Duhani, “ok” paketat me imazhe!

editor

Fushatat sensibilizuese kundër pirjes së duhani, kanë shënuar një tjetër pikë në favor të tyre. Lajmi i mirë vjen nga Australia e largët, ku tregtimi i “paketave anonime”, pa markë industriale prodhuese, por shoqëruar vetëm  me pamje shokuese të pasojave shëndetësore të nikotinës, ka sjellë rezultate pozitive.

Sipas të dhënave të publikuara në një nga  sondazhet kombëtare mbi përdorimin e drogës, duhanpirësit janë ulur deri në 15%, ndërkohë që ka shënuar ulje të konsiderueshme, grupmosha e të  rinjve që nis për herë të parë konsumimin e duhanit.

Eksperienca përtej oqeanit ka nxitur autoritetet e Bashkimit Europian, të përshpejtojnë zbatimin e  “Direktivës së Duhanit”, një iniciativë e ngjashme, por me disa ndryshime të rëndësishme. Komisioni Europian për Mjedisin, Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, ka vendosur se, ndryshe nga versioni australian, në paketat europiane, marka industriale do të qëndrojë e dukshme, për të evituar kështu falcifikimet, ndërkohë që do të bashkëngjiten imazhe shokuese, të cilat do të tregojnë pasojat që konsumimi i duhanit sjell në shëndetin e njeriut.

Kjo është një tjetër tentativë ndërgjegjësimi, pas asaj të botimit të teksteve më dëmet shëndetësore të pak viteve më parë,  që shkaktohen nga konsumimi i  duhanit./A.V

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *