Sezoni i dasmave është në kulmin e tij dhe si gjithmonë, sytë do të mbeten tek fustani i nusërisë. Që të gjesh një të bukur dhe të veçantë do të duhen kilometra të tëra ecje dhe ndalesa pafund në dyqanet e nusërisë.
Duket ndërkohë, se diku në Meksikë, më saktësisht në qytetin Chihuahua, një dyqan i veçantë nuses, po tërheq vëmendjen e turistëve, por ndryshe nga çmund të mendohet, jo për fustanet e bardhë. Ndër manikinët në vitrinë, spikat “Pasqualita e vogël”, e cila sipas banorëve të zonës thuhet të jetë në të vërtetë, vajza e ish-pronarit të dyqanit. Ajo humbi jetën pikërisht ditën e dasmës së saj, pickuar nga një merimangë “vejushë e zezë”.
Të gjithë bien dakort së mund të jetë thjesht një fantazi, por fotot e kryera nga vetë turistët, sidomos duke fokusuar duart e “nuses -manikin”, të lënë hije dyshimi. Çdo detaj i gishtave dhe pëllëmbës së dorës është tejet real dhe me gjithë këmbënguljen e babait të saj, kurioziteti tërheq ende vizitorë.
