Kryeministri Edi Rama ka thënë se shëndetësia falas është një revolucion që do kohë.
Duke folur në analizën e 300 ditëve të Ministrisë së Shëndetësisë, Rama tha se shëndetësia falas nuk bëhet me magji.
“Na kanë akuzuar se nuk kemi realizuar shërbimin shëndetësor, a thua kjo është një magji, dhe jo një revolucion për të përmbysur një sistem që nuk funksionin.
Ky është një zotim që ne do ta mbajmë në kohën e nevojshme për të kryer këtë revolucion.
Kemi marrë një angazhim me rëndësi shumë madhore lidhur me shëndetësinë dhe u jemi zotuar shqiptarëve që me votën e tyre t’i rihapin vend një shërbimi shëndetësor që nuk do bazohet te sa paguan, por te sa ke nevojë.
Pra shërbimi shëndetësor, mbulim falas në çdo hapësirë ku shëndetësia është përgjigjëse e sektorit publik”, tha kryeministri.
Sipas tij, shëndetësia falas nuk është një haluçinacion, apo një premtim electoral.
“Dua ta theksoj se mbulimi universal shëndetësor apo shëndetësia falas nuk është as aluçionacion ideologjik apo elektoral, por është një tendencë botërore.
Ashtu siç nënvizon president i BB, nuk është një kërkesë për një shëndetësi të mirë, por kusht për barazi.
Dhe për të arritur në këtë horizont ambicioz, ne na duhet një zinxhir zgjidhjesh që lidhen me një sërë fushash të tjera”, u shpreh Rama./b.l

Ti besoj do jesh Salihi 2…..mjaft se moren dhene rrenat….te vritet populli si bageti, ti ndjek punimet e shtepis Niko Peleshit..
Sado qe te shitet si filo perendimor Rama me keto lloj deklaratash tregon se ne thelb formimi i tij eshte dhe mbetet ai i kohes se xhaxhit.
U shqep duke bere revolucione ma llafe!
Suksese Edi Vazhdo punen qente le te lehin .
o edo o cun tirone….i thashe nje dentisti ….me dhemb dhemballa, fut hudher ne vesh se te pushon….kur mora vesh kishte qene doktor gomeresh.