Ambasadori Aleksandër Arvizu, ka thënë se ka nevojë për kompromis në lidhje me reformën territoriale.
Sipas tij, duhet të dëgjohet zëri i votuesve dhe të gjithë të bëjnë kompromis.
“Duhet të merren parasysh të gjithë shqetësimet që kanë votuesit e zonave të ndryshme.
Të gjithë duhet të bëjnë kompromis, të gjithë”, tha ambasadori, teksa ishte në komunitetin Mysliman për të uruar Fiter Bajramin.
Arvizu nënvizoi faktin se qeveria ka bërë një punë të mirë me këtë reformë, ndërsa tha se kjo do të jetë një javë interesante.
Kjo, duke qenë se përveç reformës territoriale, në Kuvend pritet të votohet edhe ligji për KLD-në dhe policinë./b.l

Sa i mir je mo shejtan????
Une jam i mendimit qe Ju i nderuar e i kudo ndodhur Ambasador te behesh ndermjetes per kompromisin e paleve.Kur i ke bere te tera perse mos ta bashe edhe kete detyre.Ke dy rruge ose hap nje zyre ne Parlamentin Shqipetar(te takon) ose hap ndonje studio ne qender te Tianes,pasi ne Ambasade nuk ta lejon statusi.Me qenese i ke ndrequr te gjitha punet ndreqe edhe kete.