Basha: Rama-Meta po damkosin dhe njollosin sistemin e drejtësisë!!!

Bledar Lumani

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, thotë se dyshja Rama-Meta po njollosin sistemin e drejtësisë.

Sipas tij, ky sistem vërtet ka probleme, por ka pasur edhe arritje të mëdha.

Javën e kaluar bashkë me një pjesë të deputetëve tanë patëm takim me përfaqësues diplomatik të BE në bazë të takimeve periodike për t’i mbajtur të informuar rreth qëndrimeve tona.

Një nga temat kyçe ishte ajo e sistemit të drejtësisë, pikë kyçe, nga një anë pavarësi e këtij sistemi, për të cilën PD do jap kontributin dhe nga ana tjetër të alarmit tonë mbështetur në fakte mbi sulmin e pashembullt verbal të Rmës dhe Metë për të pushtuar drejtësinë dhe kapur atë.

Drejtësia e re shqiptare ka arritje dhe shumë probleme.

Por, Rama-Meta nisen nga sindroma e vitit zero, duke njollosur dhe damkosur sistemin”, tha Basha në grupin parlamentar të PD-së.

Sipas tij, Rama dhe Meta po vendosin me arrogancë, duke dashur të kapin sistemin e drejtësisë.

Si shembull mori KLD-në.

“Ne mbrojmë me vendosshmëri idenë se problemet në drejtësi duan dialog mes palëve, mes asistencës së diplomacisë, pa prekur e cenuar pavarësinë e këtij pushteti.

Rama e Meta imponohen me arrogancë me ligje të pakonsoliduara, të cilat cenojnë parimin drejtësisë, siç është rasti i KLD-së.

Nuk ka drejtësi pa demokraci. Ne jemi për përfshirjen e aktorëve dhe faktorëve në sistemin e drejtësisë.

Jemi për marrjen e asistencës evropiane dhe ndërkombëtare për këtë sistem.

Rama e ka nisur vetëm, dhe ta bitisë vetëm, pa pyetur as faktorin ndërkombëtar. Këto janë çështje, që ne i kemi diskutuar me ndërkombëtar.

Asnjë vend i BE nuk pajtohet me sjelljen qasjen, e objektivave Rama-Meta. Partia Demokratike, mediat, opinioni publik nuk mund ta pranojë këtë sjelle”, tha Basha./b.l

Share This Article
6 Comments
  • Mos u dhjas o Serbi i vogel sistemin e drejtesise e shperberi Serbi i madh Sali Berisha nuk ngeli gje per ket gjatoshin e ri. Tani eshte shnderruar nje fole hajdutesh e te korruptuarish nuk ka ci ben me njeri.

  • Po ik ore trap se s’të dëgjon më njeri ty. Unë normalisht e ndërroj kanalin kur Lulishi del në ekran sepse sëkam asnjë ngasje ta dëgjoj se ç’thotë ose e marr me mend atë që do të thotë.

  • ..ai qe do te arrestoj ty eshte njeri me fat…per sa shpirt kam jua kepus duart me hekura..fekale njerz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *