SHËNIM: Kur nuk ke punë, mblidh lule! 

anazapta

Përvojat e shumta njerëzore, kanë treguar se për njeriun që e do punën, asgjë nuk është e pamundur, edhe kur është fjala për realitete të vështira sociale si ky i yni. Ndërsa duhet pranuar se sindromi më i rëndë social që mbizotëron në realitetin shqiptar, është prirja kolektive për “një punë në shtet”, pavaresisht nëse e bën dot dhe ke arsimin e duhur për vendin që kërkon. Në edicionin e lajmeve të një televizioni, u dha një kronikë që kishte të bënte me industrinë e bimëve medicinale, ku Shqipëria ka një pozitë mjaft të favorshme në tregjet ndërkombëtare.

Dhe punësimi kryesor aty, është që me thasë në krah, t`i ngjitesh malit nga mëngjesi në mbrëmje, thënë ndryshe, për të mbledhur lule, ku të ardhurat janë jo të pakta. Dhe kjo, ka qenë diçka e zakonshme vite më parë, kur dhe për argëtim, në periudhën e pushimeve verore, shumë fëmijë dilnin nëpër male duke mbledhur lule, pra bimë medicinale, që më shumë se ndonjë lek, i edukonte me ndjenjën e punës dhe dashurisë për natyrën.

Në gjuhën e popullit, thuhet se ‘kur nuk ke punë, luaj derën’! Për siç kanë ardhur kohët, kur nuk ke punë, bëhesh dhe hajdut apo vrasës, duke përfunduar më pas në burg. Kështu që, më mirë të thuhet se kur nuk ke punë, shko mblidh lule! Dhe ajo shprehja tjetër ‘març malet!’, nga e kategorisë mallkuese, shndërrohet në bekuese: març malet…që të mbledhësh lule! / E.H.

Share This Article
4 Comments
  • qe shqiperia te siguroj te ardhura te mira nga bimet medicinale eshte e nevojeshme ne rradhe te pare subvecionimi shteteror per shumimin e tyre,ndalimi per nje periudhe disavjecare i mbledhjes se disa bimeve qe janedrejt zhdukjes si caji i malit salepi etj dhe ngritja e kompanive jo fitimprurese per kultivimin e tyre.
    Shqiperi duhet te ngreje industrine e perpunimit dhe paketimit.Thone se sherbela jone ze 50perqind te tregut amerikan,por gjate 10 vjeteve vetem njehere kam gjetur sherebele made in albania dhe njehere recel fiku kur keto i gjen me shumice si prodhime italie,greqie e turqie.
    Lind pyetja : kur Italia eksporton ne amerike prodhime pocerie si vazo lulesh dhe tava balte pse duhet qe kavaja te ankohet per pune ?

  • Per momentin mendoj une ashtu si edhe kam pare jashte : eshte folur shume per moderrnizimin e vaditjes, ne te shkuaren kemi patur shume reyervuare e kanale vadites dhe shume projekte mbeten ne mes .
    Ujrat me shumice qe zbresin nga malet duhet ti drejtojme ne me sistem vaditje si ai i pishmi ne FUSHE E NE MAL.
    Shteti te organiyoje nepermjet organiymave rruajtjen e pemtoreve dhe parcelave me mjete moderrne qe fshataret te mos kene frike se ju vidhet .
    ASFALIA ruan edhe tokat e Grekeve me dylbi pale shtepiat e vilat e pushimit ne bregdet….
    Atehere ish fshataret tani qytetare do te rikethehen dhe do te mbjellin edhe peme edhe perime por do te futin edhe nipat e mbesat per te mbledhur LULE.
    Kur thote Donald Tramp ,se femijet e mij nuk prekin arken personale qe ai vete i ka siguruar, po veres mbledhin gure e bar te thate kundrejt pageses per shpenzimet e tyre te qejfit cfare te kerkojne femijet tane !!!!????

  • Jo ,kur nuk ke Pune kerko pse, edhe fil e kerko hak politikaneve hajdute! Mirenjohe nga gjithe populi do te kesh!

  • Jo jo,mbledhin ma shume pare ne nje dasme te ‘vip’ave tone,organizo nje band e shko ne per keto dasma:nje vath i tyre te mban gjalle nje Vjet,ose shkon vidh banken e shqiperise do jesh i sigurt se asgje nuk te ndodh!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *