Një 13-vjeçar nga fshati Golem i Shkodrës rezulton i zhdukur prej pesë ditësh. Jurgen A., është larguar nga banesa e tij pesë ditë më parë dhe nuk është kthyer sërish. Familjarët nisën kërkimet disa orë pas largimit të tij por nuk kanë mundur ta gjejnë. Pas kërkimeve të dështuara, familjarët iu drejtuan policisë së Shkodrës për të kërkuar ndihmë. Ata kryen denoncim për zhdukjen e të miturit, ndërsa policia bëri me dije se ka nisur hetimet për të lokalizuar vendndodhjen e tij.
