Yjet në misione bamirësie

anazapta

Yjet e Hollivudit, përveçse për jetën e luksit dhe fitimeve miliona dollarëshe, njihen edhe për bamirësitë e tyre. Të paktën disa prej emrave më të njohur.

Revista ‘National Journal’ e ka shpallur këngëtarin e grupit “U2”, Bono Vox si personin e famshëm me ndikimin më të madh politik të të gjitha kohërave. Kur përmendet puna humanitare e yjeve, emri i tij gjithmonë është i pari. Ai ka iniciuar shumë fushata si ‘ONE’, ‘Debt AIDS’ ‘Trade Africa’ dhe ‘EDUN’, ku ka mbledhur qindra miliona dollarë.

Edhe aktori dhe regjisori Sean Penn është një filantrop i madh. Pas tërmetit tragjik në Haiti, ai ka tubuar qindra miliona dollarë për ta ndihmuar popullatën e atjeshme dhe edhe sot e kësaj dite i ndihmon.

Edhe Oprah Ëinfrey njihet si bamirëse e madhe, e cila ndihmon sidomos vendet e varfra afrikane dhe fushatat kundër HIV-it. Për kontributin e saj humanitar, ajo më 2011 ka fituar edhe çmimin e nderit Oskar.

George Clooney është në bordin udhëheqës të organizatës humanitare ‘United Ëay’ dhe me vite ndihmon të pastrehët. I fundit në projektet e tij humanitare, është edhe pengimi i gjenocidit në Sudan.

Angelina Jolie dhe i dashuri i saj Brad Pitt më 2006 kanë themeluar organizatën ‘The Maddox Jolie-Pitt’. Qëllimi i tyre është ndihma në krizat humanitare në mbarë botën. Ajo ka ndihmuar edhe Kosovën gjatë luftës.

Më 2007 aktorja jug-afrikane Charlize Theron, ka themeluar organizatën bamirëse ‘Charlize Theron Africa Outreach Project’, e cila ndihmon në parandalimin e përhapjes së SIDA-s tek të rinjtë afrikanë.

Edhe këngëtari Elton John është i angazhuar thellësisht në luftimin e SIDA-s, pasi më 1992, kishte humbur një mik të tij nga kjo sëmundje. Ai për këto qëllime ke dhuruar dhjetëra miliona dollarë.

Aktorja Demi Moore lufton për të drejtat e viktimave të trafikuara dhe më 2009, me ish bashkëshortin Ashton Kutcher, ka themeluar organizatën për luftimin e abuzimit seksual të fëmijëve. / Zeri

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *