E nderuar DITA. Në zgjedhjet e 2005-s qeveritarët e sotëm erdhën në pushtet me kartën e antikorrupsionit. Tashmë është e qartë që mbas 8 vjetësh kjo mbeti “letër” se praktikisht nuk u bë asgjë, përkundrazi, korrupsioni tashmë është kthyer në sistem duke i kapur të gjitha fushat: drejtësi, arsim, mjekësi etj. Nuk u pa asnjëherë këto vite ndonjë shenjë vullneti për ta luftuar atë. Baza ekonomike e kapitalizmit është tregu i lirë dhe armiku i tij, monopolet. Mirëpo në këto vite monopolet jo vetëm që nuk u luftuan, por ato u forcuan edhe më shumë. Papunësinë e luftuan duke punësuar militantët e tyre, duke mos pasur si kriter aftësinë e tyre, por teserën e partisë. Pikërisht kjo çon në atë gjendje katastrofike ku financat janë në duart e disa njerëzve. Dhe dalin e thonë pastaj që do japim mikrokredi dhe rinia do të shkojë deri në 67 vjeç. (Edi Seitaj)
Dërguar me SMS në 0689073730
