Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto shtroi iftar për të arrestuarit e paraburgimit “Mine Peza” në Tiranë. Ai tha se janë mbi 450 të dënuar të cilët agjërojnë. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Komunitetin Musliman Shqiptare shtruan iftar për të paraburgosurit “Mine Peza“ i njohur si 302-i në Tiranë. Për rreth 60 të paraburgosur të këtij institucioni është shtruar një darkë, ku është gatuar nga vet institucioni. Kreu i burgjeve, Artur Zoto, tha se në këtë institucion është disata herë që shtrohen iftar, për t’i lehtësuar dhe ndihmuar besimtarët musliman gjatë këtij muaji të Ramazanit. Në mesin e agjëruesve është edhe 24- vjeçari Brandi Pjetri nga Puka, i arrestuar për vjedhje, por që kërkon ndihmë edhe nga zoti për të mos përsëritur gabimet.

Hallall u abefte zoti .
Pjetrin per iftar e caktoi L.S.I ja…
450 besimtare ne burg?c/far lloj Zoti besojne keta njerez