E vërteta e “dosjes” time dhe e zgjedhjes si deputet

Bledar Lumani

Emri i tij është përdorur shpesh këto dy javët e fundit sidomos nga eksponentët më të lartë të Partisë Demokratike. E gjithë historia nis pas një përplasjeje që pati në Kuvend mes deputetëve Strazimiri, Ndreu dhe Ndoka. Ai ka vendosur të mos përzihet, me përjashtim të ndonjë reagimi sporadik në Facebook. Pas një heshtjeje dy javore që është shënjestruar nga opozita, Dita ka arritur të realizojë një intervistë me deputetin e Lezhës, Arben Ndoka, për të marrë versionin e tij lidhur me akuzat, sa qëndrojnë dhe sa janë trillime, pse nisi kjo valë sulmesh ndaj tij pikërisht në këtë moment, cila është lidhja e tij me Partinë Demokratike dhe cilat janë ofertat që ajo i ka bërë për ta pasur në kampin e djathtë. Pse nuk ka një përgjigje Partia Socialiste për këto akuza dhe a ka Ndoka një dosje për Sali Berishën që do të tronditë opinionin?…  

 

Zoti Ndoka, sipas deklaratave zyrtare, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, menjëherë pas incidentit tuaj me deputetin Strazimiri, ka dënuar aktin e dhunshëm, ndërsa Byroja e Kuvendit ka marrë masë disiplinore ndaj jush duke ju pezulluar për 7 ditë nga punimet e Kuvendit. Duke e cilësuar deputetin Strazimiri si “i pretenduar si i dhunuar” nga veprimi juaj, doni të thoni se ngjarja nuk ka ndodhur?

 

Me këtë që thashë, tregova që nuk njoh zyrtarisht këtë faktin e kallëzimit, sikurse edhe shpreha habinë mbi nevojën e kryerjes së këtij veprimi nga të tretë dhe jo nga personi që pretendon që mund të jetë i dëmtuar. Sa i përket konfliktit me deputetin Strazimiri, e pohoj që ka ndodhur dhe ju rrëfej se si të tillë nuk e kam konsideruar, për sa më takon, në përmasat e kufijtë e një akti penal të detyruar për t’u kallëzuar.

 

Kjo për faktin se në Parlament tashmë incidentet dhe batutat për rrahjen e radhës janë kthyer në normalitet, apo dhunën e ushtruar ndaj Strazimirit nuk e konsideroni vepër penale?

 

Unë udhëhiqem nga parimi i respektit maksimal ndaj çdo kolegu me të cilin ndaj punën dhe përderisa në edukimin tim e konsideroj të shenjtë fjalën, druhem e kujdesem të mos fyej, qoftë dhe verbalisht askënd. Pohimet e bëra në pyetjen tuaj, në këtë këndvështrim, e konsideroj fyerje për deputetin Strazimiri e për këtë arsye, në lidhje me këtë pyetje kufizohem me kaq fjalë përgjigje.

 

Thoni se fjalën e keni të shenjtë, ndërkohë që më lart deklaruat se jeni i habitur që kallëzimin e ka bërë PD dhe jo ai që ju e etiketoni “i pretenduari si i dëmtuar”. Pikërisht si një akt dhunimi të fjalës së opozitës e ka motivuar ngjarjen Partia Demokratike…

Gazetari është dëshmitar i kualifikuar i publikut unë e prezumoj të vërtetë, mbi këtë bazë, çka ju më treguat në pyetjen e parë, nuk kuptoj pse do të duhej të bëhej kallëzimi, pavarësisht ekzistencës së faktit, nga të tjerë deputetë të Partisë Demokratike, për më tepër nuk kanë qenë në vendngjarje. Ç’do të bënin këta deputetë, që ju përmendni si vizitorë të Prokurorisë së Përgjithshme dhe kallëzues të faktit, po qe se grindja do të ndodhte mes dy deputetëve të partisë së tyre?

 

Unë nuk di ç’do të ndodhte me PD-në, por di që opozita ka ditë që ju akuzon ju për dhunë. Kjo që ju thoni sa ju përjashton nga akuza?

Nuk besoj se funksionon kështu, nga pikëpamja ligjore e procedurale dhe për sa kohë të akuzuarit, me apo pa shkak, me apo pa fakte, me apo pa të drejtë, përbën formë jetësimi politik të opozitës së sotme e veçanërisht të kreut të saj real. Tek kam vendosur të përballem me të, jam i përgatitur të rezistoj edhe kur ky veprim i saj i drejtohet ekskluzivisht emrit tim. E thënë më shkoqur, nuk ka akuzë të opozitës, më konkretisht të PD-së, që më shqetëson apo më  tremb, për sa kohë ajo buron nga një arsye e vetme, që është pjesëmarrja ime në politikën kundërshtare me të.

 

Zoti Ndoka, ju thoni se motivi i sulmit ishte politik, ndërkohë që Partia Demokratike, prej ditësh ka publikuar një dosje penale tuajën…

Ku është sulmi politik? Unë nuk kam fshehur asnjë dhe asgjë nga e shkuara ime, në çdo kualitet që kam fituar nga pikëpamja politike, do të gjenit investimin tim shpirtëror dhe fizik, ndër vite, tek njerëzit në qytetin ku unë jetoj prej vitesh, që kur kam lindur. Nëse një e vërtetë gjyqësore e një autoriteti të huaj ndaj meje, selektohet në pjesë të saj, për t’u publikuar, përzgjedhjet në kohë nga publikuesi politik, si dhe mbartet si informacion për shkak të vjedhjes së zyrtarëve të shtetit, ku publikuesi punonte deri një vit më parë, e gjitha kjo nuk është tjetër veçse një aksion politik i ndërmarrë me qëllim tjetër, veç atij pozitiv jo. Problemi im i shkuar për të tjerët, por ju siguroj ende jo për mua, sepse nuk kam shteruar së ushtruari të drejtën time korrigjuese mbi atë që konsiderohej padrejtësi, të vuajtur personalisht dhe familjarisht. Nuk evidentohet por fryhet dhe abuzohet siç do ua provoj lehtësisht, nga shqetësimi i opozitës, pse në Parlament na qenkësh një deputet i mazhorancës me të shkuar kriminale. Kualiteti profesional, kurrsesi ai moral i disa prej individëve që ish-kryetari i opozitës de jure dhe ai de fakto i orkestron dhe i detyron të pohojnë gjithçka kundër meje, besoj se u mundëson atyre të kuptojnë të vërtetën mbi atë çka lexojnë në aktet e vjedhura në zyrat e shtetit. Fakti që nuk duan ta bëjnë këtë zbulon qëllimin e vërtetë të reagimit të tyre të vonë, njëkohësisht i bind në kotësinë e harxhimit të energjisë sqaruese të paktën ndaj tyre. Se sa politik dhe vetëm politik është qëllimi i veprimit të tyre është e shpjegueshme lehtësisht nga fakti që e shkuara ime ka qenë e  “rëndë”, e theksoj në thonjëza këtë, nuk e pengoi aspak përzgjedhjen time për të më bërë drejtor të një institucioni të rëndësishëm qendror të vendit gjatë qeverisjes së PD-së. Dhe kjo për të vërtetuar vetëm pjesën e dukshme të ofertave të PD-së, pasi ju siguroj që kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për të më joshur në vazhdimësinë e bashkëpunimit tim me këtë forcë politike.

 

Thatë që nuk keni fshehur asgjë nga e shkuara juaj. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, kur vendosi përfshirjen tuaj në listën e kandidimit si deputet i qarkut të Lezhës, a ishte në dijeni të kësaj të shkuare?

Së pari, më lejoni të korrigjoj pak masën e pyetjes suaj se çështja mund të jetë edhe politike. Unë po ju them që është krejtësisht politike; përmbajtja, qëllimi dhe forma e ekzekutimit të akuzës. Së dyti, po ju ripohoj që përpiqem të ndërtoj çdo raport, qoftë dhe politik mbi bazën e sinqeritetit. Për më tepër e bëj këtë gjë me njerëzit më të cilët kam detyrimin moral dhe institucional për shkak të besimit që më ofrojnë. Jetën time, në këtë këndvështrim, me çdo të mirë apo të keqe të saj, e njohin të gjithë ata që më kanë besuar dhe votuar, si duke më propozuar si deputet, ashtu dhe duke më dhënë të drejtën e  ushtrimit të këtij funksioni. Besoj që është një e shkuar e ndëshkuar ajo kohë kur njerëzit konsideroheshin me dosje. Vetëm për këtë arsye dhe frymë kredoje personale, nuk jam kundërpërgjigjur për të evidentuar, që në fillim, ironinë e faktit se violina e parë e agresionit verbal ndaj meje ka qenë i vetmi ish-gjyqtar i dënuar për korrupsion, në këto njëzet e pak vite demokraci në Shqipëri.

 

Unë e kuptoj që mes njerëzve që bashkëpunoni dhe që ju kanë përzgjedhur ka një besim të ndërsjellë, por personalisht, dhe besoj se dhe të tjerë nuk ndihen rehat kur mësojnë se në Parlament janë të ulur deputetë që janë dënuar për prostitucion, pengmarrje dhe trafik lëndësh narkotike. Të paktën prej një jave kjo është ajo që thotë Partia Demokratike, ka botuar dhe një pjesë të dosjes që ju thoni që është selektive?

Detyrohem t’ju rrëfej që nuk jam ndier, nuk kam pranuar dhe nuk kam reshtur së kërkuari të drejtën time për të mos u ndëshkuar mbi diçka që s’e kam bërë kurrë. Duke mos qenë ende një betejë e humbur, deri në përfundim të saj, po ju them që populli i Lezhës me të cilin ndaj jetën, hallet, shqetësimet dhe gëzimet prej vitesh, është sa i vogël në numër aq edhe i madh në vlera morale qytetare e patriotike. Ky popull më njeh mirë e më voton pikërisht se e di që unë jam larg të qenit antivlerave, që ndonjëherë trembeni dhe ju si gazetarë.

 

Unë nuk po kontestoj perceptimin që banorët e Lezhës kanë për ju, por ama, që kur ju keni ardhur në Parlament, jeni akuzuar dhe së fundi u bënë publike dosjet për të cilat ju akuzon PD…

Nuk janë dosje. Është një proces i vetëm me përmbajtje të rreme fajësie dhe veprimeve procedurale, për sa kohë është realizuar në mungesën time dhe më është penguar, deri më tani, rishikimi i procesit.

 

Po kuptoj se juridikisht do të jetë një beteje që ju e ndiqni, por moralisht gjykoni se për sa thuhet ju rëndon më shumë për faktin e të qenit në Parlament?

Nuk shoh asnjë problem të karakterit ligjor, po ashtu dhe moral. Mbi të dyja këto kritere, çmoj se opozita, para së gjithash duhet të filtrojë veten, si për të kuptuar që padrejtësi si kjo e imja u kanë ndodhur edhe eksponentëve të caktuar të saj, ashtu dhe për të dëshmuar vërtetësinë e qëllimeve të saj të ndershme.

 

Po më thoni se nga 19 deputetët e akuzuar nga PD-ja me të shkuar kriminale, janë edhe nga opozita?

Nuk kam numëruar këtë kategori subjektesh dhe nuk merrem, si edhe pohova më lart, me të shkuarën e njerëzve. Arrij ta kuptoj të tashmen e tyre edhe pa ndihmën e saj.

 

Që kur morët mandatin e deputetit, opozita duket se ka një strategji të targetimit për denigrimin tuaj dhe ku duket se ia ka dalë. Në gjykimin tuaj, kjo po ndodh për shkak se ju keni fituar mandatin në një zonë bastion të PD apo për shkak të kësaj dosjeje që ju thoni se është vendosur në mungesën tuaj?

Së pari, më lejoni të korrigjoj në kohë fillesën e sulmeve. Ajo ka filluar që me kandidimin tim në listën e Partisë Socialiste, të paktën për këtë pjesë të rëndësishme të veprimit tim politik si përfaqësues i PS. Partia Demokratike nëpërmjet agresionit të saj nuk ia doli, si edhe pohoni ju më lart. Votat për Partinë Socialiste në rrethin e Lezhës, gati u dyfishuan të krahasuara këto me zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Jam i sigurt që të njëjtin efekt bumerang do të kenë këto sulme edhe në këtë fazë të re të jetës parlamentare. Politikisht do të vazhdoj të ekzistoj e kontribuoj në pakësimin e mëtejshëm të mbështetjes politike për një subjekt shpifës keqdashës e djallëzor.

 

Ju po më thoni se nga nisja e akuzave për shmangien e detyruar nga radha e listës së deputeteve gra, në qarkun e Lezhës e deri tek publikimi i disa fakteve, që ju pretendoni se janë selektive, janë shpifje keqdashëse dhe djallëzore?

Pikërisht kështu, e për ta shpjeguar meqë po këmbëngulni, ju pohoj që nuk ka asnjë shkeljeje të ligjit në renditjen time në listën e deputetëve dhe mënyrën e fitimit të mandatit. Nga pikëpamja teknike, pa dashur të zgjatem, nuk ka dy gra të tërhequra nga lista e PS, por vetëm një të tillë, e cila renditej pas meje në listën përkatëse e kushtëzohej nga pikëpamja e shëndetit. Mbi pjesën tjetër u shpreha më lart, por për ta mbyllur me këtë pyetje nuk mund të lë pa përmendur që mënyra e përzgjedhjes së kampit tjetër është ajo që lë hije dyshimi të së njëjtës natyrë për të cilën akuzohem.

 

Por që çuditërisht kjo që ju thoni nuk është përmendur asnjëherë nga forca juaj politike?

Mbase ka vend për autokritikë, por gjithsesi më mirë vonë se kurrë.

 

Me këtë doni të thoni se PS është e vonuar me reagimin ndaj ngjarjeve të ndodhura në qarkun e Lezhës? Kujtoj se Partia Demokratike ka në radhët e saj një deputet të akuzuar për përfshirje në vrasje, në ditën e votimeve, apo se ka heshtur për dorëheqjen e Vasil Bicit, i  katërti në listën e PD-së në qarkun e Lezhës?

Më këtë nënndarje të pyetjeve, ajo çka thashë më lart përbën gurin e fundit të dominosë se gjykoj se çdo zgjatje e mëtejshme do shpërbënte thelbin e asaj që dua të them në tërësinë e intervistës.

 

Për ju thelbi i intervistës është ajo që thatë pak ditë më parë në një status në FB, ku deklaronit se dispononit fakte ndaj Sali Berishës, të cilat do të tronditin opinionin publik?

Personalisht përpiqem të bëj ndarjen mes komunikimit me miqtë e mi, e më lejoni të konsideroj si mjetin më modern të këtij komunikimi dhe komunikimin me të panjohurit e publikun më të gjerë, lexues të medias suaj. Për këtë arsye në këtë intervistë përpiqem të jem më pak emotiv, më i përmbajtur politikisht gjithsesi njëlloj i vërtetë.

D.m.th, vetëm për miqtë tuaj në FB Berisha është ashtu siç është?

Me miqtë e mi në FB ndaj të njëjtat ndjesi negative të fjalëve dhe veprave të Sali Berishës e tek jap intervistë me ju përpiqem të respektoj ndjekësit dhe lexuesit e zellshëm të gazetës suaj. Pra u qëndroj deklaratave që kam bërë.

 

Ju thatë pak më parë se dosja sipas jush është botuar në mënyrë selektive, është siguruar nga ish-zyrtarë të PD në mënyrë të jashtëligjshme, por a do ketë publikime të tjera surprizë për të shkuarën tuaj?

Përmbajtja e sulmeve ndaj meje është burim që shteron shpejt dhe çdo përpjekje për të riqarkulluar ujin e ndenjur jo vetëm që s’do të bëjë pis emrin, figurën dhe punën time, por përkundrazi, do të motivojë edhe më shumë për të asgjësuar një herë e mirë metodën e shantazhit, kërcënimit dhe dhunës verbale si mjet lufte politike në këtë vend e media nga cilido.

Intervistoi: Erion Habilaj

Share This Article
47 Comments
  • I nderuar Arben.
    Nuk te njoh,por ben mir ti sqarosh gjerat vete.
    Ne qoftese ke gabuar dhe per kete akuzohesh do te ishte ma burrnore te shkoje vete para drejtsis po qe se ka fakte te pamohueshme per impkikimin tuaj ne klanet mafjoze.
    POR po qe se eshte vetem hamendje dhe shpifje mos u dorzo ne mbrojtjen e dinjitetit tend.

  • Pse sulmohet Arben Ndoka para zgjedhjeve lokale? Strategjia e PD eshte duke sulmuar Arben Ndoken te demoralizohet dhe demotivohet elektorati i majte ne Lezhe me qellim fitimin e zgjedhjeve lokale. Bashkia Lezhe pas marrjes se statusit do jete target i shume programeve dhe fondeve te BEse dhe kjo perkthehet si nje “pjate” e mire ne tavolinen e orekseve te PDse, pa llogaritur ketu reformen territoriale ku bashkise Lezhe i zgjerohet ndjeshem territori. I vetmi problem i PDs per implementimin e ketij plani eshte Arben Ndoka, pasi PD ia njeh forcen Ndokes shume mire dhe e di qe me Ndoken neper kembe fitorja e bashkise se Lezhes behet gati e pamundur per PDne. Prandaj te gjitha keto akuza jane politike dhe populli i Lezhes duhet ti denoje ato, si dhe palacot politike te PDse qe ne mungese te nje kauze politike kombetare dalin e bejne cirkun cdo dite ne tv.

  • Arben Ndoka e tregoi me 23 qershor se kush eshte, kur e nxori Partine Socialiste shumice ne Lezhe. Populli i Lezhes e njeh mire Arben Ndoken, e njeh mundin e tij per fitimin e zgjedhjeve te 23 qershorit. Po te mos ishte Arben Ndoka ne listat e PS, elektorati i majte ne Lezhe nuk do te dilte dot nga shtepiat te votonte, sic ndodhi ne Kurbin. Grupi i PS kesaj radhe ka qene i shumellojshem duke plotesuar njeri-tjetrin, dikush kishte forcen e mendjes te theksuar, dikush forcen e shpatullave e dikush tjeter forcen e imazhit e te artikulimit. Nuk eshte e thjeshte te thyesh bastionin e PD se Sali Berishes ne Lezhe. Kete gje e ka realizuar vetem Arben Ndoka. Respekte z Ndoka.

  • O gazeta Dita, une kam patur rastin ta degjoj kete tyc qe nuk di se cfare eshte folja, presja, fjala, krahasimi me nje fjale eshte nje injorant qe nuk di te lidh dy fjale por fjalet e tij te vetme edhe ne bisede 10 oreshe jane keto: ia shtyp koken, e rrjep te gjalle, nuk bejn kush loje arrushe me mu, i q….. motren, e therr. Dhe shtanga kur lexova pergjgijet e tij ne intervist, duket qe ia ka pergatitur enkas dikush kundrejt ndonje pagese apo interesi tjeter. Perjgigjet etij jane gjuhe gazetari mjeshter. ju them se kam rastisur te jem me te ne tavolin dhe nuk kam ndehsur ne asnje moment asnje presje nga kjo termilogji qe perdoret ne emrin e tij ne kete intereist. nuk e dia sa e ka prenotuar kete intervist, por per gazeten dita nuk eshte aspak dinjitoze, ehste njesoj si te flas Ndoka tjeter (Nard profesori), me temrinologjine e profesor Artan Fuges, apo te Lisien Bashkurtit, apo me gjuhen mjeshterore te Ardian Thanos. kjo nuk ishte inetrviste Arben TYC Ndokes, por shkrim gazetari i copezuar si interviste me emrin e Ndokes.

    • O zeqo, nuk di nese ky komenti yt ketu eshte shpifje apo paragjykim, apo fare fodullek nga mbikenaqesia qe ke per veten se kushedi cfare te duket vetja. Profesor Edmond Tupja do te pershkruante ty si “masturbim intelektual” qe i ben qefin vetes. Po mire ky ne tavoline ty te kercenonte me ato fjale apo shante shtynte kohen? Se cfare karakteri ka z Ndoka e treguan votimet, populli te njeh populli te gjykon o djali. Mjaft me keto cudira se na cudisni ne te cuditurve. Arben Ndoka u peshua njehere ne popull dhe fitoi, cfare diskutohet tashi? Jeten e tij, kaq sa eshte per tu ditur ja dime, ti sic duket i ke mbajtur pishtarin e ditke me shume.

    • te lumte , eshte ashtu sic thua ti , e kam patur shok klase , 8 – vjecaren e ka mbaruar duke qene ngeles disa here

      • Po a ka turp me te madh se te jesh mbetes ne klase e te shkosh ne parlament ???? Vetem ne vendin tone superinjoranti ben kerriere.

        • ME TETE KLASE SHKOLLE KE ÇYRYKUN E PARLAMENTIT,SE MOS ESHTE VETEM KY,”LUM KY POPULL QE I KA”,SHPELLARE E INJORANTA PA SHKOLLE!!!!!!!!!!!!!!!

    • Ke shume te drejte zoti Zeqo, ky dhe ca injorante te forte nuk dine te lidhin dy fjale dhe jo te pergjigjrn keshtu ne interviste. A nuk ju bie ne sy qe shume nga keta nuk diskutojne asnjehere live ne parlament ?

  • Diskutohet fiton, s”fiton ky Ndoka ne Lezhe e nuk ka fare rendesi se kush ishte e kush eshte. Eshte fakt se ka bere burg ne Itali, kaq, nuk ka me nevoje te tregoje perralla e te thote gje. Ne se ky arriti te futet ne Parlament, mjere populli qe pret ligje nga ish-burgaxhinjte.

  • Perse iu shmang procesit, gjyqit ne Itali ? Po te ishte i paster shkonte dhe ulej ne karrigen e te akuzuarit dhe te merrte pafajesine nga gjykata Italiane, por u mesheh si mi ne Shqiperi ndersa shoket e tij perballeshin me ligjin. Le te shkoje e te paraqitet ne Itali por e rrasin brenda se vendimi ka marre forme te prere tani pas shume kohesh. Cfare parlamentari eshte ky qe nuk guxon te hyje ne territorin e EU se e arrestojne si kriminel, keta duan te na fusin ne EU neve ? Keta na bejne moral mbi respektimin e ligjit ?????

    • beni beni beni beni…o beni na habite fare more djale!!! nga i nxore keto teori?! Kjo e jotja eshte varianti i 3 i kesaj komedie, se ndryshe thote PD, ndryshe thote z. Ndoka e kjo teoria jote eshte ndryshe nga te dyja hahahaha. Or ben komentuesi, futu ne profilin ne facebook te z. Arben Ndoka e do shikosh qe z. Ndoka jo vetem qe leviz brenda BE, por tashi vone ka foto dhe ne SHBA me dhomen e tregtise se Lezhes si dhe takime ne Itali me shoqata emigrantesh shqiptare. Nuk kam qef te mbroj njeri ketu por kur dikush shpif te godase dike tjeter, duhet thene gjerat sic jane apo jo.

      • SHBA nuk ka te beje me hapsiren Shengen, Fotot mund te behen me mbivendosje dhe ne qofte se ky shkel ne Itali atehere e paska kryer, bere burgun tamam deri ne fund, se diku thoshte vete qe ja kane futur shoket e tij ne mospranine e tij.
        Moralisht n.q.s. ka bere burg ne itali nuk i takon te jete perfaqesues i pop. ne kuvend.

    • Arben Ndoken e kan frike maskarenjte e Pd se po te doje ai ua nxjerr ujin e zi se jua di hilet i njeh pikat e tyre te dobeta .Dikysh kishte shkruar se Arbeni sdi te flase gabohesh zoteri …..mos nderro edukaten me te qenet lllapazan ose shurdh si ty….sikyr te gjithe parlamentaret te ishin si Beni Shqiperia do merte ruge tjeter….

  • Arben Ndoka duhet te mbylle gojen se asgje nga car i kane dale nuk eshte shpifje. Paska fitu ky ne Lezhe.. Si ka mundesi atehere, qe PS nga tre deputete qe kishte nenparlamentin e kaluar, doli me dy deputete kete here.. Sepse me te vertete qe populli lezhjan me aq sa njoh njerez qe kane dale prej tij, eshte popull i zgjuar. Dhe nuk mund te pranonin te votonin Arben Ndoken i treti ne liste. Per me teper qe e rropi PD hjet dy muaj para zgjedhjeve, ku i kishte fut ne pyne drejtora me motra e vellezer. Pse?? Sepse “falej” te Edi PAloka per turp te ketij te fundit. Qe eahte i vetmi qe nuk ka ka dale ne mbrojtje te kolegut te vet gjer tani.

    • or Arben, ne rastin me te mire je i painformuar e ne rastin me te keq je shpifes e keqdashes (mund te jesh dhe injorant po sdua te te ofendoj). Per cfare diskutojme ne e cfare diskuton ti! Arben Ndoka ishte i 3 ne listen e qarkut Lezhe dhe ne rrethin e Lezhes PS ka dale shumice, Arbeni eshte votuar. Problemi qendroi tek i dyti i listes, Armando Prenga qe mbulonte zonen e Kurbinit e qe ishte para Ndokes ne liste. Armando prenga doli minus 7 000 vota ne Kurbin, cfare skishte ndodhur me pare. Kjo humbje e PS ne Kurbin ne zonen qe mbulonte Armando Prenga i hoqi mandatin e 3 PS, qe perkonte me mandatin e z Ndoka, pavaresisht se Armando prenga doli deputet se ishte i 2 ne liste. Keshtu qe para se te hedhesh informacion te gabuar ketu, futu vella tek faqja e KQZ-se dhe shiko te dhenat zyrtare per 23 qershorin.

  • Lezha nuk eshte New-Yorku, ne Lezhe nihen njerezit me rrenje e dhemballe besoj. Keshtu qe ata njerez atje ne Lezhe qe e kane votuar duhet ta njohin shume mire, duhet t’ia dine dhe historine e tij. Fakti qe e kane votuar masivisht tregon qe ata e respektojne dhe ky z. Ndoka eshte dikushi atje. Nga ana tjeter, une qe skam lidhje me Lezhen dua qe opozita ime te jete e pranishme ne parlament te diskutoje ligje me rendesi kombetare e jo te merret ka mbi 2 jave me kete zoterine. Kush eshte ndryshimi midis nje grupi muzikor dhe grupit te PD-se? – asnje ndryshim…asnjeri grup nuk merren me politike. Politika behet ne parlament e komisione jo ne konferenca shtypi mbi jeten e Arben Ndokes. Ka mbi 2-3 jave qe PD i ka braktisur misionet e saj qe ia ka deleguar populli me 23 qershor e merret me kete zoterine, sinqerisht na kane lodhur me kete histori.

    • Rudi,,,,,,
      Mos u merr me politike, as me opoziten,, se te lodhka shpejt.
      Bo nanji gjo tjeter,,,,nanji gjo qi ke zanot,,,, he rrush.

      • Ajo qe kam zanat une behet dyshe, po ce do se ata si puna jote qe sdine shqip nuk marrin vesh nga ai lloj zanati.

  • z. Arben Ndoka eshte thjeshte kurbani politik i mungeses se nje kauze politike reale te Partise Demokratike. Meqenese kane gati 1 vit qe kane rene ne opozite, kauza politike mungon, skandalet e ish-qeverise po u dalin sheshit, percarjet dhe lufta e klaneve te brendeshme prezente dhe sa vjen e rritet, zgjedhjet lokale po afrojne etj etj, per shkak te gjithe ketyre e gjithe PD mblidhet e gjejne si rruge shpetimi akuzimin dhe baltosjen e Arben Ndokes. Partia Demokratike akoma nuk e ka kuptuar se te besh opoziten ne 2014 nuk eshte njesoj si ne 1999 (edhe pse atehere kishte opozite me te forte se sot), kohet kane evoluar e politika ka progresuar. Pas 23 qershorit PD duhet te kishte kuptuar qe populli gjykon, dhe humbja e zgjedhjeve nuk ishte as per fajn e Arben Ndokes as per fajn e PS por faj ishte i vete atyre dhe populli gjykoi me verdiktin prej 1 milion votash kunder. Arben Ndoka nuk eshte as Stalini as Hitleri qe te kthehet ne nje kauze politike qendrore per 3 jave, eshte thjeshte nje deputet i parlamentit tone si 139 te tjeret.

  • jam dakort me komentuesit e mesiperm, Arben Ndoken e njohin te gjithe ne Lezhe dhe te gjithe gezojne respekt per te. Arbeni ka bere fushaten me te madhe qe ka bere ndonjehere ndonje parti ne Lezhe. Partia demokratike me keto marrinat e veta nuk na genjen dot ne popullin e lezhes se ne e njohim Arbenin dhe e perkrahem e votuam, por qellimi i ketyre rrenave eshte qe te perhapi tymnaje ne opinionin publik ne Tirane. Populli i Lezhes e do Arben Ndoken!

  • e njoh Arben Ndoken se e kam pas komshi ne Lezhe. Ata qe e njohin e dine mire qe Beni eshte shpirt njeriu dhe ska lidhje me keto akuza. Beni vjen nga nje familje e perndjekur qe ka vuajtur shume, cdo gje qe ka arritur ne jete e ka arritur me mund e pune te ndershme. Problemi i Benit (dhe vecoria e tij me e mire) eshte se nuk behet pjese e lojrave te uleta politike. Ne kemi pare qe ne parlament aty shahen me farefis e akuzojne njeri tjetrin per lloje-lloje gjerash…pikerisht ketu limitohet Beni. Kjo u pa dhe me konfliktimin mes tij dhe Gent Strazimirit, qe per te thene te verteten eshte si ato grate e kqija qe merren me llafe e ankohen gjithe diten. Respekte Arben ndoka e te pafshim lart e me lart ne karriere!

  • Ben Ndoka ka ndihmu shum njerz ne Lezhe edhe pa u ba deputet. Eshte djal i rrall dhe shok i mir per kush e njef. Ben ndoka e ka sakatu partin demokratike ne lezhe e si duket tash pd duhet me akuzu me marr hak.

  • Respekte z. Ndoka, mbetesh nje perfaqesues dijnitoz pavaresisht lojrave te pabesa politike te Partise demokratike!

  • Sulmi ndaj Ndokes eshte nje levizje me e keqe se populizmi Kinez. Kjo tregon se ne çfar niveli ka rene politika Shqipetare, turp turp. A eshte kjo nje lufte klasash e re dhe qe ne kemi 24 vjet qe e shajme aq shume. Une them se kjo qe po behet sote ndaj deputetit Ndoka eshte me e poshter se lufta e klasave, sepse kur ti me sherben mua per 8 vjet je i mire dhe bukurosh kurse kur ti del kundra je kriminel dhe fytyr shperlar. Une nuk dua te marre ne mbrojtje Ndoken sepse ai mbron vetveten e tije por ajo qe me lendon eshte fakti se : Ne legjislacionin Shqiptar thuhe se kur nje person eshte i padenuar ose ka perfunduar afatin e mbajtjes ne regjister si i tille leshohet deshmi penaliteti nga Ministria e Drejtesis. Une po shtroj nje pyetje per Berishen dhe ish ministrin fytyr verdhacukun Halimi se perse e paisi Ndoken me nje deshmi te tille pastertie dhe u zgjodh deputet. Kjo tregon se Berisha ter jeten ne komunizem dhe deri me sote eshte marre me deformime te realitetit dhe gjueti shtrigash dhe po i them se ke qen dhe mbetesh nje Shtrigan….

  • NE BOTE KA PLOT NJEREZ QE KANE BERE NGA 10 VITE BURG DHE PASTAJ KANE QENE KRYETAR SHTETESH, KA BERE NJE GABIM, KA KRYER DENIMIN QE I KANE DHENE ORGANET GJYGJESORE DHE KAQ. NUK DI TE KETE NE KUSHTETUTE NDONJE KLAUZOLE QE I HIQET E DREJTA PER TE ZGJEDHUR DHE PER TU ZGJEDHUR, OSE TE RIKTHEJME NE KRYE TE VENDIT HEROIN E POPULLIT ENVER HOXHA DHE KUSHTETUTEN E VITEVE TE KOMUNIZMIT DHE ARBEN NOKA NUK MUNDE TE ZGJIDHET DEPUTET. NDERSA PER BERISHEN, OPSIONI I AMBASADORIT KOSOVAR ESHTE SHUME I DREJTE.

  • Eshte vertet e frikshme se si mundet te qendroj akoma deputet nje njeri si ky krimineli, kontrabandisti, dhe prostitutaxhiu Arben.

    Eshte nje minus I madh per Edi Ramen fakti qe ai nuk e largoj direkt nga grupi parlamentar.

    Intervista duket qe eshte e tere e sajuar dhe pergjigjet nuk jan te Arbenit pasi kur e kam degjuar ne intervista direkte ne televizor duket qe eshte teresisht I pa-arsimuar dhe pa inteligjence.

    Ky deputet po I kushton shume te majtes, po e diskretiton te majten, dhe njerezit duket se jane pasiv se nuk kane cfare bejne por demi po I behet te majtes dita-dites.

    Ai vete nuk e kupton qe si perfaqesues I taxapaguesve ke detyrime ligjore por edhe morale, por duhet qe njerezit me te arsimuar dhe me etike te se majtes te marrin guximin dhe tja thone dhe ta largojne.

    Me duket tmerr kur mendoj qe njerez si ky me kartonin e deputetit kane ne dore fatet e shqiptareve.

    Turp per Edi Ramen, turp per te majten, dhe turp edhe per qyetetaret qe nuk organizohen e te demostrojne kunder tij.

  • Kush ashte ky “klajdi”, qe paska thane se Kurbini qenka mbyll mbrenda …ore lamash
    Kurbini i ka ba lufte “turkut” te sumes perhere dhe ka per ti bere lufte perhere, dhe kurbinasit nuk kane frike kerkan ne token e Zotit
    Por tani, ne keta kohe, kurbini na eshte mbushur me lloj lloj racash, duke filluar nga mierditori qe e kemi kufijar deri tek ai kosavari i kakes qe shkon te luftoje ne Siri, ne vend qe te mbroje trojet e veta nga Serbi.
    por nje autokritik si kurbinas duhet ta bej sepse kemi nevoje te gjithe:
    “Horri qe eshte Horr, te rrije tek shpija e vet”, por çfar ndodh nga anet tona? politikanet qe vijne nga Tirane i kane frike zonat Tona dhe shkoj duke zgjedhur nga nje “Horr” per ti mbrojtur dhe ndihmuar….kjo ka vite qe ndodh ne zonat tona.
    Tani se kush ka qene ky Zoteria … e thone vete letrat ne rast se jane te verteta ! kurse, se kush eshte tani ky zoteria e din vetem Zoti sepse Zoti i njeh zemrat e njerezve.
    por ky realiteti i te fortit (kaubojsat e te tretit milenio) tek zonat tona eshte shume e perhapur, per ket bejme thirrje qe njerezit, ne raste kur kane kusherinj – miqesira – kruqesira …, Largohuni o njerez nga keta njerez sepse nuk jane hajria e vedit – si thote shkodrani, duhet te votoni njerez te rinj, intelektuale – me virtute – njerez te trajtushem dhe jo arrogante, creative dhe jo naive, njerez qe mbrojne te verteten e te drejten dhe jo ato qe kane frike nga e verteta etj.

    • Mhill fufi i mbylli brenda te gjithe kurbinin dhe manipuloi votat. E them dhe une qe po mos te ishte ben ndoka ne lezhe te njejten gje do bente dhe ne lezhe

    • M Fufi, deputeti i PDse, qe vrau me 23 qershor u mbylli brenda dhe manipuloi dhe votat ne mamurras. Armando Prenga dhe Mhill Fufi kane mbuluar Kurbinin ne parlament, Tur Bardhi dhe Ilir Fufi kane bashkite e Lacit e mamurrasit.

      Keshtu qe mos na bej moral ti per Kurbinin per keto gjera!

  • Ben Krimineli qe doli deputet duke kercenuar dhe marre peng djalin e deputetes, jo vetem kaq por Ben bastardi nuke duhet te harroj vitin 97 qe me ne krye nje tjeter hajdut vellai i tij Sander Ndoka kane vjedhe te gjitha bankat e lezhes,ku Arbeni u largua per ne itali ne zanatin e vjedhjes,droges dhe prostitucionit….pasi i mori nje deftes fallco tek universiteti i Mark Frroqit ku Ed Rama e beri deputet tani kerkon te luaj dhe rolin e cubit….Naci nga manatia.

    • shikohet nje tendence per te vjelle vrer ndaj figures se Arben Ndokes ketu ne komente, kur Arben Ndoken e njeh e gjithe Lezha dhe populli lezhian e ka treguar me vepra respektin qe ka per Arben Ndoken.
      Ju sic duket skeni cfare beni, jeni njerez te degjeneruar e te deshtuar ne jete ndryshe nga z. Ndoka e filloni trilloni historira ketu per ta zbukuruar jeten tuaj mjerane po c’teksirat ka Arben Ndoka me u fut ne historite tuaja e c’teksirat kemi ne te elxojme perralllat tuaja prej deshtakesh. Lexoje Naci se per ejten tende prej deshtaku interneti po flas. largohu Naci ti nga droga.

    • Te dashur miq nje person qe me ka permendur emrin ne status duhet ta di se une e dii mirse kush eshte ai . eshte fundi shoqerise eshte personi me i urryer ne mjedisin qe jeton , qe as familja e vet nuk e don mua nuk me ngarkon ai ordiner dhe opinioni ati na njohin qytetaret mu dhe ate ai eshte thjesh nje injorant ne opinjonin tim, si per mire si per keq ma japin qytetaret por dua ti them ati se do tia kthej pergjigjen. na qenka dhe demokrat i madh nuk eshte gje tjeter pervec se nje shpellar ishte i merzitur per pd do dale ne pension ne opozit kishte bere nje intrik per banken , por du ti them se e din mbare opinjoni se kush e ka bere ate pune demokratet tuaj ish pushtetare te asaj kohe se model i keti tipit kane qene . kishte vene berisha ne drejtim bandita qe sot nuk kane kurajo te jen qytetare te lire une kam punuar gjith jeten time ne pune shteti dhe me djersen time dhe vazhdoj te punoj kam mbaruar dy shkolla te larta ekonomik dhe juridik plus master kam dhe licensen per avukat pra nda i drejtohem ati injorantit se te beje kujdes sepse ato qe shpif ai jan shpifje te renda qe i kalojne private te shikoje problemet e veta qe nuk e din se si i ka kaq injorant eshte ka hyre aty ku nuk mund te dale me , une kam pas detyra te larta partie gjith jeten vellai im qe eshte deputet ka qene drejtues i larte gjth jeten e tii . Un i kam sherbyer popullit dhe do vazhdoj ti sherbej gjith jeten .

  • O zeqo! PO me ata FUFIN tend a ke ndenjur ndonjehere ne tavoline? A mos eshte vrare ndonje i pafajshem nga ai diten e zgjedjjeve?

  • …..o Arben po ctu desh me ket interviste , kaluan 3 dite dhe te harruan fare, se plasi skandali tjeter , ti cfare kerkon mor burre qe ben zhurme, rri e mos u ndi se shpejt ,nuk do ta dine mileti qe ke qene ndonjeher deputet

  • KY QENKA KRIMINEL FAMILJE E MIRE.

    VETEM NGA FAKTI QE NUK ESHTE I SINQERTE NUK MERITON BESIMIN E PUBLIKUT.

  • Ky Arben Ndoka si deputet eshte ne vendin e gabuar. Sa per ata qe thone se eshte votuar, kjo sepse ka paguar. Se si ka vrases me pagese, ka dhe deputete me pagese. Nuk kujtohej njeri per kete Ndoke po mos ti kishte paret me oke.

  • O Kol Frakusha, nuk e di se i del ne mbrojtje Arben Ndokes eeshte pune jote vec si maloesor po ta them qe raca nNdoka ne lezhe eshte race spiuni sespe ishin te persektuar dhe per te mbijetuar bashkuan me sigurimi. Sikur ti bashkosh gjithe racen Ndooka nuk e plotesojne dot nje shkolle te mesme kane nga 1 klase e nga 1 semester shkolle secili. O Kol Freakusha jane rrobe te trash, te pabese dhe kane vendosur pasuri me pabesei pritash e me trafiqe femrash droge, klandestinesh pasaportash ccdo lloj krimi tjer. Mos u shiko kollaret dhe lekt, por shikoumoralin qe i kane te qelbt. Nuk mund te quhen njerez te mire se janpin ndonje thes mile ne Lezhe tek magjypet, se kete e bejne per te pastruar fytyren e qelbt qe kan. jan familje kriminale. Luksin e kan ndertuar mbi krime o Kol Frakusha i mjere qe mund te jesh viktime e ndonje tehsi mielii qe te kane dhene keta kriminele

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *