SHËNIM: Në dy fytyra, cila është e vërteta?!

anazapta

Në një intervistë dhënë një të përditshmeje shqiptare, analisti kosovar Baton Haxhiu, u ka bërë nga një portret si Ramës e si Berishës, nisur nga njohja e afërt me të dy liderët. Por ndërsa tek Rama ka evidentuar disa tipare të karakterit të tij, tek Berisha, si tipar kryesor, ka potencuar të qënit kontravers, thënë ndryshe të qënit me dy fytyra: atë që i përket publikes e atë që i përket jo publikes, që sipas asaj çfarë shpreh Haxhiu, nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën.

Në atë çfarë nuk është publike, që nuk vërehet nga gjindja, Berisha është një njeri befasues, për mirë kuptohet. Sipas Haxhiut, nuk ka të dytë njeri që të flasë me as pasion mbi verërat, librat, artin, kulturën e vendet e ndryshme. Ndërsa gjuha e ballafaqimit me publikun, është krejt tjetër pra.  Edhe nëse Haxhiu nuk do e kish theksuar këtë dualitet të personalitetit të Berishës, kjo është paksa e dukshme për çdokënd që mund të meditojë pak rreth tij. Doktor i aftë dhe me nam, por shtetar  i dështuar. Familjar shembullor, por qeveritar  jo i tillë.

I pa dhënë vetë pas parasë, por shkapërderdhës e lejues flagrant korrupsioni si qeveritar. Dhe ky nuk është i vetmi rast në botë, ku tek një njeri gjenden dy a më shumë njerëz me tipare të pangjashme, madje dhe të kundërta, që në popull përkthehet si njeri me dy fytyra. Dhe derisa sa të gjendet se cila ka qenë e vërteta, dëmi është bërë. Tashmë, është më tepër interes intelektual se cili qe (por dhe cili është ende) Berisha i vërtetë, në dy versione të servirura prej tij. Për gjurmët që la në këtë Shqipëri përsa ushtroi pushtet, pak rëndësi ka./ E.H.

Share This Article
18 Comments
  • Ai nuk eshte familjar shembullor. Cili shembullor i meson femijet te jene hajdute e vrases…Familja e tij eshte familja me mafioze ne Shqiperi, ajo nuk ka asnje vlere morale e shoqerore, pra ku qendron vlera e B. si familjar shembullor. Nderkohe edhe baton Haxhiu nuk duhet besuar shume…

  • Fytyra e dyte, jo ajo e drames se Agollit, i ka bere nje dem te madh e te pariparueshem vendit. Te paren e ka per vete e s’ka c’na duhet,

  • Z.Baton,a ka ndonje njeri ne bote,te mos kete neveri per njerzit dyfytyresh.Keto tipa i gjen me bollek,ne veri (KUKES E TROPOJE). mOS u lodh te studiosh keto tipa.I pa dhene pas parase,por nqs nuk i ka neper xhepa,nuk do te thote se nuk ka.Artikulli yt,te pakten,kjo permbledhje,me vjen keq,nuk eshte gje.Nuk paska rendesi,gjurma qe ka lene sb-ja,per 23vjet?

  • Familjari shembullor nuk eshte vrases ,hajdut ordinier,njeri qe per karriken e vret perdor fjalorin me te piste ndaj miqeve e kolegeve,genjeshtar me damke,shites i interesave te vendit,njeri qe pergjon cfare behet ne krevatet e botes kur nuk di se cbehet ne krevatet brenda shtepise se tij.
    Po qe se Berisha eshte shembull per familjet shqiptare atehere shqiperia eshte per te vene kujen .

  • Cjan keto idiotizma seshte i dhene pas parase po pse sipas jush te vrasesh per pushtet do te thote se nuk je i dhene pas paras,te grabisesh pronat e te tjereve nuk je i dhene pas paras,te shesesh pronat e popullit ne shkelje te ligjit nuk je i dhene pas paras,te japesh koncesione ne kundershtim me ligjin nuk je i dhene pas paras,ju lutem mi shpjegoni keto puetje athere do filloj te mendoj se ne Shqiperi kan filluar te celin filizat e par te gazetaris.

  • Me siguri ky qe ka bere kete pershkrim duhet te jete nje nga nismetaret e “Lega Veriut” apo jo merr Ermir!Po Ju a do te beni pjese tek kjo mergate?

  • Nese ka nje njeri me te zi ne shpirt ne kete vend,ai eshte SALIMILLOSHEVIÇI i Viçidolit.Shpirtligesin e tij nuk e pershkruan dot Batoni,megjith respektin qe kemi per te ne disa pjesmarrje analizash qe ka bere ne TV shqiptare.Ky arapi ZI eshte i pashembellet per kombin,ndersa shqiperin e ka vrare,vjedhur e shitur-vetem per leke,ku per to shet dhe nderin.NQS ky njeri duhet te zihet ne goje ngandonjeri,duhet ti thuhen vetem te kqija,pasi asnje te mire nuk ka.Per karrjere,ai vrau Azemin.Qe ketu filloi pikjada e tije,pasi ndonse e dinin,ata qe e rrethonin nuk thane asnje fjale.Si me magji,ai u ngrit ne piedestal nen mbrojtjen e lobit Serb,Grek,Amerikan,etj,dhe sot mbijeton nen mbrojtjen e tyre dhe,nuk ka burre nene qe ta burgos,ndonse e ka mbushur kupen.Dhe sa te jet gjall ai,shqiperia,kombi jone nuk behet..!

  • Batoni ka mangesi ne njohjen e karakterit te Berishes.Ne fakt karakteri i tij eshte i fsheht,populli e njeh si koke forte por nuk eshte keshtu .Ai eshte me teper se koke fort—frikacak,ne gjithe karjeren e tij politike ka punuar me maska,diktus ne partin e tij si pronar i saje, me ide—-beni punen time,une paguaj.Nuk eshte familjar i mire por nje shares ordiner.Thjesht sot kemi institucione qe po i qendrojne akoma besnik familjes se tij.

  • flet me pasion mbi verërat, librat, artin, kulturën e vendeve te ndryshme, por asnjehere per industrine, bujqesine, ekonomine, arsimin, gjak marrjen, korupsionin, gerdecin, standartin e jeteses etj, etj. Kryeminister quhet ky

  • Ha…ha…ha…haaaaaa cfare letyre shkrim ? Pse nuk keni respekt per njerezit qe shkruani shkrime te tilla ?

  • O Baton i shtrydhur,kur nuk ke kurajo te shkruash ashtu sic e di,merru me shkrime te tjera (tematika te tjera ) dhe merr ato para dhe ik shpejt se u be vone.

  • Dy fytyrat jane si dy anet e nje medalioni,nuk i ndan dot……por lexoni me shume per strukturen e personalitetit dhe kryesisht ato qe quhen borderline,personalitetin pervers narcisik.

    • Batoni shet mall gazetaresk sipas porosive të fevziut. Natyrisht e bën me finese që të mos i dale boja fare? Por sidoqoftë shpesh e tradheton vetvehten duke lëçitur frazat e fevziut per prindin shembullor sali, per pavaresine e tij nga paratë (o kuje? Saliu nuk i paska qejf paratë? Hajduti me i madh i pasurise publike…!!?)etj. Fraza për dy fytyrat e saliut i kane sherbyer batonit për te fshehur ato që ka porositur fevzua si pozitivitete të saliut!? Por për mua dhe per shqiptarët shumicë “saliu s’ka fare fytyrë”!? Ai është një monstër e pafytyrësisë? Dy fytyra nuk do të ishin keq për të sepse kështu njerëzit do ta shihnin te keqen me te madhe te shqiptarëve,të zvogëluar në ” dy fytyra”!? Ai është monstër qe mbart të gjitha fytyrat e kafshërisë mê te egër që ka bota? Sa të themi,-njemilion fytyra? S’jam i sigurtë prapë? Ai ka aq shumë fytyra saqë nuk identifikohet asnje fytyrë? Me mirë ta quajmë “turli fytyrore” a diçka te tillë? Ose me sakt “fytyra e pafytyrësisë”? Po nuk mbetët te kënaqur gjeni një etiketim tjetër më të mirë? Nuk kam asnje kundershtim? Tung!

  • Batoni shet mall gazetaresk sipas porosive të fevziut. Natyrisht e bën me finese që të mos i dale boja fare? Por sidoqoftë shpesh e tradheton vetvehten duke lëçitur frazat e fevziut per prindin shembullor sali, per pavaresine e tij nga paratë (o kuje? Saliu nuk i paska qejf paratë? Hajduti me i madh i pasurise publike…!!?)etj. Fraza për dy fytyrat e saliut i kane sherbyer batonit për te fshehur ato që ka porositur fevzua si pozitivitete të saliut!? Por për mua dhe per shqiptarët shumicë “saliu s’ka fare fytyrë”!? Ai është një monstër e pafytyrësisë? Dy fytyra nuk do të ishin keq për të sepse kështu njerëzit do ta shihnin te keqen me te madhe te shqiptarëve,të zvogëluar në ” dy fytyra”!? Ai është monstër qe mbart të gjitha fytyrat e kafshërisë mê te egër që ka bota? Sa të themi,-njemilion fytyra? S’jam i sigurtë prapë? Ai ka aq shumë fytyra saqë nuk identifikohet asnje fytyrë? Me mirë ta quajmë “turli fytyrore” a diçka te tillë? Ose me sakt “fytyra e pafytyrësisë”? Po nuk mbetët te kënaqur gjeni një etiketim tjetër më të mirë? Nuk kam asnje kundershtim? Tung!

  • Mos e merni si tè vèrteta shkrimet e Baton Hazhis se èshtè njè bythlèpirs i çdo Pushtetari dhe pèr kètè hapni kronikat qè ka dhènè nèpèr medjat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *