“Zbutet” Armando Prenga: Do votoj ligjet në Kuvend

Bledar Lumani

Një nga deputetët e ashtuquajtur rebel, Armando Prenga, ka thënë se do të votojë ligjet në Kuvend të enjten.

Ai tha se nuk ka asnjë pakënaqësi ndaj qeverisë dhe për këtë arsye do të marrë pjesë në seancën e së enjtes.

Për më tepër, Prenga ka thënë se do të votojë pro reformës territoriale.

Nuk kam asnjë pakënaqësi me draftin. Do të jem të enjten në seancë dhe do të jap votën time pro kësaj reforme të rëndësishme”, është shprehur ai.

Mark Frroku ndërkohë është shprehur se do të shprehet pas takimit me Edi Ramën.

Ndërkohë, nuk dihet çfarë qendrimi do të mbajnë deputetët e tjerë, Parid Cara, Tom Doshi, Pjerin Ndreu dhe Andrea Marto.

Sot pritet që ata të ballafaqohen me Ramën në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së./b.l

Share This Article
1 Comment
  • Ky fare Armandi nuk eshte as burre as rrebel, ky eshte nje cope m….ti me nje diplom qe ja dhuroi Mark Frroqi nga universiteti vitrina…Mjer ai komunitet qe perfaqesohen nga keta kriminel….a do vine ndonje kohe qe ai parlamet te zevedesoj keta bandit me njerze te kulturuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *