OKB: Rrëzimi i avionit në Ukrainë, krim lufte!

editor

Tragjedia ajrore e Malaysia Airlines MH17, i rrëzuar në kufirin ukrainas më 17 korrik, do të hetohet si krim lufte. Këto janë deklaratat e lëshuara orëve të fundit nga Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut, e  Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Navi Pillay.

Lajmi është bërë i ditur pak më parë nga Agjencia italiane e Lajmeve ANSA, sipas së cilës, në vendin ku ra MH17 janë nisur ekspertë të policisë holandeze dhe australiane. Këta të fundit pritet të kryejnë një sërë hetimesh dhe kqyrje të vendit ku ndodhi tragjedia ajrore, aksion i cili një ditë më parë, po sipas ANSA-ës ishte ndërprerë për shkak të luftimeve mes milicisë filoruse dhe forcave të Kievit.

Sipas Komisioneres së OKB-së, Navi Pillay, janë tepër shqetëuese luftimet në këtë territor, ndërkohë që ka nxitur bashkëpunimin në drejtim të zbardhjes së rënies së avionit të Malaysia Airlines.

“Shkelja e të drejtës ndërkombëtare, sipas të gjitha të dhënave, mund të krijojë premisat për krim lufte. Nevojitet një hetim i shpejtë, i kompletuar, efikas, i pavarur dhe i paanshëm!”- është shprehur komisionari Pillay.

Nga ana tjetër Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Kievit ka arritur në disa përfundime në lidhje me arsyet e rënies së MH17-tës. Sipas një postimi në Twitter, ekspertët kanë përcaktuar se, shkak i shpërthimit në ajër ka qenë një  dekompresion (çngjeshje) i avionit, si pasojë i një shpërthimi të fortë në ajër./A.V

navi pillay

 

Share This Article
3 Comments
  • Shko zgjidh problemet e Israelit me Palestinen po lere avionin ti … sa pasagjere kishte avioni jane vrere vetem femije ne 14 dite ne Gaza. Megjithate kerkojani Poroshenkos e CIA-s pse e rezuan avionin

  • Mjaft na e çate me avionin se bota ka halle te tjera , nuk i tha njeri te kalonin ne nje zone lufte , dhe kur te gjitha sherbimet e fshehta e dinin qe ne ate zone mund te haje rraketen.Jam dakort me komentuesin me siper kerkojani tjeterkujt si e rrezuan avionin

  • Tetedhjete mije femij ne gaza sot te vrare nga Izraeli me urdherin tuaj, o faqe di merda nuk eshte krim lufte ???.
    Sa here ka ndodhur ne gaza ky gjenocit o faqe di merda ????.
    Sa eshte numri i femijeve te vrar barbarisht deri ne dhunime seksuale ne vendet ku kane vene kemben pushtuese taborret e natos si ne Afganistan, Irak, Libi, Siri, etj etj ????.
    Pergjigjuni ju dhe merda organizata vostra ???.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *