Petro Dhima, kryetar i LSI-se Himarë, në një prononcim për gazetën ‘DITA’ flet për qëndrimin lidhur me reformën e ndarjes territoriale.
Ai nuk do që të ndryshohet ndarja aktuale, pra që Himara të bashkohet me Vranishtin.
Dhima thotë se sot do të bëjë një takim me këshilltarët e LSI-së, PD-së dhe Omonia-s
Zoti Dhima, cili është qëndrimi juaj si forcë politike për ndarjen e re territoriale?
Ne jemi për ndarjen aktuale territoriale. Pra, shtatë fshatrat e Himarës të qëndrojnë kështu siç janë.
A nuk është ky qëndrim kundër ndarjes që propozon qeveria?
Nuk e thashë këtë.
Thuhet se keni parashikuar një takim me komunitetin sot për këtë çështje. Sa e vërtetë është kjo?
Jo, nuk ka takim me komunitetin. Kemi lënë të pimë një kafe me tre këshilltarë të qarkut që përfaqësojnë Himarën. Ata janë të PD-së, LSI-së dhe Omonia-s.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme në Himarë kanë shkuar edhe dy deputetët e LSI-së, Spartak Braho dhe Petrit Vasili. Ata do të diskutojnë me banorët për ndarjen e re territoriale.

Boll bete spekulime,vertet behet politike,por per Himaren nuk ka percarje nga asnje parti shqiptare,lerini brockullat.
Vone i paska mbritur urdheri nga Athina ketij mjerani. Himara eshte Laberi qe kur malet e saj quheshin Akrokeraune. Vetem dashakeqet dhe njerezit e pa lexuar nuk e dine kete. Urojme qe i fundit injorant ne kete mersele te jete ky idjoti i LSI qe quhwet Petro Dhima.
O dashamir,bej kujdes : fjala e perbere akrokerauno eshte greqisht.Jo une nuk jam me dulen e bollanon,por nqs nuk keni njohuri te mjaftueshme historike, mos thoni fakte qe cojne ne perfundime te kunderta me ate qe deshironi te thoni.
e cdo te thuash o kalimtar, edhe vranisht, terbac e kuc jane emra sllaveee….Emertimet e 3000 viteve me pare tregojne qyteterimin e shqipetareve qe nuk ka ndryshuar emrat sic kane bere gjithe fqinjet tane…
HIMARA ESHTE SHQIPETARE DHE JO GREKE DHE TAMTAMET E DULES,VENIZELOS,BERISHES DHE TANI E METES JANE ANTIKOMBETARE DHE PERCARSE..
Or po keta Dhima apo shqip te Dhjemet te gjithe na japin mendje.