Mezi e presim muajin Gusht

redaktor

SMS në DITA

Në 0689073730

 

I dashur z.Roshi, kryetar i bashkisë Kavajë. Ne tregtarët e tregut industrial mezi e presim muajin Gusht, dhe me ardhjen e emigrantëve dhe dasmave të kemi më shumë fitime e të mbulojmë krizën e 11 muajve të vitit. Por tregtarët e paligjshëm në trotuar ngjitur me tregun dhe të tjerë që nga ish-spitali, e kanë kthyer trotuarin në minimarket me miliona lekë mall, duke na konkurruar në rrugë të pandershme. Kërkojmë nga ju i nderuar kryetar, në emër të ligjit t’i largoni nga trotuaret sa më parë. Kemi shumë besim se do i jepni urdhër Policisë Bashkiake të zbatojë ligjin dhe vetëm ligjin. Edhe herë tjetër e kemi ngritur këtë shqetësim, por Policia Bashkiake ose është e korruptuar, ose është e paaftë ta bëjë këtë detyrim ligjor. Faleminderit Dita e dashur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *