Dërguar me SMS
në 0689073730
Urime që na jepni mundësinë të shfryjmë dertet që na krijohen çdo ditë në këto kohëra të vështira. Me keqardhje vërejmë se akoma dhe në këtë qeverisje administrata punon me po të njëjtën metodë. Shpesh zyrtarët nuk i gjen në zyra, por në lokale dhe duhet të shkosh disa herë për një problem.
Për mendimin tim, administrata është tepër e fryrë dhe nuk e mbulon dot orarin e punës me punë efektive. Përse qeveria nuk bën një studim për çdo zyrë në mënyrë që të mos shpërdorojë paratë tona duke paguar këta militantë injorantë. Andi Berati.
