Të marrë pa emër
Ka pasë qenë një kohë që të marrët e qytetit kishin të gjithë emër, që nga Gëzim Kulufi te Ver Llapa, apo Tak Budallai. Sot, rrugët janë plot me të marrë të rinj, njerëz që ndjekin hënën në mes të ditës me monologje të gjata, por ne nuk njohim asnjërin prej tyre. Qytetet, janë pasqyra e atyre që i kanë ndërtuar e jetojnë në ta. Tirana, në këtë aspekt është një qytet i pajetueshëm. Nëse keni dyshime, ju ftoj të shihni sesi ata që ndërtuan goxillën prej betoni të tranzicionit po largohen me vrap për ët blerë shtëpi në periferinë-fshat.
Të pasurit po ikin nga Tirana
Sot, kushdo që ka bërë para, përfshi vetë ndërtuesit po nxitojnë të blejnë shtëpi në rezidencat jashtë qytetit. Bashkë me ta, politikanë e gazetarë. Nëse Tirana do të ishte një qytet i jetueshëm, do të ishin duke bërë garë për të blerë apartamente në qendër. Por jo. Madje, njoh njerëz që po shesin rezidencat në periferi të Tiranës – deri dje vende shumë të shtrenjta e të preferuara – për të ikur akoma më larg, atje ku janë resortet luksoze me pak fshat artificial afër. Nuk është çështja që po ikin, por pse po ikin.
Nëse më parë bëhej garë se kush të vinte, madje sa më në Qendër, tani ka nisur shfryrja në krah të kundërt. Pasi e shkatërruan qytetin e sidomos pjesët e qendrës (vendet më të jetueshme tani janë Kombinati e Lapraka, për sa i përket dendësisë, rregullsisë dhe shërbimeve) me kulla të larta të ngritura nëpër lulishtet, fushat e sportit e trotuaret e dikurshme, tani po ikin.
Arsyeja e parë pse po ikin, është që Tirana është një qytet stresant. Pasi ndërtuan – politikanë e biznesmenë bashkë – një qytet ku për të mbaruar çfarëdo pune duhet të kesh me makinë, por ku dendësia është e tillë që edhe sikur të parkonim si krevat marinari prapë vendet e parkimit nuk do të mjaftonin, vendosën të na lënë neve këtu brenda makthit që ndërtuan vetë, e të ikin. Dikur nga qendra në Porcelan mund ta bëje për 10 minuta me biçikletë. Tani duhet gjysëm ore me makinë.
Duhet të shkosh në aeroport për të kuptuar se çfarë ajri thith në Tiranë. Dikur, uji i çesmës ishte i pijshëm, sot, pihet vetëm ujë shishesh. Tani po shesin ajrin e pastër të periferisë.
Këtë qytet të pistë, me super trafik e ajër të ndotur, ua shitën atyre që nuk merrnin vesh nga qyteti por që kishin ca para kesh në gjendje. Dhe kishin parë Tiranën në ëndërr.
Anti-qyteti
Keni dëgjuar për Mostrën e Don Boskos? Me siguri nuk ekziston dhe është thjesht një legjendë urbane. Por, është kaq e besueshme që Dom Bosko të pjellë mostra, sa për të marrë një shembull. Fëmijët në pallatet e Dom Boskos nuk dinë ç’është bari, dinë vetëm çimenton. Komshinjtë e tu janë ata që pështyjnë në ashensor, ulërasin nëpër shkallë, shkundin tapetet nga ballkoni sipër teje. Mund t’ju tregoj një lokal në Dom Bosko çadrat e të cilit janë me pika të djegura. Dom Bosko është pjesë e qytetit, por nuk mban erë qytet. Mban vetëm era spital e djersë. Dëgjohen vetëm buri dhe sirena. Merret vesh me britma ose të shtëna.
Anti-qytetarët janë ata që banojnë tashmë qytetet. “Çunat e Tironës” po ikin tashmë nga “Tirona”.
Miti i “çunit të Tironës”
Fraza “çun Tirone” e përdorur pa kujdes nga Kryeministri para do javësh me rastin e një vrasjeje të bujshme është më se e kualifikueshme si racizëm (të paktën në gojën e Kryeministrit). Do ta kaloja frazën me një miratim të heshur nëse ata që mund të klasifikohen si “çuna Tirone” të kishin bërë diçka për “Tironën”. Në fakt, ata morën pjesë aktive në shkatërrimin e tij. Në funksion të bërjes së parave, çbënë Tiranën. Tani, po ikin për të jetuar në një vend që është e kundërta e këtij që ndërtuan: dendësi e vogël, ajër i pastër, qarkullim i kufizuar makinash. Normal, të marrët nuk do lejohet të qarkullojnë. Kam bindjen që në rezidencat e veçuara do të lejohen vetëm të marrë autoktonë.
Është kohë plazhi, dhe e di që mezi prisni të relaksoheni. Por, monstra prej betoni, smogu e uji në shishe, ju pret aty kur të ktheheni. Përveçse nuk bindeni që jeni ju që jetoni aty që duhet të bëni diçka. Burrelsa, tepelenas, beratas, kuksianë e sarandiotë. Të bëni diçka për Tironën, që e shkatërruan sidomos çunat e Tironës me pushtet e pare.
Vijon…

TIRANA E SOTME ESHTE MBUSHUR ME TE CMENDUR DHE LYPESA DHE NUK MUND TE ECESH PER NJE SHETITJE NORMALE ,PRANDAJ AI QE KA PARA BLEN JASHTE TIRANES PER TE PUSHUAR NORMALISHT ,CUNAT E TIRANES E PRISHEN TIRANES DUKE BERE PARA ME TOKAT E SHITURA ,KRIJUAN HENDEQE ME TE ARDHURIT KUR KETA JANE NDERTUESIT E QYTETIT..
Këshilla të pakëshillueshme
Kujdes, kur të hidhni plehrat! Kujdes!
Vendosini me kujdes dhe gatitur,
si vazon e porcelanit në etazher.
Padyshim që ndokush i uritur
do vijë të kërkojë pa u ndjerë.
Mendoni dhe për të, të mos lodhet!
Jo se kushedi se ç’do gjejë!…
Porse në mbeturinat që hodhët
do zbulojë diçka, t’a ushqejë.
Kujdes kur të shihni lypsarët,
simbolin tonë të venitur.
Për të cilët nuk jeni shkaktarët,
por as të pafajshmit e ndritur.
Në teprofshin ushqimet e darkës
dhe veshjet që lini mënjanë,
kujtohuni për botën e varfër,
që përnatë rrëmon në kazanë.
Do bërtasë ndonjë guximtar:
– Sa e poshtër kjo zgjidhje! Krejt…
E vërtetë, por dreqi t’a marrë,
e kemi humbur luftën e drejtë.
Kujdes pra, kur t’i hidhni plehrat! Kujdes!
Largimi i te pasurve nga qendra e qyteteve dihet dhe kudo keshtu eshte, ata kane lagjet e tyre ne cdo vend te botes, nuk po na thua ndonje te re.
TORRJA I LAPRAKES
Kulufin, Llapen e Tak Budallain te them te drejten nuk i kisha degjuar me pare. Duket se jane pasardhesit e Shaban Hunderrit e per me teper te Torres se Laprakes. Dhe kam kaluar nje pjese te mire te jetes aty ne Tiranen e “çunave te Tirones”, te cilen i shtrenjti Koloreto po e poshteron.
Ajrin e ndotur e thethit edhe aty ku zhvillimi ka kapur majat me te larta te historise njerezore, ku domatet e kuqe si gjaku arrijne te durojne edhe nje muaj, ku byfteket e berxollat marramendese e kupton se nga vijne vetem duke i tiganisur, ku dallon ngjyrat e ylberit si ato te naftes se padjegur te dale nga skapamentet e makinave per tu perhapur ne plloçat e ujerave te qelbura ne rruget plot gropa te Tiranes.
Jo se nuk ke te drejte me arkitekturen e perdhunimit te bukurise, te cilen mjeshter si Artan Shkreli ja mballosen Tiranes qe s’ishte tij, as per lindje e as per “çun tirone”.
