Një 32-vjeçar, i dënuar më parë për vjedhje ka vijuar të kryejë sërish aktivitetin e tij kriminal. Ervis Habibi, u kap ditën e djeshme nga policia e Durrësit teksa tentonte të vidhte një pushues në plazh. Burime nga policia thanë se 32-vjeçari dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera në zonën e plazhit. Pas denoncimeve policia u vu në lëvizje për të kapur autorin e vjedhjeve. Habibi u kap duke tentuar të v idhte një aparat celular të një pushuese. Në cilësinë e provës materiale atij iu sekuestruan disa sende që dyshohet se janë të vjedhura. Sipas policisë Ervis Habibi ishte dënuar më parë nga gjykata Elbasan me 2 vjet e gjashtë muaj burg, për vjedhje. Ervis Habibi u izolua në ambientet e policisë së Durrësit ku u mor në pyetje. Ai mohoi akuzën e vjedhjes por policia tha se ka prova të mjaftueshme që e implikojnë.
