SHËNIM: A mund të imagjinohet ndryshe ky vend?!

anazapta

Ne nuk mund të imagjinojmë që politikanët tanë të ishin engjëj; që në shtet të kishte të pakorruptuar, që Shqipëri çdo punë të bëhej me moralin, inteligjencën dhe vizionin më të lartë; jo! Këto konsiderohen ëndrra në diell e në hënë bashkë, në këtë vend. Por gjithsesi,  kemi të drejtë të imagjinojmë se vija bregdetare e Durrësit, sidomos segmenti Ura e Dajlanit – Iliria, ka patur plot shanse për të mos qenë ai që ka përfunduar së qëni pas vitesh ndërtime prej të panginjurish. Tashmë që është sezon plazhi, është më therrëse ajo që ka ndodhur aty, ku ndërtimet atje ku nuk duhet, në distancën mes rrugës dhe rërës së plazhit, ja kanë hequr çdo bukuri e kuptimësi asaj pasurie të natyrës. Sheh ngado ndërtime, njërën më pak të hijshme se tjetra, ose variacione shëmtish arkitekturore ngjitaz më njëra-tjetrën, ndërsa detin duhet ta gjesh me të pyetur, se atë gjëkundi nuk e sheh. Deti nuk është vetëm për ato që lahen, por dhe për ato që tresin vështrimin aty. Këta të dytët, nuk kanë vend në Durrës.

Le ta imagjinojmë pra se Durrësi mund të ishte farë mirë ndryshe.

Do kishte ndoshta probleme dhe abuzime në planimetri urbane, do kishte tolerime në lejimin e ndërtimeve me stil të shëmtuar arkitektonik, por jo që të ndërtohej aty ku fare mirë të ishin ato hapësira të gjelbërta ekzistuese, me parqe, terrene argëtuese, ambjente shplodhëse e det për të gjithë, për t`u larë e për t`u parë. Drama e këtij vendi, sidomos në tranzicion, është se imagjinatën mund të përdorësh, por asesi për gjëra të bukura. Ndërsa për të shëmtuarën dhe skandalozen, ajo mund të jetë gjithnjë shpërthyese!/ E.H.

ok

 

Share This Article
7 Comments
  • E mo se maloket banojne neper to….te tjeret kane ikur neper bote!
    Ndonjehere kthehen ketu per te mbledhur ndonje leke…e per te dhier….
    Shyqyr qe Kosova nuk ka dalje ne det…!

  • KETO 22 VJET DEMOKRACI NUK JANE BERE PUNE TE MIRA POR JANE PASURUAR POLITIKANE DHE MIQTE E TYRE QE JANE 5% SEPSE NGRITEN NJE ADMINISTRATE MILITANTE TE PAAFTE DHE ME DIPLOMA FALLSO ..

  • Ky bregdet do te rregullohet vetem atehere kur shoqeria dhe shteti shqipetar do te fillojne ndertimin e dallgethyeseve deri ne 500 metra ne brendesi te detit duke filuar nga plazhet e Durresit e me tej ,Keshtu do te rritet zona e reres ne breg , Do te kete vende per parkinin e varkave e motobarkave te vogla familiare e te peshkimit, do te rritet numeri i frekuentueseve gjate muajeve te veres e te dimrit per plazh e peshkim.Thellesia e deti tderi ne 100 metra nga bregu shkon deri ne 1 meter. Shikoni sa toke i ka marre Japonia detit rreth ishujeve te saj nga keto lloj punimesh,

    • Ama ,Japonia, thote.Po ata qe kane hedhur gure e beton per lokale e hotele nuk duhen mare shembull?!

  • Sali Berisha qeni i zgjebosur nga Krimi e korrupsioni ka pergjegjesi kryesore per kete masaker urbani…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *