Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut është bërë kundërshtari më i fortë për ndarjen e re territorial.
Partia e Vangjel Dules kundërshton me forcë bashkimin e Himarës me Vranishtin.
Por, vitë më parë, në 1993, ka qenë pikërisht PBDNJ që kërkonte bashkimin e Himarës me Vranishtin.
“GSH” raporton se kreu i komunës së Himarës aso kohe, Odise Gore, nga PBDNJ, i ka dërguar një letër ish-presidentit Sali Berisha.
Ai i lutej që Himara të bashkohej me Vranishtin.
Goro këmbëngulte që Himara të bëhej rreth, duke bashkuar me të, ata që ai i cilësonte si vëllezërit e Vranishtit, Kuçit, Tërbaçit e fshatrave të tjerë.
Kjo, pasi sipas Goros, këto zona kanë të njëtat tradita, kulturë, zakone, besim fetar etj.
Ndryshe nga sa thotë tashmë Vangjel Dule, sipas të cilit, Himara dhe Vranishti nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin./b.l

ne nje bisede tek NEWS 24-z..Dule,shprehej se tek ne nuk ka bashkejetese fetare,por origjinash.Kjo bije ndesh me faktin qe meqe shumica tek ne eshte e perkatesise fetare myslimane,z.Dule si jomysliman duhej te mos gezonte te drejta te barabarta,sic edhe ndodh ne fakt ne vendin e origjines te z.Dule,Greqine.Ai thote qe u jane shkelur te drejtat me reformen qe po behet,por pyetjes se gazetares se cilat te drejta u jane shkelur nuk i dha pergjigje.Organizimi shteteror nuk ka parasysh plotesimin me administrate vendore vetem nga perkatesia fetare apo nga traditat e perbashketa,permdryshe asnje nga ne nuk duhej te jetonte e punonte jo vetem jashte Shqiperise,por as jashte vendlindjes.Keto jane budallalleqe me thes te tij.Po te shohesh zakonet ,veshjen,kenget etj . ne Himare nuk jane greke,por labe.Nuk ka ne greqi qe te kendojne me iso,besoj e di kete fakt.Te kundeshtosh pa fakte eshte njelloj si te vetpranosh se do te diktosh,per arritjen e synimeve te tua,qe e them me keqardhje nuk jane aspak dashamirese ndaj kombit tone.Te jesh realist sic ai pretendon ,do te thote te shohesh mire ne te dy anet e peshores dhe nese njeri krah peshon me shume padrejtesisht,te ngresh zerin per te vendosur barazine.Por faktet e deritashme tregojne se z.Dule,z.Bollano e ne pergjithesi PBDNJ nuk para shohin ne kete drejtim.Ata thjeshte luftojne njeanshmerisht per arritjen e objektivave qe shefat nga Greqia u kane vene.Ne Shqiperi,te gjithe banoret qe jetojne e punojne ketu jane vertet te barabarte,pa dallime krahinore,zakonore,feje apo kombesie.E konderta ka ndodhur e ndodh ne vendin fqinj Greqine.Qendroni drejt z.Dule qe te keni edhe te drejte te kerkoni.Me respekt Agron Mecaj
Odise Goro eshte nje njeri i nderuar. E di qe dikur ka qene kryetar i Komunes (se atehershme) te Himares po nuk e di se cilin subjekt politik ka perfaqesuar. Me ka rastisur para nja dy vitesh ne Qeparo te isha i pranishem ne nje episod. Po kendonte grupi polifonik i Himares, me Katina Belerin e te tjere, drejtues i te cilit eshte pikerisht Odise Goro. Diku nga fundi i koncerit afrohen disa djem nga Kuci qe punonin ne Qeparo dhe i marrin leje zotit Goro per te kenduar edhe ata nje kenge. Njeri prej tyre, nje punetor krahu, me deshiren e mire, por qartesisht injorant ne pune historie, ne pune te perkatesise etnike, dhe mbi domethenien e fjales nacionalizem i thote zotit Goro se ata duan te kendojne nje kenge nuk duan te krijojne tensione nacionaliste. E mbaj mend mire shprehjen e fytyres se Odise Goros pas atyre fjaleve. Ishte njesoj sikur i thoshte: “Po c’i ke keto fjale mor djale?!”
… Pastaj e degjova kur po i fliste me ze te larte dhe me nje ton te indinjuar duke i thene: “Ne jemi nje, me degjon, Himara me Kucin e me Laberine jane nje, ne jemi nje!” Ia perseriti disa here keto fjale dhe dukej qarte qe ishte i prekur. Odise Goro eshte nje njeri i nderuar ndaj mos e perzieni me PBDNJ-ne e Dules e Bollanos.
-boll qe te jene kunder,s’ka rendesi ‘”PSE'”..?
Per Himaren te vendosin himariot me referendum dhe jo gorrot .