon.
Me bole kanari se ky topçja s’besoj te kete njeri ne ne kete vend! Ky vetem me Lenka Çukon, Pali Misken & co., mund te krahasohet! Ne qofte se do te krahasohej me ish-presidentet e tjere (megjithese njeri me mut se tjetri kane qene te gjithe) jam i sigurte se edhe Jar-kapterri i sotshem ia merr per zgjuarsi!
Perhere ashtu ka qene krahu politik i Berishes edhe ne pozite edhe ne opozite; inatcor, driteshkurter, injorant, pa miresi, jorealist, shpifes, intrigant, i lig, hakmarres, megalloman, fals, i genjeshtert, pergjakes, vrastar, servil dhe hipokrit ndaj te huajve, hakmarres, kriminal, shtypes, talles, banal, i paafte dhe i korruptuar ndaj vete shqiptarev. Hiqjani drejtesine e korruptuar klanit te Berishes dhe jepjani drejtesine drejtesise se popullit ! Perderisa nuk ka qene drejtesi e popullit, por padrejtesi per te, atehere bejeni te pavarur ju mazhoranca qe populli ju dha maksimumin e votave pikerisht per kete gje !
Zoti Topi ku e ke Bedri Blloshmin ate injorantin, bukshkelisin, servilin, trilluesin etj
Bamir si te shkoi kampinati botror a vendose ndonje bast? Sa per politike e kemi pare cfare ke dhene….Saliu te fuste ne Wc dhe ju jepte dru, tani shiko ata prona se per politik kemi Arben Ndoken dhe Mark Frroqin..Mhill Fufin e Armando Pringen…Nard Ndoken e Flamur Ndoken….ec aty politika shqipetare beja mun ati vendi.
Cfar .ute burri jeni ju z topi.Berisha te pranoj ne PD pa marr pjes as dhe nje dite ne kete parti.Menjeher te beri deputet e kryetar grupi parlamentare.Te beri president e kjo dihet hapur dhe ju u bete pale me ish komunistet,bile arrite te votojesh hapur per kryetarin e saj Edi Rama kantidat per kryetar bashkie.Vertet Berisha beri gabim qe ju ngriti aq larte sa ne politike,po ishte nisur nga vllaj juaj Flamuri.
bravo mark.uk
analize urine ke bere
Mark uk ke me vdek komplet k…. sic i tha Edi atij shpellarit .
shijoje