E di si u shpreh projektuesi i “salles se hartave” te Kryeministrise pak dite me pare me Ilva Taren (jo Torren !) : pjata karakteristike e kuzhines shkodrane eshte “paçamuri me zhigla derri”, dhe per tu bere me “radikal shik” citoi ne italisht nje date historike: millenovecento e njishi !!. Torres se Laprakes duhet ti ngrihet nje monument, sepse ishte ai qe me te vertete duhet konsideruar “çun tirone”.
Kam njohur edhe “çuna titrone” te vertete, se keto te sotmit aso kohe ishin “qurravece tirone”. Me disa prej tyre shokoheshe se qeshuri, siç mund te ishte i biri i Mehmet Shehut, nje huligan ne kuptimin e vertete te fjales, nuk i linte gje mangut edhe i biri i Kadri Hazbiut, pa permendur ate te Shefqet Musarait, bastardhe “tirone” pa shembull edhe sot. Mbaj mend edhe te tjere “çuna tirone” qe te linin gojehapur me thjeshtesine e miresine qe i dhuronin kujtdo. Nje i tille ishte Spartak Toska, shpresoj te jete shendosh e mire kudo ku gjendet. Nese do futeshin e gocat ne kete rrang, akoma mbaj mbresa per Pranveren e Nexhmijes, nje gjigante thjeshtesie, apo Vera Bushatin e Fiqiretes, nje shpirt njeriu jo vetem per bukuri.
Asnje nga keta te fundit nuk gurgullonin “çuneri tirone”, andaj si une dhe shume te tjere qe njohen Tiranen e shume viteve me pare, ne “çuna tirone” perfytyrojme ata te paret, me vese e gangsterizma qe nuk kane karshillek edhe sot, e kur degjojme te krekosurin Edi Rama jam “çun tirone” ne mendje na vijne Torrja i Laprakes, Shaban Hunderri, Dilja e Xexes, Caja e Tabakeve me tere çengijet qe terhiqte pas, e Hazbinjte, e Shehet e Musarajte e djeshem.
Tirana edhe ashtu e mbytur ka sharmin e saj, te nje metropoli si shume te tjere. E bene te tille me kokeboshesine qe i rriti ata qe vetequhen “çuna tirone” qe deri dje ishin vetem “qurrace tirone” e aspak me shume.
Kjo fraza “cun Tirone” nenkupton se Kryeministri jone eshte qesharak….Dhe me mentalitet mesjetar …..
Ky qenka komplet defcent kur flet me kete lloj gjuhe ….
Interesant eshte se te gjithe keta politkanet qe jane “cuna Tirone;” jane te gjithe trapa –Kane nivel tejet qesharak ne politike —Duhet vendos ne kushtetute qe ne politke te mos lejohen “cuna Tirone” se jane te gjithe pa perjashtim deficente te skajshem
Po derisa ne krye te qeverise kemi Lymin e Tutit nuk ka si te mos mbushen rruget me te marre jo vetem te tiranes po te gjthe shqiperise
Si ne cdo gje edhe tek vlerat sociale Saleh Edi Ram Berish Nanot , vjedhin namin dhe vlerat qytetare te “çunave te Tironës” te viteve 75-90 .
Keta hajdute te pacipe , qenie pa asnje vlere qytetarie , por perfaqesues te nje degjenerimi te pafund human , ne qeverisjet e tyre nuk thirren asnje “çun Tirone” por i perçmuan keta te fundit deri ne fyerje duke i lene pa buke dhe ne zgjedhje te gomoneve ! Si mund te behej “shok” me Sali Berishen , me Fatos Nanon apo Edi Ramen nje çun Tirone ? Si mund te braktiste qytetarine qe i ushqeu Kryeqyteti me jeshil ne Europe , me njerezillek dhe humanizem tolerant aq te njohur , nje “çun Tirone” dhe t’i bashkohej harbuterise , vandalerise dhe hajduterise se Sali Berishes , Fatos Nanos , Ilir Metes dhe Edi Rames ?
Kjo s’mund te ndodhte kurre , prandaj keta u hakmorren kunder “çunave te Tirones” duke i lene qellimisht rrugeve , pa pune e pa buke !