Policia e Laçit ka shpallur në kërkim një 29-vjeçar pasi u denoncua nga një adoleshente. Kjo e fundit deklaroi dje para oficerëve të policisë së Laçit se Ermal Leka, 29 vjeç e ka ngacmuar në mënyrë të vazhdueshme. F.P., 17 vjeçe deklaroi se Leka ka pasur përqëllim t’i shkaktojë gjendje të rëndë ankthi dhe frike. Policia u vu në lëvjze për të bërë të mundur shoqërimin e Lekës por ai ka humbur gjurmët. Ndaj tij është kryer shpallja në kërkim ndërsa nisi procedimi penal për akuzën e “Përndjekjes”.
