SMS në DITA
Në 0689073730
Një urim dhe një mesazh. Është dita e Fitër Bajramit, festa e myslimanëve, kudo ku ata jetojnë. Qoftë kjo ditë një ditë e bekuar, ditë e harmonisë e vëllazërimit. Në veçanti shqiptarët, kjo ditë i bën të ndjehen “klas” për faktin që të dyja fetë kryesore kanë shkuar në harmoni të plotë, që ka befasuar jo pak, por shumë vende europiane dhe deri përtej Atlantikut. E megjithatë këtë opinion të mirë që gëzojmë dhe që duhet të mos e humbasim edhe në të ardhmen, për të mirën tonë, të fëmijëve tanë dhe të vendit, e kanë “prishur” deri diku disa veprime, raste sporadike si rrëzimi i ndonjë kryqi, apo deri dhe tek vajtja në Siri. Më e rrezikshme është se po dëgjohet edhe fjala “Xhihad” që më parë nuk e kishim ndjerë, kurse tani po ja dimë dhe kuptimin. Për këto “fenomene” të reja, kultet fetare duhet t’i marrim në konsideratë duke shtuar kujdesin për të pasur një ecuri si deri më tani të dy feve tona, ashtu siç na i kanë lënë të parët tanë, që në të tilla festa këmbenim vizita me urimin “Gëzuar”. Madje dhe martesat midis kristianëve dhe myslimanëve nuk përbënin çudi, përkundrazi, ishin të zakonshme. Kështu duam dhe duhet të jetë përjetë. Përshëndetje “Dita”! Ilia Berberi, Pogradec.
