Çmenduria nuk ka fund! Shkodër, 19-vjeçari plagos rëndë nënën dhe vëllanë

redaktor

Një nënë me të birin në fshatin Kir të Shkodrës janë qëlluar me armë zjarri duke regjistruar krimin e dytë brenda familjes këtë mbrëmje.

Dyshohet se ata janë plagosur rëndë nga djali tjetër i familjes, që ka shtënë pikërisht mbi nënën dhe vëllanë.

Nga hetimet paraprake dyshohet për një konflikt brenda familjes

Te 2 te plagosurit raportohen në gjendje kritike për jetën. Akoma nuk dihet nëse plumbat u kane prekur organet jetesore.

Policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje, është njoftuar nga banorët e zonës.

Share This Article
5 Comments
  • Bravo cuna,keshtu vazhdoni. Sukseset e policise se Saimir Tahirit nuk paskan te sosur. Menduam se mbas 300 diteve te suksesit do te ulej ritmi,por jo tashme vdesin aksidentalisht mbi 20 vete ne dite dhe gjysma e tyre jane te vrare me arme zjarri. Tani qe u trash zullumi fajin nuk e ka me Saimiri,ai aq di dhe aq ben. Rama Meta te pergjigjen se po e cojne shqiptarin per lesh.

  • Rama ,Meta e Tahiri duhet te dine te hyjne ne mendjet e cmendura te shqiptareve injorante , per te parandaluar krimin. C’ pergjegjesi ka qeveria , se c’ mendime te zeza ka nje kriminel ??Kush nuk do te jetoje le te vritet , por jo te vrase te tjere !! O mendje te nxehta , mblidheni trurin , se vetem nje jete eshte !!

  • Pershendetje Xhin.Po ku shkon me kete emer sot ne 2014 po ky mos qe ne drek me ate trimoshin Tom e piu uje te gazuar e ngateroj shenjester?Ske cbesh ceshtje mentaliteti kur ritesh ne pyll nena te duket si ARUSH.PO vritet nena o kafshe te ndyra

  • Cfare faji ka qeveria!
    Po ministri Tahiri?
    A nuk po lodhen e po bejne cmos te luftojne krimin,por valle duhet te hefhin fall ne hi
    Se cfare do te ndodhe ne nje familje?
    Jane mendjet e semura nga injoranca,ligesia,egersia,keto mendje jane si rezultat i edukates jo te mire qe ka marre ne familje cdo kriminel!
    Rilindasi yne i shquar thoshte:
    “Nese nena eshte me edukate e kulture bashke me qumeshtin i jep femijes edukaten e kulturen”
    Prandaj le t’i kushtojme rendesi edukimit e shkollimit te njerezve,sidomos femrave!
    Keni pate statistikat ?
    Me teper krime kane kryer njerezit e pashkolluar(paedukuar gjithashtu).
    Une kete e di,kam punuar ne organet e drejtesise dhe i kam rastisur vete ne seancat gjyqesore!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *