Naço: Lufta kundër korrupsionit do të nisë nga gjyqësori

anazapta

Lufta ndaj korrupsionit do të nisë nga sistemi gjyqësor. Kështu u shpreh në analizën e 300 ditëve të para, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.

“Lufta kundër korrupsionit do të ketë në fokusin e saj ndërgjegjësimin e opinionit publik në luftën ndaj korrupsionit gjyqësor, parandalimin e korrupsionit duke reformuar e modernizuar të gjithë sistemin e drejtësisë, dekurajimin pa kompromis të këtij fenomeni nëpërmjet zbatimit të ligjit anti-mafia duke filluar me sekuestrimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme nga gjyqtarë dhe prokurorë. Është e papranueshme që aktorë kyç të sistemit të drejtësisë me veprimet apo mosveprimet e tyre e kanë kthyer veprimtarinë e institucioneve që drejtojnë në një sagë të pafundme, në një telenovelë që çdo seri e saj na surprizon me guximin e shkeljes së ligjit, mungesën e eficiencës dhe papërgjegjshmërinë e vendimmarrjes.”

Ndërsa zëvendëskryeministri Peleshi, i pranishëm në analizën e Ministrisë së Drejtësisë, tha se mungesa e besimit që qytetari ka te drejtësia është më i madh se asnjëherë.

“Gjendja ku ndodhet sistemi i drejtësisë sot është problemi ynë më i madh. Nuk është problem i qeverisë shqiptare, por i shoqërisë shqiptare. Perceptimi i qytetarëve për performancën e sistemit të drejtësisë ka prekur fundin. Të gjitha sondazhet tregojnë një mungesë të theksuar besimi te ky sistem dhe një perceptim të tij si të kapur nga korrupsioni, klientelizmi, politizimi dhe një frymë korporative”, theksoi Peleshi.

Share This Article
2 Comments
  • Nga ta fillosh me pare o Minister ?!
    Edhe atje ku te duket se ke bere dicka e ke me keq se sa ishte , bere bashke ” specialiste” e te ”babziturit ” si ne ZRRPP Tirane – nuk duan te zbatojne as ligjin me mendimin ” kur te firmos une ”. po pres me muaj , ndoshta dhe vite. Do te mbarosh pune ? hajde prape….. ……….

    • Po presim të flisni sa me shpejt ne “kohën e tanishme” dhe jo në “të ardhmen”? Opinioni publik eshte shume i ndergjegjesuar për këtë reformë dhe pret te fillojë ajo? Tung!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *