Shkodër, shpërdoroi detyrën, nën hetim kryetari i fshatit

anazapta

Policia e Shkodrës ka dërguar për ndjekje penale kryetarin e fshatit Ças, komuna Velipojë, pasi ka shpërdoruar detyrën. Gjergj O., 48 vjeç ishte shpallur në kërkim policor, pasi sipas policisë ka konsumuar veprat penale të “Moskallzimit te krimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Ai u shoqërua ditën e djeshme në ambientet e komisariatit të policisë së Shkodrës ku dhe u mor në pyetje. “Kryetari i fshatit Çes u la i lirë dhe do të hetohet më tej nga prokuroria për dy akuza” thanë burimet policore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *