Kam nje lajm te mire qe dua ta ndaj me te gjithe ju. Kam per te thene se u fitua nje sfide e medias me tipa qe kthehen nga ta paditur ne padites te gazetareve. Jo me vone se me 18 korrik, Gjykata e Apelit ne Gjirokaster, me relator gjyqtarin me pervoje Tomor Skreli, rrezoi si te pabazuar padine engritur ndaj meje per demshperblim moral e financiar, kerkuar nga nje biznesmen ndertimi ne Sarande. Lajmi dhe ngjarja qe me mori shume kohe dhe energji duke rendur ne nje maratone seancash gjyqesore sa ne Sarande ne Gjirokaster, ishte aq i thjeshte dhe aq i vertete. Nje mbremje te marsit 2013 Saranda u trondit nga nje nje shperthim tritoli, qe ishte vene ne automjetin e biznesmenit dhe kjo ndodhi nuk mund te mos behej lajm, qe zuri vend ne te gjitha gazetat dhe ekranet lokale e kombetare. Por i demtuari, u shtir shume here me i demtuar nga lajmi, se sa nga tritoli poshte makines se tij.
Dhe nxitoi te padise jo te gjithe gazetaret, por mua, pasi eshte me idene qe une i rrotulloj ne maje te gishtave te gjitha mediat, nga Saranda ne Tirane. Dhe beri te tronditurin ne shendet, te cenuarin ne moral e te shkaterruarin ne biznes. E per kete fajesoi dhe akuzoi lajmetarin (gazetarin). duke kerkuar demshperblim moral e financiar.
Duke qene njeriu i oborrit te gjykatave, pasi jo rralle disa gjyqtare ne Sarande e kane me statusin e ekspertit per çeshtje ndertimi, ia doli qe te shpallet fitues i marrise gjyqsore ne gjykim ne shkalle te pare ne Sarande. Vendimi ishte per gjobe 150 mije leke (te reja) ndaj gazetarit. Do te duhej nje maratone e re, e mbushur me seanca ku paditesi mungon dhe e mbushur me peripeci doreheqjesh te gjyqtareve, ne gjykimin e çeshtjes ne shkalle te dyte, ne Gjirokaster. Ecejake pa fund dhe paditesi nuk vjen per aresye te mosaresyes.
U desh nje kalitje durimi dhe nje pune shume e thelluar e shume profesionale ne fushe te Gjyqësorit, qe me 18 korrik gjykimi te arrinte ne finish. Dhe fundi ishte: rrezim i padise se ngritur ndaj gazetarit. Pjese e vendimit eshte edhe detyrimi qe paditesi te ngarkohet me detryimin e shlyerjes se te gjitha shpenzimeve te gjyqit.
Gjithnje kam qene me bindjen se nuk isha une nen akuze, por e tere media, te tere koleget qe kane shkruar te njejtin lajm, per te njejten ngjarje reale dhe aspak te shpifur e aspak te tejlkaluar ne kerkesat e lajmit.
Sfida u fitua dhe e fituar eshte fjala e lire. Nuk ka dyshim, qe edhe klima e nje angazhimi teresor te faktorit politik dhe atij social ne pastrimin e gjyqesorit nga korrupsioni,duhet llogaritur ne kete fitore. Ne nje kuptim, Apeli i Gjirokastres, ka bere nje apel dhe nje model vetpastrimi.
Letër e nënshkruar
Thoma Nika, gazetar

e ti po kerkon lavdi me kete rast, ik mo burr leja ndonje gazetari tjeter ta japi lajmin per ty !
hap sytë se kështu siç i trojton e i motivon ti vendimet gjyqësore mund ta hash përsëri dhe për së vërteti: nuk ke të drejtë as zyrtarisht e as nga na etike të përgojosh një vendim gjyqi, nga kjo duket se ke nevojë vërtetë për një gjobë të mirë. Dhe ule pak stekën, mos e identifiko veten me “tërë Median apo me Fjalën e lirë”.