Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk është në fenë e shqiptarit, që të presë koka.
Ai i referohet myslimanëve shqiptarë që kanë shkuar të luftojnë në Siri e Irak.
Mustafa thotë se feja ka marrë përmasa të frikshme ndër shqiptarët.
“Të dashur miq,
Vitet e kaluara, popullata e Kosovës cilësohej më optimistja. Optimizmi është veti e mirë, sepse njerëzit mendojnë pozitivisht dhe shpresojnë për një të ardhme më të mirë. Njeriu nganjëherë bën luftë me vetveten, se a duhet të kritikohen aq shumë e aq rënd institucionet në Kosovë, të cilat lindën nga flijimi i shumë njerëzve, familjeve e gjeneratave.
Thjesht mund të vërehet se tranzicioni në të cilin po kalojmë, na ka gjetur të papërgatitur: njerëzit i bëri të etur të fitojnë shpejtë e të korruptohen, shkollat i përplasi me ide dhe eksperimente të atyre që nuk vlenin as për pesë pare në vendin e tyre, por erdhën “të reformojnë” e ta fundosin arsimin tonë bashkë me njerëz me diploma “fast food”, siç thotë një profesor dhe mik i imi; feja ka marrë përmasa të manifestimit me uniforma dhe mjekra, që nuk u ngjajnë qytetarëve tanë e me individë që në vend të misionit të besimit në zot e dashurisë për njerëzimin, mbjellin urrejtje fetare e gjinore, vrasin njerëz e presin koka duke u bazuar në Allah.
Ne kemi nevojë t’i ndalim këto dukuri, kemi nevojë që shtetin tonë ta kthejmë dhe ta zhvillojmë në binarë normal. Nuk mjafton vetëm të distancohemi ndaj njerëzve dhe veprave të llahtarshme të tyre, ndaj atyre që po e plaçkitin çdo ditë këtë vend e ndaj atyre që duhet të përgjigjen për vrasje e ekzekutime. Në duhet të tregojmë guxim dhe gatishmëri për të zbatuar drejtësinë. Ne, institucionet dhe qytetarët e këtij vendi. Të tjerët mund të na ndihmojnë, por nuk mund t’i bëjnë punët tona”, thotë Mustafa./b.l

Kur je i shartuar me serb aty e gjen lumturin qafiri.
O Naci,e lexove perse behet fjale ketu.
Perse hyjne ketu serbet.
Duket se dhe ti je ne rrugen e vellajt tend qe pret koka.
Jam kundershtari me i madhe i ideve te Rugoves,rrjedhimishte edhe i joti,por ketu ke folur si thoni ju nga veriu,bash si burrat,nje shqiptare nuk vepron me makabritete te tilla,ka menyra ekzekutimi me fisnike,nqs e mbush kupen.
Nuk eshte fe ajo qe perfaqsojne ata kanibalet andej mor njerez!
Problemi eshte se nder shekuj eshte abuzuar me emrin ZOT, PERENDI, ALLAH, JEOHVA a ku ta di une!
Nuk kane asgje te ngjashme e jo me te perbashket kta pseudo besimtare mysliman apo edhe te krishtere qofshin, si rasti i atije kanibalit qe vrau ter ata vete vetem se ishin te veshur me perce e kishin besim mysliman!
Per mendimin tim ishim me mire ne kohen e xhaxhit kur nuk mereshim me fet, sepse tani edhe ata pak veta qe realisht i zbatojne ritet dhe rregullat qe feja e vet ja cakton, perfshihen e pergjithesohen me keto kanibal qe gjasme i perkasin njeres apo tjetres fe!
Une personalisht jam i mendimit qe eshte dicka qe ka krijuar gjithcka, por kjo apo ky nuk ka te bej fare me fete, bestytnite apo njerez qe hiqen se vin ne emer te zotit a ku ta di une.
Keshtu qe, eshte mire qe te mos influencohemi e te mos ndikoheni negativisht nga shembuj te tille qe vetem percarjen kane si qellim!
Jemi te gjithe banore te ketije planeti dhe duhet te jemi ne harmoni me njeri tjetrin, fundja ky eshte morali i te gjith manualeve fetare :)!
Kalofshi mire e ju pafte syu vetem gezime e qetesi!