“Ginesi” i qarkut Dibër – në një mbledhje 49 vendime

anazapta

Reforma administrativo – territoriale, sado përsosmërisht që të realizohet, nuk është se do t’i kënaqë të gjithë. Shenjat e para të pakënaqësive të lidhura me interesa personale janë dhënë. Vetë ligjvënës “hedhin vickla” gjoja në mbrojtje të interesave të shtetasve, kur mirëfilli kuptohet se cilat interesa rreken të mbrojnë faktikisht.

Edhe kryetarët e njësive vendore aktuale jo se janë të kënaqur nga kjo reformë. Në numrin e madh të tyre ka syresh që e kuptojnë reformën si një gjë që duhet të ndodhë, si një fakt që nuk mund të anashkalohet, por ka dhe të tjerë, kryesisht kryetarë – senatorë, që kanë bërë tre – katër mandate në drejtimin e bashkisë/komunës, që e presin turivarur këtë proces se fundja u preken interesat thjesht personale. Një rast i tillë, i denjë për Gines, është ai i këshillit të qarkut Dibër. Ky këshill, me kryetar zotin Naim Gazidede, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka në përbërje të tij 51 anëtarë, nga të cilët 35 janë kryetarë komunash e bashkish dhe 16 të tjerë janë të zgjedhur për në këshill të qarkut nga këshillat përkatës të komunave e bashkive sipas përcaktimeve në ligj. Kemi në dorë një çantë të mbushur plot me vendimet e një mbledhjeje të këtij këshilli qarku. Nuk janë pak, por 49 vendime, marrë në një mbledhje të vetme. Në historinë e demokracisë shqiptare, por edhe evropiane, nuk besojmë se do të ketë një rast të tillë, kur në një mbledhje të zgjedhurish numërohen si kokrra arrash 49 vendime. Seriali i këtyre vendimeve, të marra në një mbledhje të vetme, fillon me vendimin numër 1 “Për miratimin e mbylljes së buxhetit të vitit 2013” dhe mbyllet me vendimin nr.49 “Për transferim fondesh prej 475 000 lekë komunës Rukaj”.

Ja dhe lista maratonë e vendimeve:

1. Miratimi i realizimit të buxhetit të këshillit të qarkut Dibër për vitin 2013.

2. Miratimi i buxhetit të këshillit të qarkut Dibër për vitin 2014.

3. Miratimi i strukturës dhe nivelit të pagave të administratës së këshillit të qarkut Dibër.

4. Miratimi i buxhetit të Drejtorisë Rajonale të Rrugëve Rurale.

5. Miratimi i strukturës së Drejtorisë Rajonale të Rrugëve Rurale.

6. Për plotësim të vendeve vakant në kryesinë e këshillit të qarkut.

7. Miratimin e fundit 120 000 lekë të reja për telefonin e kryetarit.

8. Për masën e shpërblimit të anëtarëve të këshillit të qarkut.

9. Për kontributin e komunave e bashkive në këshillin e qarkut.

10. Miratimi i linjave të transportit për mësues e nxënës të DAR Dibër.

11. Miratim i financimit të shoqatës së të verbërve Dibër, Mat, Bulqizë me 150 000 lekë.

12. Miratimi i masës së kontributit për Asamblenë Rajonale të KE (AER) me 500 000 lekë.

13. Për miratimin e planit të menaxhimit të mbetjeve për vitin 2014.

14. Për financimin e Fondit Shqiptar të rritjes së kapaciteteve lokale (ALCDF) 625 euro për projekt mjedisi.

15. Për financimin e Fondit Shqiptar të rritjes së apaciteteve lokale (ALCDF) 500 euro për projekt turizmi.

16. Miratim transferimi fondi të mbetur 198 800 lekë për UNICEF.

17. Për financimin e Fondit Shqiptar të rritjes së kapaciteteve lokale (ALCDF) 1000 euro për projekt energjie.

18. Për miratimin e fondit për shoqatën e këshillave të qarqeve në shumën 250 000 lekë.

19. Për miratimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë.

20. Për tarifat e shërbimit që afron drejtoria e urbanistikës ligjore të qarkut.

21. Për tarifat e aplikimit në drejtorinë e urbanistikës ligjore të qarkut.

22. Për miratimin e kalimit në pronësi të pasurive të paluajtshme (personi konkret).

23. Për miratimin e kalimit në pronësi të pasurive të paluajtshme (personi konkret).

24. Për miratimin e kalimit në pronësi të pasurive të paluajtshme (personi konkret).

25. Për miratimin e kalimit në pronësi të pasurive të paluajtshme (personi konkret).

26. Për pension të posaçëm Bajram Nuredin Xhepës.

27. Propozim Presidentit për shpallje dëshmor të Rahman Sali Pupla.

28. Për transferim fondesh prej 706 792 lekë komunës Trebisht.

29. Për transferim fondesh prej 701 514 lekë komunës Kala e Dodës për pagim TVSH-je për ujësjellës.

30. Për transferim fondesh prej 200 000 lekë komunës Fushë Çidhën.

31. Për transferim fondesh prej 700 000 lekë komunës Gurrë.

32. Për transferim fondesh prej 480 000 lekë komunës Xibër.

33. Për transferim fondesh prej 600 000 lekë komunës Derjan.

34. Për transferim fondesh prej 480 000 lekë komunës Lis.

35. Për transferim fondesh prej 2 500 000 lekë komunës Arras.

36. Për transferim fondesh prej 2 500 000 lekë komunës Kastriot.

37. Për transferim fondesh prej 2 500 000 lekë komunës Fushë Çidhën.

38. Për transferim fondesh prej 200 000 lekë komunës Zall Reç.

39. Për nxjerrje jashtë përdorimi të automjetit.

40. Për transferim fondesh prej 5 900 000 lekë komunës Tomin.

41. Për transferim fondesh prej 3 211 827 lekë bashkisë Burrel.

42. Për miratimin e limitit mujor 1000 litra karburant në muaj, 500 kryetari, 500 administrata.

43. Për transferim fondesh prej 2 363 997 lekë komunës Zall Dardhë.

44. Miratim fondi blerje 2 automjete për qarkun 4 000 000 lekë dhe 2 kompjutera 400 000 lekë.

45. Për transferim fondesh prej 300 000 lekë bashkisë Peshkopi për të paguar një roje objekti.

46. Për transferim fondesh prej 1 332 570 lekë komunës Baz.

47. Për transferim fondesh prej 1 000 000 lekë komunës Suç.

48. Për transferim fondesh prej 2 000 000 lekë komunës Ulëz.

49. Për transferim fondesh prej 475 000 lekë komunës Rukaj.
Një listë e stërzgjatur vendimesh që vetëm t’i numërosh kërkon një kohë të caktuar le më t’i lexosh në këshill, t’i diskutosh e të marrësh vendim për secilin prej tyre. Thjesht vetëm për rutinën lexim (pa diskutim), pyetjet rutinë të drejtuesit: Sa vetë janë dakord? Kundra? Abstenim? Miratohet, duan të paktën 100 minuta kohë duke llogaritur minimumin e minimumeve 2 minuta për secilin vendim. Po diskutimi, analiza, kundërshtimi, plotësimi?!!! Si mund të bësh miratimin e realizimit të buxhetit të vitit të kaluar e të miratosh buxhetin, strukturën, pagat për një tjetër vit, shoqëruar me 47 vendime të tjera, brenda një, dy apo tre orësh mbledhje, këtë e dinë ata që e kanë realizuar.

Share This Article
8 Comments
  • Vellai i Naim Gazidedes( Bashkimi paste rahmet) dogji Shqiperine, kurse ky kryetari i shkarkuar i PD , por i mbetur kryetar qarku do ta shkaterroje ekonomikisht.

  • Me fshatarin e trashe dhe primitiv Gazidede (jo ate te SHIKUT) sigurisht qe do ndodhin keto rekorde. Hajdutet e katundit nuk ngopen. Sidomos tani qe reforma teritoriale i flak ne rruget e katundit per te mbledhur bajga. Ne ha.. vafshin idiotet qe e shkerten kete vend.

  • PD e Dibres eshte kthyer ne nje thes te shpuar ku secili po nxjerr bemat e te tjereve. Te percare si asnjehere ne keto zgjedhje partiake ku fitoi Kaleci i Lulit kunder Gazidedes se te gjitheve Berishes , Jozit , Jeminit , Nastradinit , lekut e byrekut, po i nxjerrin syte njeri – tjetrit. Pala fituese ne zgjedhje partiake akuzon humbesit per vjedhes e mashtrues, shkaterues te qytetit me ndertime e abuzime , ndersa pala humbese akuzon fituesin se e ka kthyer qytetin ne germadhe duke ndertuar mjedise tregtare brenda oborreve te shkollave. Te rrojme e shikojme , po hane njeri – tjetrin . Se mos eshte hera e pare?!!!

  • Paska nxjerre makinen jashte perdorimit Gazidede, per te blere dy te tjera!!! Pyeteni a e ka shitur makinen dhe a eshte rrahur me ish – shoferin e tij per ate makine (qe po e nxirrka jashte perdorimit) . A ka struktura te krimit ekonomik Dibra apo jo?! Kaq e veshtire qenka te gjejne se kujt i eshte shitur makina e qarkut qe me letra e nxjerrin jashte perdorimit?! Si guxojne te vene firma komisionet?! E kane ne gen keta te PD , nxirr makina “jashte perdorimit ” e blej te reja , njelloj si kryetari i bashkise Peshkopi qe nja kater makina ” i ka nxjerre jashte perdorimit ” e ne fakt janw shperndare ne qytet e fshat.
    PO keta demek socialistet qe qenkan ne qark a kane goje te flasin apo ua kane zene gojen me ndonje kocke?! Eh, socialistet e Dibres gjithnje kocka kane ngrene.

  • Mbani gajlen e PD-se o miq! Ata jane te gjithe ne pune. Shikoni Prefekturen e LSI-se dhe gjithe institucionet e qeverise, kudo PD-iste. Thone qe me tre mije euro e me premtimin se do te votojne LSI-ne mbajne vendin e punes. Ku ka za nuk asht pa gja. Thenia ” Zgjedhjet i ka fituar PS-ja , por kudo qeveris PD-ja” eshte me se reale. Socialistet kane ngrene edhe kocka , por dhe tule mor Adil djali , dine ta dredhin. Dje i mbante PD-ja sot ka radhen PS-ja e LSI- ja te mbajne ata te PD-se. Socialistet e papune le te masin bulevardin . Tung.

  • Per qarkun e Dibres ka bere kontroll dhe KLSH e Berishes , por materiali i kontrollit u zhduk. Sa per Gazideden e qarkut duhet qartesuar se nuk e lane te kandidonte, pasi po te kishte kandiduar do te fitonte si perhere. Ai e mban veten per trim. Ndaj po te kete prapanice le te nxjerre letrat qe i ka lebe vellai e qe nxijne Berishen. Populli i di te gjitha. Sa per ato vendimet bashkohem me mendimin e dhene per keshilltaret socialiste. Mos prese njeri qe ata te flasin. Po si mund te flasin ata kur ne votimin e pare per zgjedhjen e kryetarit ia kane dhene te gjithe voten Gazidedes dhe pas mbledhjes kane tundur shamine ne valle , e para kryetarja e bashkise Burrel , Adelina. Pra Gazidede nuk eshte i zgjedhuri i PD-se , por dhe i PS-se pasi e kane votuar. Cdo popull meriton qeverisjen qe ka , ndaj le ta gezojne.

  • Si lexues i ketyre vendimeve dhe adhurues i Kaziut te Dedes, atij ish-gjeneralit famemadh te sulltan Vukadollit te shpelles, qe rikthente kaloresine e mesjetes, mbante spaletat e kashtes dhe vendosi menjehere rregullin e qetesine e nenetedhjete e shtates duke rizgjedhur president shembelltyren me te sukseshme te rrumpalles qe mbante emrin e Salibegrames.Kam shume deshire te shtohet edhe vendimi nr.50 ku te thuhet se keshtu do te qeverisim deri sa te vdesim nen shembullin e idhullit tone te madherishem, sulltan- Kalif-Haxhi-Salibegramberes,qe eshte shenjteruar para Don Kishotit ne Perrenjas, qe eshte vrasesi, hajduti, shpifesi dhe genjeshtari yne me i ndershmi, i perhershem ,qe na prine me medjen e shpirtin e zgafelles.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *