Kanë thënë për… gratë
Gruaja e bukur, por e paarsyeshme, është si një stoli ari në turi të derrit
Solomon
E fejuara është një shishe me verë, gruaja një shishe e hapur vere
S. Mrozhek
Gratë dhe pëlhurat nuk duhet të shihen nën dritën e qirinjve
Proverb spanjoll
Gruaja e matur është zonjë që di se çfarë nuk duhet të dijë, edhe pse e di
Joan-Paul Belmondo
Intuita e gruas është më afër të së vërtetës, se sa siguria e burrit
R. Kipling
Gratë e bukura u duhen vetëm dashnorëve dhe piktorëve që nuk kanë imagjinatë
P. Picasso
Midis “Po”-së dhe “Jo”-së së gruas unë nuk do të guxoja të ngulja edhe gjilpërën
Servantes
“Gruaja jote është një trëndafil”, i thanë një poeti të verbër. “E kam imagjinuar nga gjembat”, ka thënë ai
Alphons Karr
Të gjitha vajzat janë të mrekullueshme, pse kur bëhen gra, dalin aq të padurueshme!?…
Proverb anglez
Gratë i fajësojmë pa arsye, nuk na dëshpërojnë ato, por ideali të cilin kemi krijuar për to
K. Bucher
Gratë janë si hija juaj; ik të ndjek, ndiqe, të ikën!…
Proverb persian
Grauan duaje si shpirtin, por shkunde si dardhën
Proverb ruse
Gruaja është kalaja që mbrohet me flamur të bardhë
Ch. Boyer
Femrat janë si dardhët, kur piqen bien vetë
M. Dolenec

“Gruaja e keqe, si morr ne musteqe”
Proverb shqiptar (Dibra)