Williamson: Nuk i hedhim poshtë pohimet për trafikim organesh

Bledar Lumani

Prokurori Williamson tha se “nuk ka gjetur dëshmi të mjaftueshme për pohimet e Dick Martyt për trafikim organesh”, por tha se nuk do të thotë se kjo nuk ka ndodhur.

“Ne do t’iu shkojmë deri në fund këtyre hetimeve”, tha Wiliamson.

“Këto deklarata që unë po shpalos janë bazë për një aktakuzë që do të ngrihet më pas” ka thënë ai.

“Nuk e përjashtoj mundësinë e përfshirjes në këtë aktakuzë edhe trafikimin e organeve, nëse gjejmë dëshmi”.

“Individët që do të akuzohen kanë qenë në menaxhment të lartë të UÇK-së” ka shtuar ai.

I pyetur nëse do të akuzohet dikush nga “Grupi i Drenicës”, Williamson ka thënë se nuk mund të japë detaje.

“Nuk do të hyjë në specifika për të folur për individë, por të gjeturat tona janë në konsistencë me ato që ka thënë Dick Marty në raportin e tij, që këta individë kanë qenë në menaxhment të lartë të UÇK-së”

Ai ka thënë se Gjykata duhet të themelohet, por kjo do të ndodhë pasi të themelohet Kuvendi. Deri në themelimin e Gjykatës ne do ti mbajmë të mbyllura të gjeturat.

Williamson ka thënë se puna e Taskë Forcës përmbyllet 23 gusht.

“Unë do ta largohem dhe do t’ia lëshojë vendin kryeprokuror tjetër i cili do të merret me punët paragjygjësore” ka thënë ai.

Sipas tij, rreth 10 drejtues te UÇK-se do akuzohen.

“Kaq, pak a shume; ndoshta me pak, por aferesisht 10 aktakuza”, tha ai./Express

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *