Ndodh edhe kështu, 52-vjeçari pasanik përndiqet nga një vajzë

Bledar Lumani

Zakonisht kemi dëgjuar lajme kur meshkuj përndjekin femra.

Por, këtë radhë kemi të bëjmë me rastin e kundërt.

Bëhet fjalë për një vajzë 28-vjeçare, e cila prej kohësh përndjek një pasanik 52-vjeçar.

Sipas “GSH”, tashmë ajo është shpallur në kërkim nga policia.

Historia ka nisur kohë më parë, kur 52-vjeçari kishte komunikuar në telefon me të.

Ata kanë folur shumë herë, dhe madje edhe janë takuar në disa raste.

Por, pas kësaj 52-vjeçari ka dashur që t’i japë fund marrëdhënies.

Kjo nuk është pritur mirë nga vajza e re, e cila vazhdonte ta merrte në telefon atë, duke e shantazhuar.

Vajza e kishte kërcënuar 52-vjeèarin e martuar, se do t’i tregonte bashkëshortes së tij për lidhjen që kishin pasur.

Kjo ka bërë që ai t’i drejtohet policisë./b.l

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *