“Zhduket” dëshmitari kyç për vrasjen e Dritan Lamaj?

Bledar Lumani

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda pritej që sot të paraqitej dëshmitari kryesor për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.

Por, Arben Ndoka është shpallur i “zhdukur”.

Ai nuk është paraqitur në seancën kundër Arben Frrokut, që është i dyshuari kryesor për këtë vrasje.

Arben Ndoka ka pretenduar më parë se e kishte a parë Frrokun në vendin e ngjarjes, natën që u vra kryekomisari Dritan Lamaj.

Por, avokatët e Frrokut thanë sot se ai është zhdukur.

Sot u zyrtarizua shkresërisht se ky dëshmitar ka humbur kontaktet.

Ai nuk ekziston, ose nuk është në dispozicion të akuzës, që e ka sjellë si prove”, tha avokati i Frrokut, Genc Gjokutaj.

Për këtë arsye, ai ka kërkuar lirimin me kusht të klientit të tij.

Por, kërkesa është hedhur poshtë nga gjykata./b.l

Share This Article
9 Comments
  • Kjo eshte e tmerrshme. Qetesia e atij vrasesi do te thote se i ka krahet te sigurte. Kur vrasin kryekomisar imagjinoni more njerez cmund te na bejne ne te tjereve. Familje kriminelash koke e kembe po fajin e ka teresisht populli qe voton vellain e ketij duke ditur cfare krimineli eshte

  • Kjo ishte marrveshja Rama ….Mark Frroqi per te nxjerre Arben kriminelin nga burgu…nese ndodhe dhe kjo ligjin ne shqiperi e ben i forti hori..drogmeni…

  • O Flori! Ti ke plotesisht te drejte. Keshtu mendoj edhe une. Sot ligjin e ben i forti, e bejne leket. kush ka leke ka ligjin me vehte. Na rrofte ne burrave te ndershem qe jetojme me djersen e ballit! O ç’ fatkeqesi per kete vend e per kete popull!

  • O Z.Rama,pse kjo heshtje e thelle ndaj vjedhjes skandaloze te bankes se shqiperise.Nqs nuk je i zoti ta qeverisesh me ndershmeri kete vend,e tu japesh denimin e merituar hajduteve ne pushtet ,me mire jep doreheqjen me nder .VENDOS PIKAT MBI I z. Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *