Kush po luan kumar?

Bledar Lumani

Nga Habjon HASANI

Si sot java, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, autorizoi dorëzimin në prokurori të një materiali kallëzues ndaj dy punonjësve të tij. Auditi i Bankës gjeti përgjegjës punonjësin Ardian Bitraj për mungesën e disa qindra milionë lekëve në Magazinën e Vlerës në Linzë. Janë qindra miliona lekë të avulluara pa gjurmë. Bitraj u arrestua menjëherë, bashkë me të dhe kolegia e tij Mimoza Bruzia. Bitraj u mor në pyetje, pranoi se ishte strumbullari i kësaj pune, implikoi dhe kolegen e vetë dhe kur u pyet se ku i kishte paratë e vjedhura, ai dha një përgjigje që vetëm tek lekët nuk të çonte: “I kam lënë në kumar. Jam kumarxhi, loz shumë loto”, – u tha Bitraj hetuesve. Më pas skandali mori dhenë, kur Banka bëri një njoftim zyrtar tre rreshta e gjysmë për këtë ngjarje. Në këto 7 ditë ku skandali është shpallur publikisht duket se ka disa anomali që ngrenë pikëpyetje, kryesisht në dy linja:

1. Menaxhimin publik të këtij skandali

2. Dritëhijet mbi cilësinë e hetimeve

Menaxhimi i jehonës – Ajo çka bie menjëherë në sy është qëndrimi i Guvernatorit të Bankës, zotit Fullani. Ai nuk është prononcuar fare publikisht për këtë çështje, në institucionin që ai drejton është konsumuar një nga vjedhjet më tronditëse të dëgjuara ndonjëherë, por z.Fullani nuk ka denjuar të dalë në një konferencë për shtyp për të thënë të vetën. Askush nuk i ka kërkuar të hetojë, apo të japë konkluzione përpara mediave, por në vigjiljen e një skandali të rëndë, shqiptarët duhet të dinë nga Guvernatori i Bankës nëse paratë në këtë moment janë të sigurta. Duhet të dinë nëse ka një hulumtim administrativ nga ana e Bankës për sektorët dhe drejtoritë që nuk kanë funksionuar dhe që i hapën rrugë skandalit dhe vjedhjes. Përgjegjësia penale është njëra anë, e atij që vjedh, por ekziston dhe përgjegjësia administrative. Për shembull, një roje parkingu kur e zë gjumi dhe i vjedhin makinat, nuk mund ta akuzosh si hajdut, por dhe në punë nuk mund ta mbash më si roje, apo jo?

Sot mbushet një javë nga skandali, por askush nuk di, nëse në Bankën e Shqipërisë ka pasur ndonjë hulumtim procedurial dhe administrativ mbi këtë skandal. E vetmja shenjë reaguese e ardhur nga Fullani, ishte një prononcim i tërthortë që ai ka dhënë për “Vizion Plus” tre ditë më parë. Në një komunikim telefonik, zoti Fullani u shpjegoi shkurtimisht kolegëve të “V+” se përse ai nuk mund të fliste për këtë çështje.

“Unë s’mund të flas, çështja është sekret shtetëror”, – citohet të ketë thënë Guvernatori. Nëse Guvernatorin e kanë cituar në mënyrë korrekte, atëherë del e qartë se Fullani ka mashtruar arbitrarisht shqiptarët, në të vetmin prononcim që ka bërë pas skandalit. Ka dy arsye që e vërtetojnë mashtrimin. Kleçka qëndron tek fjala“shtetëror”. Nëse ngjarja klasifikohet si e tillë, atëherë Fullani e ka vërtetë të ndaluar të flasë qoftë dhe një gërmë për të. Mirëpo, nëse do ishte vërtetë sekret shtetëror, me sa mend Banka e Shqipërisë njoftoi vetë e para ngjarjen për publikun(ai njoftimi me tre rreshta e gjysmë)?(!)

Nga ana tjetër, DITA kërkoi informacion zyrtar dje pranë Prokurorisë së Përgjithshme, mbi statusin e këtij hetimi. Një zyrtar i lartë i organit të akuzës konfirmoi se: “Çështja ka statusin normal të sekretit hetimor. Nuk ka asnjë klasifikim si sekret shtetëror. E konfirmojmë këtë”, – u shpreh zyrtari. Në këto kushte del e qartë se ose Guvernatori nuk di akoma statusin hetimor të grabitjes më të fortë të ndodhur ndonjëherë në Bankën që drejton, ose Guvernatori me qëllim sugjestionon median dhe publikun duke u hequr sikur “se zë gjumi për sekretet e shtetit”. Në të dyja rastet, qoftë nga padituria qoftë nga keqdashja, zoti Fullani ka mashtruar median dhe opinionin publik, duke përdorur artificën e rreme të “sekretit shtetëror” dhe ka shmangur ballafaqimin me opinionin publik.

Një tjetër aspekt interesant në jehonën publike të kësaj çështje lidhet me të arrestuarin Ardian Bitraj. Fama e tij si kumarxhi i thekur, gati sa nuk po merr përmasat e famës së Robert De Niros në filmin “Casino”. Të gjithë flasin se si ky tipi i kishte bërë rrush e kumbulla lekët në kazino dhe pika bastesh sportive. Dhe ku bazohet e gjithë thashethemnaja? Tek një deklarim, që vetë Bitraj ka bërë(!). Pra lekët nuk duken kurrkund, por ca fjalë të thëna nga Bitraj ama bindën shumëkënd që lekët ishin atje ku Bitraj thoshte, në eter. Për 4 ditë me radhë huqi i kumarxhiut u bë objekt i thuajse të gjitha raportimeve dhe vëmendjes mediatike. Duket si punë me leverdi, nëse troket tek Banka apo tek Fullani dhe u kërkon detaje mbi mënyrën si funksionon rregullorja për magazinën ku ndodhi grabitja, të përplasin në surrat: “Sekretin Shtetëror”. Por nëse shkon në ndonjë pikë bastesh dhe pyet për Bitrajn, ke shanse të gjesh ndonjë bastexhi tjetër që të rrëfen se si e kujton Ardian Bitrajn të ulur në një cep, ashtu vetëm fillikat, si gjynahqar, në njërën dorë kafenë dhe skedinën në dorën tjetër.

Por duket se ky sporti popullor me huqin prej kumarxhiu të Bitrajt ka funksionuar për mrekulli. Për shembull, ka funksionuar për Fullanin, i cili me siguri është më komod kur i sheh gazetarët duke bredhur nëpër pika bastesh për të hetuar veset e Bitrajt, se sa po t’i ketë te dera e zyrës së vetë këta gazetarë. Por mund të ketë funksionuar edhe për të tjerë, asnjë politikan, apo zyrtar me peshë në këtë vend nuk ka thënë as një fjalë për këtë skandal të pazakontë. Ne ende nuk e dimë çfarë mendon Ministri i Financave për këtë që ka ndodhur. Nuk e dimë çfarë mendon Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat. Nuk e dimë çfarë mendon opozita. Duket sikur askush nuk e vë më në dyshim fjalën e Ardian Bitrajt se lekët i ka vjedhur vetë dhe më pas i ka lënë në kumar.

Dritëhijet e hetimeve – Përtej zig-zageve dhe pikëpyetjeve që ngre jehona publike e skandalit, çështja ndodhet dhe në një hulli institucionale, prokuroria po heton. Por të dhënat e deritanishme të ardhura nga hetimi, sjellin shpesh të informacione kontradiktore. Ajo që me siguri dihet deri më tani, është fakti se janë arrestuar dy persona, dihet se një prej tyre ka thënë që ka vjedhur një sasi prej 600 milionë lekësh, se truku që kishte gjetur ishte futja e librave në arka pasi nxirrte lekët dhe se kishte nja 4 vite të mira që e bënte këtë punë.

Në këtë moment, askush, nuk ka një ide mbi shifrën e saktë të vjedhur. Aktualisht Banka e Shqipërisë po bën një audit tërësor të ‘Magazinës së Vlerës” për të gjetur ekzaktësisht shifrën e pareve të vjedhura. Lart e poshtë dëgjon se “janë shumë më tepër se 6 milionë dollarë”, por prokuroria thotë se e pret ditën e martë raportin final të Audituesve të Bankës. Nga organi i akuzës dje u konfirmua se edhe përllogaritja e dëmit i ishte lënë ekipit Auditues të Bankës. Kjo duket shumë e çuditshme. Për cilindo që njeh rregulloren e Bankës, bëhet e qartë se pas ekipit të Inspektimit të Bankës, përgjegjës për situatën e krijuar është direkt Auditi i Bankës. Por ky Audit, që si rregull, duhej të ishte “i dyshuar dhe vetë” është duke kopsitur letrat e abuzimeve të Bitrajt. Këtë kontradiktë i’a paraqitëm dje në rrugë zyrtare dhe zyrtarëve të Prokurorisë së Përgjithshme, këta të fundit nga ana e tyre u shprehën:

“Derisa ishte Auditi ai që solli materialin e kallëzimit fillestar, në këto momente nuk ka arsye të dyshojmë mbi Auditin dhe po presim ekspertizën e tyre. Pasi ta shohim këtë ekspertizë, natyrisht që mund të angazhojmë dhe ekspertë privatë nëse mendojmë se ka diçka që nuk shkon”, -tha dje për DITA një zyrtar i lartë i organit të akuzës.

Madje zyrtari konfirmoi se prokurorët dhe hetuesit e këtij institucioni as nuk kishin shkelur në këto magazina ku ishte konsumuar grabitja pasi i është lënë Auditit të Bankës të përfundojë komplet procedurën e vlerësimit të dëmit.
Pra të njëjtit Audit që i kishte kaluar nën hundë për 4 vite(sipas Bitrajt) vjedhja e arkave me lekë, po i besohet dhe zbardhja e vjedhjes. (?!)
Duket sikur dhe Auditi i Bankës ka kredenciale të forta, njësoj si me Bitrajn edhe Auditin e besojnë për çka thotë. Ndihet një nuancë e theksuar besimi reciprok në të gjithë këtë histori.

E megjithatë hetimi është në fillesat e veta. Mungojnë ende të dhëna dhe parametra teknikë të domosdoshëm për të vlerësuar më pas ngjarjen në tërësinë e saj. Ende nuk dihet në ç’raport ishin mes tyre arkat me prerjet e gatshme për tu hedhur në treg dhe arkat e mbushura me lekët e vjetëruar të dedikuar për asgjësim. Nuk dihet se cila është perioda qarkulluese dhe sasia e “prerjeve të gatshme” të hedhura në treg në katër vitet e fundit apo dhe më gjerë. Nuk dihet as perioda qarkulluese dhe sasia e lekëve të akumuluara për asgjësim.

Ndonëse ende me shumë të panjohura teknike, bëhet e qartë se alibia e “librave” të futur në arka pjell një problem logjik. Ajo magazinë nuk ishte një binxë, as një arkivë. Ajo ishte një magazinë ku arkat si rregull qarkullonin, herë pas here Bankës i duhej të hidhte prerje të gatshme në treg, ndaj dhe arkat duhej të zbrazeshin që më pas lekët të hidheshin në treg. Ky ishte dhe funksioni i tyre apo jo?  Ndaj dhe në kushtet kur nga Bitraj kemi ‘mësuar’ se për 4 vite me radhë ai ka futur libra në arka dhe ka tërhequr lekët, problemi që shtrohet është: 

Po 4 vite me radhë kush ka hedhur në treg libra në vend të lekut?

Sepse nëse Banka ka kryer operacione për hedhjen e lekëve në treg, me siguri që do shkonte tek arkat, do kërkonte lekët dhe do gjente librat.

Për 4 vite ose Banka nuk ka ndërhyrë në treg duke mos injektuar lekë në sasi që justifikonin qarkulimin e Magazinës, ose… në Bankë dikush kishte marrë përsipër të mbulonte nga jashtë Magazinës trukun që bënte Bitraj brenda në Magazinë.

Dikush që kishte ‘aftësi alkimike’ . Dikush që kishte mundësinë dhe forcën që arkat me libra t’i paraqiste si arka me lekë dhe më pas të manipulonte dhe kopsiste letrat sikur këto lekë(libra) ishin hedhur vërtetë në treg.

Ky po që do ishte një kumarxhi i rëndë.

 

 

*******

 

Nën hetim i besuari i Fullanit, tashmë kërkohet “koka” e Guvernatorit

Drejtorit i Thesarit të Shtetit, Dorian Çollaku, është marrë nën hetim për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë.

Ai dyshohet se ka bashkëpunuar me dy të akuzuarit, Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruza në vjedhjen e 6 miliard lekëve.

Mësohet se Çollaku ka qenë i besuari i guvernatorit, Ardian Fullani.

Ai është emëruar në këtë post nga Fullani në 2011-n dhe kishte si detyrë kryesore verifikimin e parave stok që do të asgjesoheshin.

Përgjegjësia e Fullanit në këtë vjedhje duket se do të ketë pasoja edhe për këtë të fundit.

Ish-deputetët dhe ekonomistët Arben Malaj dhe Selami Xhepa, kërkojnë që Kuvendi të hetojë Fullanin.

“Duhet bërë një hetim i plotë dhe i thellë për ngjarjen”, thotë Malaj për “Mapo”.

Selami Xhepa thotë nga ana tjetër se përgjegjësia është e drejtuesve më të lartë të Bankës, duke përfshirë edhe guvernatorin Fullani.

Më parë, edhe deputeti Erion Braçe ka kërkuar që Fullani të mos i shpëtojë përgjegjësisë.

Pas abuzimeve të shumta me Bankën e Shqipërisë, duket se ka ardhur ora edhe për Ardian Fullanin./b.l

Share This Article
29 Comments
  • ne ate institucion duhet bere reforme rrenjesore, ky kok derri do futur ne burg, politikia mos te bej bla bla kot per rilindje !

  • Ky drejtor banke minimale do te ishte te jepte doreheqjen,sic ndodh ne gjithe boten e qyteteruar.Ne Shqiperi vetem nje minister e djale me kulture ka dhene doreheqje ne menyre qytetare ,si Sokol Nako.Te tjeret jane nga Albanistani ne kete drejtim

  • jane te besuarie e babite pra te gjithe bijete e serbise qe nen mbikqyrjene amerikane kane bere vjedhjene de parate i kane bosate ameriane keshtu qe dhe ketyrve do ja ruaje ky shtete si gjithe te tjerve se eshte i madhi ne krye te pisllikute hahahahahahahahahah loja fillone nga e para dhe me e rezikshmepo prite se skeni pare gje ju shqiptare ne serbete do jetojme kurse ju do skllaveroheni me shume se ne kemi amerikene ju skeni gje o shqipatre rofe baba sala me bijete e tije gita gita gita hahahahahha dhe pake vjene radha ime

  • Ne marrim vesh vetem 1 % te gjemave te ketij vendi. 99 % mbulohet mire dhe zhduken gjurmet. Edhe per ato pak gjera qe mund te rrjedhin dhe t’i mesojne njerezit, heshtet. Sepse njerezit kane frike. http://www.prenom777.wordpress.com Gjithcka ka nje arsye, asgje nuk ndodh vetiu.
    “Faktet nuk pushojne se egzistuari, sepse ato injorohen”- ka thene dikur nje burre i zgjuar!

  • VJEDHJA E BANKES TE SHTETIT ESHTE VJEDHJE E SHEKULLIT .KRAHAS PROKURORISE TE BEHET HETIM PARLAMENTAR ,POR SHOQERIA CIVILE DHE MEDIA TE INVESTIGOJNE SEPSE ESHTE VJEDHJA E TRETE ,E PARA VJEDHJA E FLORIRIT NGA MBRETI ZOG ME VLERE 6 MILION EURO ME KURSIN E ATEHERESHEM ,PASTAJ VJEDHJA E FLORIRIT NE DEMOKRACI KU BERISHA NUK E ZBARDHI KETE VJEDHJE SKANDALOZE..

  • kaq do te mjaftonte qe nese fullani nuk do te jepte dorehqjen vullnetarisht, cka eshte standard ne cdo vend normal, qe kryeministri permes mekanizmave ligjore te procedoje per shkarkimin e fullanit. Zoti kryeminister ato leke nuk jane te fullanit por te atyre miliona shqiptareve qe te besuan voten nje vit me pare. Vepro sa me shpejt dhe jep mesazhin e duhur se zgjedhjet lokale jane tek dera. Turp te gjitha partive, qe na cajne koken cdo dite me dalje fallco ne konferenca shtypi saqe jane bere te neveritshem, dhe qe nuk e ka ngritur asnjera shqetesimin qytetar per kete megaskandal …. parti legenash dhe mallkuar qofshin te gjithe ata qe vazhdojne t’u japin voten qofshin socialiste demokrate hajdute lsi-ste, bomiriste, medi hajduti krimineli, com shpetimi e deri tek kreshua…

  • Z.Rama,mere ne dore situaten,o sot o kurre me.Duhet çrrenjosur sa me pare kupola SALIMILLOSHEVIÇJANE,i cili ka kapur drejtesine dhe,per FULLANIN nuk po thot asnje fjale.Populli po ju vezhgon,boll mè me urtesi,derri do huuuuuuu?????

  • perse nuk flet lulushi dhe sai bytha per banken apo jane pjese e shurranit qe ka qene nje nga studentet me te dobet ne shkolle dhe u be guvernator

  • A do ta lerojne Fullanin nga pergjegjsia penale me nje foto te tille me k/ ministrin? A eshte rast i njejte me Gjiken e vlores apo me rrezikshem?? Presim kohen per gjykimin e cilit do kriminel qe fshehet pas xhaketave te pushtetareve.

  • Dikur po te vidhje mbi nje milion leke shkoje ne plumb ! Tash vidhen miliarda dhe hajdutet
    si Fullani e Co. as qe e cajne bythen fare ! O tempora , o mores!! Quo vadis ?

  • Po Full-Ani si do justifikohet valle per keto hajna qe na paska strehue ne banke? Ta shofim a do ihuje ndoj gjemb ne kambet e tij te trasha? Veshtire se ky phlivan asht miku i te gjitheve!!

    • Po te hidhet dhe te daravisi LLallen shpeton,ndryshe e hengri!…Sigurisht qe do t’i duhet te paguaje dhe disa kolege gjyqtare te gruas,por ketu zakonisht behet edhe me shkembim.

  • Fullani eshte i pafajshem dhe do te dali i tille , nuk eshte budalla i ka lyer te gjithe me rradhe…pastaj burri e mer vesh i fundit kur e tradheton gruaja…e ku ta dinte Fullani se çfare behet ne banke, ai ka pune te tjera….Ky eshte vetem fillimi , prisni sa gjera te bukura do te dalin te tjera se te gjithe e kane futur doren ne gropen e “mutit” dhe thone nuk bie ere dora ime…korupsioni dhe antikorupsioni hajne e pijne e vjedhin bashke prej kohesh …

  • Z.Edi Rama meqe na del per carllikun me tr vogel e te parendesishem ne twitter e ne te tilla budalleqe, mund te na thuash se cfare mendimi ke per kete ceshtje?
    Apo ngaqe ish gruaja jote eshte shoqja e ngushte me gruan e fullanit dhe s’ka lezet te prishesh miqesine per 6mln€…eshte tamam nje xhest kavalieri, nje kryeminister si ty na duheshe…rriLindje

    Sapo u futa ne facebook te Sali milloshevic berishes dhe te Lul pakellqe bashes: asnje koment per kete pike…

    Ilir Meta: asnje koment…

    Edi Rama mendon se i perket nje lloj grupi cifutesh qe kontrollojne boten dhe po iu afron atyre ne nje pjate argjendi dhe ne menyre te perseritur burime te shumta ne shqiperi. Mund edhe ta pyesni ju o pseudogazetare te leshit qe beni pune bythe se c’pune bejne dy cifutet ne banken qendrore…

    SRB dhe Luki Vocerr mbrojne te tjera interesa jo shqiptare, vjedhja ne banke shkon ne te njetin interes per te cilin keta punojne, per me teper nuk mund te kerkojr koken e fullQenit sepse ai eshte deshmitar i shume gjemave te Saliut. Ndersa Luli eshte thjesht si liza ne boten e Cudurave ne kete histori…

    Iliri ka dhe precedente te meparshem ne vjedhje thesari te ngelura enigmatike dhe gjithashtu ne vrasje deshmitaresh gjate procesit te kamufluara ne kancer…Ilir Meta ka komandyar nje pjese te mire te vrasjeve politike keto 15 vjet…

    Mund edhe te pyesni Roberto Savianon per mundesite e vogla qe ka shqiperia te sherohet nga ky kancer politik. eshte thuajse e pamundur.

    Me vjen turp dhe te qaj kur mendoj qe simboli i rezistences ne keto vite te jene Erjona Braçe dhe Erjon pseudoSionist Veliaj. Eshte turp per te gjithe burrat qe kane dhene jeten per kete vend eshte turp edhe per mua.

    Fatrkeqesisht saliu dhe tosi, te vetmen gje te sakte qe ndertuan, ishin themelet per te shkaterruar kete shtet…qe ka ngelur tashme si nje fshat i varfer ku e ardhmja e vetme do te jete te qepe breket e evropes…

  • Ne nje vend ku banka kombetare vidhet si fabrika vajit ne kohe te qewpes,me qese plasmasi te mbeshtjella ne trup,ka mbaru gjithcka,FMN do te nderprese borxhet per qeverine dhe Europa do te trajtoje Shqiperine si Sirine. Organizmat monetare boterore do ta braktisin Shqiperine.Ka shtete qe i kane kaluar 100 apo 200 vjet me pare keto situata,por ama kane marre masa drastike,si egzekutime me varje,me pushkatime,eleminime shteterore te grabitesve te bankave,si ka ndodher ne SH.B.A ne vitet 20-30.

  • Ne fakt keni gjetur cilit i keni marre opinion…Malajt!!?? Ai eshte specialisti i vjedhjeve tetilla.Ai ua gjeti vendin parave te vjedhura te firmave piramidale dhe si hyri gjemb ne kembe,por Fatosi na e beri edhe deputet ne vitin 1997,dhe kur theu qafen Fatosi na doli deputet i pavarur se nuk rri dote Ai pa imunitet! Kurse Selamiu i shkrete sdi gje se 6 dite te javes rri ne xhami duke u falur!! Tek kjo gazete Shqiptaret kane besim dhe duke lexuar gjepura te tilla nuk besoj se ju beson njeri. More e kuptoni se cfare ka ndodhur??? Ketu do te ishte bere nami.Do kishte ardhur asistence teknike nga Amerika,do te qe rrethuar Banka me super roje do te qe arrestuar Fullani e shejtani.Sot shtypi thoshte se Berisha me VKM ka harxhuar 98% te fondit rezerve,Fullanit i vjedhin fondin e pa prekshem ne banke dhe Ai ne pune,dhe juve na citoni Malajn e Xhepen dhe Fullanin??? Lerini more keto,por pasquroni ligjin ne fuqi cilat jane te drejtat dhe detyrat e secilit punonjes ne Banken e Shtetit,vini ne shtyp para pergjegjesise organin ligjzbatues,duke bere thirrje te hapur mases se gjere te popullit per kete skandal,se parate jane te Shqiptareve dhe nuk jane te pushtetit.

  • Riliiiiiiindjeeeeeeeeeeee….pirdh o prift ne prill ti pirdh. Ky Fullhani ka ngrene ne te gjitha krahet, ka vjedhur sa ka mundur, e shoqja ne krah te saj bam ne gjykate te lart, dhe gjemb me kembe si ka hyre. Ky derr i dhjamur, simbol i korrupsionit shqiptar duhej te ishte pushuar nga Puna qe diten e pare te Riliiiiiiiiiiiiindjeeeeeeeeeeeees. Mirepo Rama ne ate kohe e pyeste “he mire fola…” Te pakten ta shkarkojne tani qe plasi tubacioni i m…ne ate banke.

  • Pershendetje. Dorian Collaku as me shume e as me pak eshte burri mbeses se guvernatorit, nuk quhet i besuar por ( I JONI) investigoni pak me shume ose po e patet ditur thjesht ua kujtova….. Hahaha na ka marre lumi , ai vetem 1 milion ti jape Llalles per 1 vit ka per te dale. Edhe turku sna ka shkerdhyer kaq shume sa vete ne njeri tjetrin, Pisa ,kodosher ,Qener , Edepsezer, Maluketer, hahahahha o zot ku na le te jetojme Rilindje njeri , Perpara tjetri ne te semes, te pakten te na japin leke per nje vend ne sharre ose tufine se ne jetojme duke pare e degjuar bemat qe bejne keta, se vete hic………………….

  • Eh mor komentus te dashur ! Lexoj dhe me mbushet shpirti e nuk kam cte shtoj e as te heq !Sikur kta palaco qe kan ne dor leket dhe pushtetin te kishin sado pak deshiren e objektivitetin tuaj ,nuk do shkonte keshtu Shqiperia! Dham 1 milion shqiptar me vrap voten per ndryshim e akoma spo shofim e akoma cdo dit e skandale ndegjojm! Mjer Shqiperia !!!!

  • Nje foto e rralle. Shikoni dy ish basketbolliste te falimentuar, njeri i Dinamos dhe tjetri i Partizanit, dy personalitete te deshtuar por qe mbijetuan fale sherbimeve anesore te kryera, njeri Sorosit dhe tjetri Sales and kompany. Gjera qe mund te ndodhin vetem ne shqiperi. Fullani loloja e ekipit te basketbollit te partizanit, guvernator banke!!!!!!!!

  • Politikanet tone te gjithe heshtin per ngjarjet madhore e na flasim per kotesira
    Ohooooo kryeminister a keni nje me dim per kete vjedhje te pareve TONA,o minister a keni nje men dim?ôooo opozite falco,ku je ni?

  • si eshte e mundur qe sa here ehste ilir Meta ne pushtet, vidhet thesari i shtetit????? A jep njeri pergjigje per kete mesele?????????????????????????????????

  • Hani MUT qe te gjithe dhe mbylleni halene e rrini urte , popull morracak dhe i zgjebosur shqiptar ! Popull kerme dhe ngordhesire ! Popull skllav dhe injorant ! Keshtu si qente e meritoni te trajtoheni deri sa te zhdukeni !

    Pale ju rre menia edhe per shtet dhe pushtet juve !?!?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *