8 këshilla për mbajtjen e diabetit nën kontroll

anazapta

Të sëmuresh nuk është vërtet në dorën e gjithsecilit, por mbajtja nën kontroll e saj, është diçka që mund të zbatohet. Mjekët japin shtatë këshilla të konsideruara si të arta për ta që do t’i vënë në praktikë, në mënyrë që sëmundja të mos i vërë poshtë:

Pesha

Shtimi i peshës në veçanti në zonën e barkut e vështirëson mbajtjen nën kontroll të diabetit. Rënia  qoftë edhe e vogël, 5-10 për qind e peshës trupore, sjell përfitime të mëdha në normalizimin e diabetit. Rekomandohet ulja e ngadaltë në peshë 0.5 – 1 kg në javë.

Frutat dhe perimet

Njerëzit me diabet mund të hanë çdo lloj frutash, por jo në sasi të mëdha. P.sh: duhet të marrë një porcion të një madhësie mesatare psh: një mollë, një banane, një portokall. Mund të marrë edhe 2 fruta të vogla, kumbulla ose kajsi, mund të marrë një dorë rrush ose feta të ndara të një fruti tjetër, mund të marrë një gjysmë luge gjelle me fruta të thata, mund të marrë një gotë të vogël me lëng frutash 150 ml, mund të marrë 1-3 lugë gjellë me perime të ziera ose sallatë miks.

Vaji i peshkut

Përmban omega 3 i cili ka shumë efekte pozitive mbi organizmin tonë sidomos në mbrojtjen e zemrës, dhe rekomandohet që njerëzit me diabet të marrin 2-3 porcione në javë. Këto merren duke ngrënë sardele, ton, nuk rekomandohen suplementet me vaj peshku sepse janë më të mira të konsumohen të freskëta.

Sheqeri

Duhet të reduktohet në maksimum, por nuk është e thënë që duhet të eliminohet fare. Këshillohet të merret sheqeri i frutave në formën e fruktozes. Ekziston edhe sheqeri artificial në farmaci që është më i këshillueshëm tek njerëzit që duan të bien në peshë.

Yndyrnat

Janë lehtësisht të pasura me kalori prandaj sa më pak të hamë, aq më shumë do tju ndihmojë në rënien në peshë. Yndyrat ndahen në të ngopura (saturuara) dhe të pangopura (pasaturuara.) Yndyrat e saturuara janë të dëmshme për diabetikët. Këtu përfshihen yndyrnat që vijnë nga pastat, gjalpi, mishi me yndyrë, djathi i deles. Këto çojnë në dëmtimin e zemrës, prandaj duhen të zëvendësohen me yndyra të pasaturuara siç janë vaji i pastër vegjetal, vaji i ullirit, vajrat bimore në përgjithësi.

Kripa

Është e rekomandueshme që çdo diabetik të mos marrë më shumë se 6 gr kripë në ditë. Mënyra më e mirë për të ulur kripën, është të përdorë sa më shumë prodhime të freskëta të prodhuara në kushte shtëpie. Nuk duhet harruar se më shumë se gjysmën e nevojave ditore të kripës i marrim me ushqime të konservuara. Reduktimi i kripës tek diabetikët çon në ulje të vlerave të tensionit, reduktim të sëmundjeve të veshkave, sëmundjeve të zemrës, trombozës cerebrale dhe disa llojeve të kancereve.

Alkooli

Në vija të përgjithshme nuk mund të themi që diabetikët duhet të konsumojnë alkool, por në doza të limituara mundet që t’u lejohet p.sh.: një  gotë vere e kuqe 125 ml e cila përmban një përbërje fenoli që mbron zemrën, ose një gote birre 133 ml ose një teke raki. Nuk duhet harrojmë që krahas dëmtimeve alkooli jep shumë kalori.

Aktiviteti fizik

Këshillohet të bëhet të paktën 5 ditë në javë. Diabetikët duhet të lëvizin jo më pak se 30 min, preferohen ecjet e lehta dhe të moderuara, përfshi këtu disa lloje sportesh aerobike, si: noti, vrapi, basketbolli, ecjet sportive. Të moderuara nënkupton që diabetiku duhet të ndihet me mirë, të marrë frymë thellë dhe të mos ndihet i sforcuar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *