Të gjithë e mbajnë mend këngëtaren nga Kosova, Linda Halimi, në daljen e parë me grupin NGROBA. Por ata që nuk e kanë parë Lindën kohët e fundit, duhet ta harrojnë imazhin e saj të para disa viteve. Kilet e tepërta janë zhdukur dhe Linda është shndërruar në një vajzë superelegante, që ngjan disa vite më e re. Në profilin e saj në Facebook, nëpërmjet të cilit Linda i bën reklamë qendrës së saj të dobësimit, ajo ka postuar sot një foto, që ndoshta duhet të bëhet frymëzimi i atyre që duan të heqin kilet e tepërta. Si ia ka arritur Linda të shndërrohet totalisht? Para së gjithash me motivim. Vullneti për të rënë nga pesha i ka dhënë rezultatet: një trup fantastik dhe një mënyrë e mirë për të fituar para, duke e përdorur si imazh të qendrës së saj.


