Pasi përfundoi banketi tradicional i dasmës, të dy të porsamartuarit, Hilde e Pter Dehmel nga qyteti i vogël Straubing, pranë Mynihut të Gjermanisë, përcollën të ftuarit dhe menjëherë u lëshuan për të hapur pakot e dhuratave që miqtë dhe të afërmit u kishin sjellë. Megjithëse tashmë ishte bërë vonë, të dy të martuarit as që donin t’ia dinin për orët që kalonin dhe vazhdonin të mrekulloheshin me surprizat që gjenin brenda pakove me dhurata. Pikërisht kur po hapnin pakon e fundit të dhuratave, mbërriti një nëpunës i postave i cili solli me shumë mundim një pako, që ishte më e madhja nga të gjitha ato që kishin parë deri në atë moment. Menjëherë pasi mori firmën për dorëzimin e pakos, nëpunësi iku me të shpejtë, sikur ta ndiqte dikush nga pas. Por kur e hapën pakon, si nusja dhe dhëndri mbetën me sy të shqyer nga habia, kur panë se brenda në pako ishte mbështjellë një krevat i vogël foshnjash dhe brenda të cilit filloi të qante një bebe e mrekullueshme. Pas momenteve të para të habisë, nëpërmjet një letre që “shoqëronte” beben mësuan edhe si ishte e vërteta. E kishte dërguar ish-e dashura e Peter-it, të cilën ai e kishte braktisur shtatzënë disa muaj më parë, për t’u martuar me Hikden. Kjo e fundit nuk e zgjati më tepër, por menjëherë njoftoi prindërit e saj dhe kërkoi avokatin për divorcin…


Dhuratat nuk kthehen ! Cdo njeri,njeri me zemer, f/m qoft,
nuk e refuzon kete ”dhurat” .
o mer pall…….2minuta ohohohoho……20 vjet obobobo.
Hehe sa i bukur.Mbaj femijen varia asaj se ka plot gra