1 vit burg kryeinspektorit të Elbasanit për shpërdorim detyre

anazapta

1 vit burg ish-kryeinspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë së Elbasanit, Neritan Zotaj. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Gjykata e Elbasanit.

Zotaj e mbajti postin e kryeinspektorit të Elbasanit nga tetori i vitit 2012 deri në 24 shtator 2013, kur u akuzua për shpërdorim detyre.

Akuzat erdhën pas një kontrolli të Inspektoratit Urbanistik Kombëtar në zyrën e Elbasanit, ku u zbuluan dosje konstatimesh dhe referimesh për shtesa dhe ndërtime pa leje, për të cilat arbitrarisht nuk ishte marrë vendim dhe nuk ishte ndërhyrë.

Sipas akuzës, janë 20 raste, nga cilat 5 raste të mosmarrjes së masave administrative “gjobë dhe pezullim punimesh”; 9 raste të mosmarrjes së masave “gjobë dhe prishje të objekteve të paligjshme”; 5 raste të mosreferimit “kallëzim penal” në organin e Prokurorisë dhe 1 rast të mosmarrjes së masave për “prishje objekti”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *