Mazhoranca ka kaluar me 15 vota ligjin e ri për Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Ligji është miratuar në Komisionin e Ligjeve dhe tashmë pritet që të kalojë për votim në Kuvend.
E vetmja votë kundër këtij ligji ka qenë ajo e Nard Ndokës, pasi opozita ka vendosur të bojkotojë komisionet.
Ligji i ri është miratuar nga mazhoranca, pavarësisht kundërshtimeve.
Ai kundërshtohet jo vetëm nga opozita, por edhe Unioni i Gjyqtarëve dhe OSBE.
Pika kryesore që kundërshtohet ka të bëjë me pezullimin e gjyqtarëve kur ata nidqen penalisht./b.l

Pezullimi nga detyra kur fillon procedimi penal eshte gjeja me e arsyeshme. Si mund te qendroje ne detyre dhe te jete pjese e vendimarrjes se KLD-se nje anetar i saj ne periudhen kur ai ndiqet penalisht?! Pezullimi nuk do te thote flakje nga KLD-ja, por pritje e perfundimit te procesit penal. Ne rast se shpallet fajtor automatikisht shkarkohet, ne rast se del i pafajshem rikthehet ne pozicionin e tij.