Nga plazhi i Velipojës…

redaktor

E dashur Dita! Jam duke pushuar në Plazhin e Velipojës, kam disa vjet që në këtë plazh pushoj me familjen time. Dhe shikoj   që nga viti në vit ka ndryshime në përmirësimin e infrastruktures dhe në ambjetes çlodhëse, dhe ajo që bie në sy ështe dhe pastërtia, krijimi i kushteve, prezenca e policisë, hapja e disa qëndrave shëndetësore dhe farmacive, etj Për këtë falënderojme gjithe personelin e Komunës së Velipojes, policinë e shtetit dhe atë të komunës.

Por ajo që mua dhe pushuesit e tjerë na shqetson më shumë, eshtë zhurma e orkesrave nëper lokale të cilat janë bërë të padurueshme, megjithëse ështe caktuar dhe një orar deri në orën 23.00. Ështe folur dhe në radio e televizor nga zyrtare të lartë të shtetit që zhurmat duhet të ndalohen Ato sfidojnë policinë e publikun që ka ardhur për te pushuar, prapë se prapë vazhdojnë me kokën e tyre. Në kompleksin e ndërtesave tek “Fishta”, po edhe në lokale të tjera, qeflinjte shoqerohen me të rëna aq të larta të trompave (daulleve) sa mund të dëgjohen edhe tek komshnjte ulqinakë.

Këto shqetësime jau themi edhe dy policëve, të cilët na dhanë të drejtë, por sipas tyre “këte orar e ka caktuar Komuna megjithatë ne po mundohemi që të kontaktojmë me lokalet”. Unë ju thashë se ne kemi ardhur për të pushuar dhe jo për të martuar “Malon”, Malon, fjerakët e kanë martuar para 40 vjetve, nuk e di që Maloja paska ardhur këtu në Velipoje të martohet përseri. Ata qeshen.

U thashe se para 3 vjetësh kam qënë në Dubrovnik të Kraocisë dhe kjo puna e zhurmës atje ishte shumë ndryshe. Këtu në Velipojë vine shume të moshuar. Shumë nga pushuesit pasi kthen nga plazhi duan të pushojnë pranë ndërtesave të tyre. Komuna duhet të marrë dhe mendimin e pushuesve para se të plotesojë tekat e disa pronarëve të lokaleve.

 

Letër e nënshkruar

Eqerem Kajo, Velipojë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *