Tenton t’i japë fund jetës për shkak të kushteve të vështira ekonomike, por përballet me ndjekjen penale. L.K, 49-vjeçe, banuese në Laç, Vau Dejës, Shkodër u gjet dje në gjendje të rëndë nga familjarët e saj pasi kishte pirë fostoksinë. Ajo u transportua në Spitalin e Shkodrës nga ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia tha se nga hetimet e para rezulton se gruaja tentoi të vriste veten nga gjendja e vështirë ekonomike. Ndaj saj nisi procedimi penal, pasi sipas policisë tentoi të vriste veten.
