Një makineri shumë e veçantë është vendosur në një nga rrugët e Stambollit në Turqi. Riciklimi i shisheve të plastikës, shndërrohet në mënyrë magjike, në ushqim për qentë e rrugës. Mjafton menjëherë pas zbrazjes së shishes, që ajo të hidhet në të çarën e shënjuar. Si me magji në anën tjetër të makinerisë shfaqet një porcion ushqimi për qentë.
Kjo mënyrë kaq origjinale shpresohet të zgjidhë problemin e qenëve të rrugës, mjaft i përhapur në Stamboll kohët e fundit. Funksionimi i kësaj makinerie do të ndihmojë gjithashtu edhe përmirësimin e jetesës, duke qenë se do të ulë nivelin e ndotjes në këtë qytet.
