“Vjedhja e BSH-së ishte një gjest i ulët dhe i shëmtuar, ruani sekretin”

Bledar Lumani

Ardian Fullani u ka shpërndarë një email punonjësve të Bankës Shqiptare, pak orë para denoncimit të Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzas.

Në email, vjedhja e tyre konsiderohej si një gjest i shëmtuar dhe i ulët.

Fullani kërkonte në këtë email, që punonjësit e bankës të ruanin sekretin dhe të mos e diskutonin me asnjë çështjen.

Në të kundërt, do të mbanin përgjegjësi penale.

“Dy punonjës të BSH kanë kryer një gjest të ulët dhe të shëmtuar dhe janë denoncuar në prokurori.

Ju kujtojmë detyrimin për ruajtjen e diskrecionit.

Çështjen mos e diskutoni as jashtë as brenda, mbani përgjegjësi”, thuhet në email-in e publikuar nga “GSH”./b.l

Share This Article
9 Comments
  • Dmth keto hajdutet kane ri-futur ne qarkullim 28 000 kartmonedha 50mijlekshe me numra te shkaterruara. Si ka mundesi qe per 4 vjet nuk u pikasen nga bankat dhe vete banka qendrore kur u dilnin numrat e serive ? I bie nuk ka shans te dallohen leket fallco.

  • Cfar autoritete,por ky eshte presion per te mos folur te verteten qe ben drejtori ndaj personelit.Ky personel duhet te flasi tani,jo mbas pilafit,jo kur te largohen nga puna per fajin e drejtorit hajdut qe dhe rrogen e ka sa i donte qejfi, me te larte se cdo zyrtar ne Shqiperi

  • gjest i “ulet dhe i shemtuar”…..te vjedhesh 7 miliarde lek hahahahahha
    sa te larta i ka standartet Fullhani………. po te kishin vjedhur 700 miliarde do e kishte quajtur me ne fund “ngjarje te rende”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *