Shkodër, sherri mes dy të rinjve, nën hetim 23-vjeçari

anazapta

Policia e Lezhës ka dërguar për ndjekje penale një 23-vjeçar pasi akuzohet se ka dhunuar një të ri. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Koplik, Shkodër, kur mes Ndricim N., dhe shtetasit me iniciale V.B, nisi një sherr për motive të dobëta. Pas fjalëve fyese të ndërsjella, 23-vjeçari ka goditur me grushte moshatarin e tij duke i shkaktuar plagë në fytyrë. I dëmtuari u transportua në Spitalin e Koplikut nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndaj të riut policia nisi procedimin penal në gjendje të lirë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *