Gjashtë persona janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin duke u përleshur. Ngjarja ndodhi dje në fshatin Miras të Dovllit, Korçë kur F.S, 44 vjeç, A.S, 34 vjeç, D.S, 18 vjeç, O.Z, 22 vjeç, I.Z , 56 vjeç dhe G.Z, 25 vjeç kanë nisur një konflikt. Pas fjalëve fyese të ndërsjalla ata janë përleshur duke goditur njër-tjetrin. Policia shoqëroi të gjashtë personat të cilët pasi u morën në pyetje u lanë të lirë. Burime nga policia thanë se ka nisur procedimi penal për të gjithë të përfshirët në sherr.
