Në më pak se 3 vjet, qiellgërvishtësi më i lartë në botë do të ndërtohet në Kinë. Bëhet fjalë për Kullat Phoenix, të projektuara nga një studio arkitekture britanike dhe do të jenë ta larta 1000 metra. Por, Laurie Chetëood, në krye të skundrës së projektuesve shpjegon se objektivi nuk është vetëm të kalojnë rekordin e qiellgërvishtësit më të madh në botë: “Kemi aplikuar sa më shumë ide ambientaliste që mundeshim, për të realizuar formën dhe dimensionin e kullës”. Ideja është që të përballen me problemin e ndotjes që prek gjithnjë e më shumë Kinën. Kullat në fakt duan të shënojnë rilindjen e qytetit dhe do të jenë të pajisura me sisteme teknike që do të filtrojnë ujin dhe ajrin e qytetit, do të kapin energjinë diellore dhe të erës, përveç ujit të shiut. Kullat do të jenë të pajisura edhe me kopshte ku do të kultivohen perime të shërbyera në restorante në brendësi të pallatit.

2 Comments

Keshtu premtote dhe Berisha ne kohe fushate?
Shekulli kinez? Kam nje libër me kete titull qe po e lexoj. Eshte i mahnitshëm. Keto kulla jane vetem nje nga mrekullitë. Më bën përshtypje se “…. ja u kalokan kullave te saliut në viçidol” !? More,-a e mësoi saliu kinezçen? Tung!