Albin Kurti: Në shtator ose tetor mund të ketë prapë zgjedhje

Bledar Lumani

Lëvija Vetëvendosje duket se përfundimisht nuk do të hyjë në qeverinë e re kosovare.

Ajo po përgatitet për zgjedhje të reja.

Kjo u pohua nga vetë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Sipas tij, në shtator ose tetor mund të ketë prapë zgjedhje.

Ne jemi gjithmonë të gatshëm për zgjedhje dhe do të jemi të gatshëm edhe tash që nuk kemi fituar ende, edhe atëherë kur do të fitojmë sepse besojmë që është tepër rrallë që një herë brenda katër viteve të kemi zgjedhje në Kosovën e cila po vlon nga problemet nga më të ndryshmet.

 Pra, ka shumë mundësi që në shtator ose tetor do të kemi zgjedhje të reja dhe Lëvizja Vetëvendosje! në këto do të hyjë më e fuqishme si asnjëherë më parë.

Në të njëjtën kohë mund të them që gjatë kësaj periudhe ne kemi punuar edhe me këtë koalicionin LDK, AAK, Nisma të cilët duket se do të garojnë bashkë.

Pra, do t’i kemi tri pole në zgjedhjet e ardhshme. PDK’në si partinë pushtet, si parti shtet, me satelitët e saj, LDK’në, AAK’në dhe Nismën në njërën anë dhe Lëvizjen Vetëvendosje! si poli i tretë, i cili do ta ketë bashkëpunimin me disa prej sindikatave”, ka thënë lideri i Vetëvendosjes.

Share This Article
3 Comments
  • BRAVO VV

    NUK MUND TE BESH QEVERRI PER SE MBARI ME HAJDUTAT DHE OPORTUNISTAT.

    KJO GJE DIHEJ QE NE FILLIM, POR DUHEJ BERE FORMALITETI.

  • qfar veprimi te maresh ne te besojm ty albin 1 albin e ka ba nana 1 albin e ka kosova pos thaqin rrezo ndaq banu me kta tjert ndaq mos u ba veq me thaqin jo .

  • O seb i vogel leje kosoven te ec perpara se nuk ka kosova kellqe te bej zgjedhje nje here ne tre muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *