A ka pasur një komplot 4 vjeçar në Bankën e Shqipërisë?

Bledar Lumani

Nga Habjon Hasani

Dje Guvernatori i Shqipërisë foli për herë të parë. Ai u shpreh se Banka që drejton ka marrë të gjitha masat që çdo ditë në vazhdim të jetë një ditë e sigurt për Bankën dhe qytetarët dhe se po bashkëpunon ngushtë me prokurorinë për të identifikuar të gjithë fajtorët e kësaj skeme manipulative, duke theksuar në mënyrë të veçantë se skema në fakt u denoncua nga vetë Banka e Shqipërisë. Kjo deklaratë e Fullanit ka shkuar dje në harmoni dhe me një sërë deklaratash politike që kanë funksionuar kryesisht në të njëjtën linjë mesazhi me të Guvernatorit. Më herët, Banka kishte bërë dhe një njoftim zyrtar në emër të institucionit, duke e klasifikuar vjedhjen si vepër të një numri të ngushtë ‘punonjësish keqbërës’ dhe duke vënë theksin se vjedhja ishte kryer në një Magazinë me rol transitor ku kryen operacione financiare, por se thesari i shtetit, pasuria në ar dhe valutë e shqiptarëve, kasaforta e shtëpisë sonë të përbashkët ishte e ruajtur mirë me kamera dhe atje nuk hynte dot kush.  Ky ishte një sqarim i tepërt në fakt, pasi deri më sot askush nuk ka pretenduar se vjedhja kishte ndodhur në kasafortat e rezervave dhe thesarit, por në një tjetër vend, në Magazinën e Vlerës, që si rregull duhet të jetë gjithashtu një vend i ruajtur mirë, po mirë fare ama.

Çudia mes Bankierëve

Por ndonëse një vend që si rregull duhej të ishte tepër i sigurt, ku ndërhyrja duhej të bëhej vetëm nëpërmjet një procedure strikte që përfshinte të paktën 4 persona, dy prej të cilëve duhej të ishin të dërguar direkt nga Drejtori i Përgjithshëm i Inspektimit. Ndonëse ishte një vend ku auditi i Bankës duhej të kryente  kontrolle periodike gjatë vitit, i arrestuari Bitraj ka thënë se në këtë vend vidhte sasi lekësh që prej 4 vitesh. Nga ana tjetër, Banka është shprehur se në këtë rast mungonin rreth 730 milionë lekë, ku 130 milionë ishin marrë nga arkat me lekët e vjetra të dedikuara për asgjësim, ndërsa pjesa tjetër ishte marrë nga kartëmonedhat fringo, rezervë të Bankës që i shërbejnë asaj për t’i hedhur në treg. Kjo situatë, ka krijuar së fundmi shumë debate mes komunitetit të Bankierëve në vendin tonë. DITA ka kontaktuar disa syresh për t’i konsultuar dhe të gjithë kanë vënë theksin sidomos në një fakt: “Nëse Bitraj ka thënë se e kryente prej 4 vitesh këtë proces dhe kjo është e vërtetë, atëherë kjo sasi prej 730 milionë lekësh është vetëm grabitja e fundit pasi skema ka funksionuar si “Qark i Mbyllur” dhe për mrekulli prej kohësh. Po çfarë është një “Qark i Mbyllur”?

Implikimi i Bankave Private

Sipas disa ekspertëve në bankat shqiptare, manipulimi i lekëve që ndodhen në Magazinën e Vlerës mund të ndodhë nëse procesi bëhet qark i mbyllur dhe nëse cikli i skemës manipulative mbyllet. Për t’u arritur kjo skemë mashtruese, duhet patjetër që jo vetëm të ketë vullnet nga zyrtarë të Bankës së Shqipërisë por dhe bashkëpunim nga Bankat Private të Nivelit të Dytë. (BND). “Shikoni, Banka e Shqipërisë nuk punon me individë në sasi të mëdha, operacionet i kryen me bankat private. Në çdo rast problemi nuk është të vjedhësh por si të fshehësh gjurmët. Dhe gjurmët nuk mund të fshihen nëse truku ndodh vetëm në Bankën Qendrore por duhet se s’bën të kesh dhe bashkëpunimin e një apo disa bankave private”, – tha një ekspert i kontaktuar nga DITA. Ai ofroi për gazetën dje dhe një skemë-alternative që sipas tij është diskutuar gjatë këto ditë dhe është përfolur mes rretheve të bankierëve si një skemë që mund të ishte vënë në zbatim nëse vërtetë në Bankën e Shqipërisë lekët e Magazinës së Vlerës preken prej 4 vitesh siç Bitraj thotë. Tashmë i mbetet prokurorisë të zbulojë nëse bëhet fjalë për një grabitje ordinere të Bitrajt në atë Magazinë apo për djegien e një skeme që funksiononte prej vitesh dhe që kësaj here mund të ketë çeduar. Por prokuroria nga ana e saj, ka vendosur që vlerësimin e situatës si fillim t’ia besojë vetë Auditit të Bankës, ndonëse ky audit, ka një përgjegjësi ekskluzive në rast se Bitraj thotë të vërtetën kur pretendon se grabiste në Magazinë prej 4 vitesh.

skema

Pasuria e frikshme e Ardian Fullanit

Guvernatori i Shqipërisë, Ardian Fullani, për vite me radhë është akuzuar në media për abuzimet në këtë institucion. Madje, opozita e djeshme ka qenë kritikja më e fortë e tij. Edhe pse tashmë duket se ka ndryshuar mendim.

Por, vjedhja e Bankës së Shqipërisë kë rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes pikërisht atë, Ardian Fullanin. Bledi Mane ka bërë një editorial për të tek TemA, ku tregon pasuritë e frikshme që ka Ardian Fullani. Pasuri për të cilat askush nuk flet nga mediat.

“Vjehrri i guvernatorit, Bajram Xhaja, babai i gjykatëses Arjana Fullani, është aksioner i Fabrikës së Tullave Prezë dhe qysh prej 8 vitesh ka marrë 15 milionë euro kredi nga 4 banka të nivelit të dytë në Tiranë e deri tani nuk ka shlyer asnjë këst. Bankat kanë frikë t’ia kërkojnë për shkak se dhëndri i tij mund t’i penalizojë. Nëse doni më shumë informacion, shfletoni regjistrin e kredive të këqija.

Guvernator Ardian Fullani ka në pronësi një apartament 230 metra katrorë në Bllok, është duke ndërtuar një vilë në Farkë, ka në pronësi një vilë në Golem, ka në pronësi një vilë në fshatin e Samir Manes pas TEG-ut me vlerë rreth 1 milionë euro, komshi me Gjin Gjonin, një vilë me vlerë 250 mijë dollarë në Mavrovo të Maqedonisë, një dyqan 400 metra katrorë te TEG me vlerë 800 mijë euro në emër të vajzës së tij, Fiona Fullani. Bashkëshortja Arjana Fullani dhe e bija e tij, Fjona Fullani, i janë nënshtruar operacioneve për ngushtim stomaku dhe vendosje unaze në një prej spitaleve të Los Angeles në Amerikë me vlerën e 46 mijë dollarëve amerikanë.

Fëmijët e tij tashmë të rritur, Fjona dhe Erik Fullani kanë ndryshuar rreth 21 kolegje dhe shkolla private në Shqipëri dhe disa vende evropiane ku kanë dështuar totalisht. Madje edhe pagesat e shtrenjta për shkolimin e vajzës në Universitetin Luigi Boçoni rreth 18 mijë euro në vit rezultuan fatale derisa pas shumë përpjekjesh të dy fëmijët u diplomuan në universitetin evropina të Henri Çilit në Tiranë”, shkruan Mane.

Një pasuri, që Fullanit do t’ja kishin zili edhe homologët e tij në vendet më të pasura të botës.

***

Gazetari Hoxha: Bitraj s’figuron në listën VIP të kazinove. Në burg kokat e turkut, jo dirigjentët

Ardian Bitraj nuk figuron të jetë në listën e personave VIP të cilët pronarët e kazinove të kryeqytetit disponojnë, ndërkohë që dyshimet janë se këto para janë shfrytëzuar nga një rrjet i mirorganizuar brenda stafit të BSH. Artan Hoxha, gazetari investigativ i emisionit “Xhungël”, thotë se dyshimet e para nga hetimet janë se këto para ose mund të kenë dalë jashtë, ose mund të jenë investuar në Shqipëri për të blerë pasuri të patundshme. Ndërkohë që thotë se çështja do mbyllet me këta që shkojnë në burg, po në burg do shkojnë kokat e turkut.

Komenti i gazetarit Hoxha: “Nuk kanë për të shkuar ata që duhet të shkojnë dhe të japin llogari”, u shpreh ai. “Thuhet që një person i vetëm i ka nxjerrë lekët nga Banka, pra ai super sistemi i cili është tenderuar nga kjo Bankë ka kushtuar me paratë e shqiptarëve dhe trajnimi i njerëzve aty, na e paska rrëzuar një punonjës i zakonshëm i Bankës, i cili ka mbushur xhepat dhe paska dalë me ato para nga andej për 4 vjet dhe është ulur në bastoret e lagjeve dhe aty ka vazhduar të humbi, sepse nuk ka fituar.

Se i bie që ky ka qenë fatzi i jashtëzakonshëm, humbi 7 miliardë dhe ky “mavri” nuk fitoi asnjë lek?!

Si është e mundur që këto para janë vënë në qarkullim në atë rrjetin e zi të lojërave të fatit dhe nuk ka asnjë informacion Shërbimi Informativ për të, nuk ka asnjë informacion Drejtoria e Pastrimit të Parave, sepse me ligj çdo kompani, çdo pikë bastesh, për shuma mbi 1 milion lekë të reja vë në dijeni Drejtorinë e Pastrimit të Parave?!

E dini ju që në çdo kazino ka sistem sigurie dhe sistemi i sigurisë i ka kamerat minimalisht 15 ditë. Ndërkohë mbahen deri në 5 vjet për rastet e dyshuara prej tyre. Jam interesuar para se të vija në emision se si sigurohej. Nuk figuron ky personi të ketë bërë këtë gjëmën e madhe. Nuk figuron ky lojtar kaq i madh në Tiranë.

A e dini që pronarët e kazinove në Tiranë dhe qytetet e tjera kanë një listë të klientëve “VIP”, sepse atje nuk hyn dikush që nuk ka lek. Si ka mundësi që në listën “vip” që kanë këta i ka shpëtuar pikërisht ky emër, ky punonjës i institucionit më të rëndësishëm, të siguruar.

Ky punonjësi te objekti X i ka shpëtuar këtij institucioni Y që mban vendin në këmbë dhe ca më tepër të dilet sot pa pikën e përgjegjësisë dhe të deklarohet pa patur ende një hetim të Prokurorisë.

Me kaq mundësi sa Prokurori i Përgjithshëm i ka vënë në dispozicion hetimit të kësaj çështje, unë e falënderoj atë për kurajon dhe guximin që ka marrë për ta hetuar i vetëm.

Kjo çështje do mbyllet me këta që shkojnë në burg, po në burg do shkojnë “kokat e turkut”. Nuk kanë për të shkuar ata që duhet të shkojnë dhe të japin llogari”, tha ai. Hoxha u shpreh se dyshon për një rrjet të mirorganizuar brenda BSH-së:

“Nga informacionet paraprake të hetimit që kam unë dyshimet e para janë që këto para janë shfrytëzuar nga një rrjet i mirorganizuar brenda stafit BSH-së i cili i ka përdorur për të kryer shkëmbimet ditore në tregun valutor të Tiranës. Këto para janë nxjerrë me dijeni të atyre personave që janë dirigjentët dhe grabitësit e vërtetë të kësaj.

Me dijeninë e tyre janë futur në treg, janë qarkulluar dhe futur sërish, sipas manovrave që janë bërë. Por, mesa duket, një pjesë dyshohet ose ka dalë jashtë shteti ose përdoret të jenë blerë pasuri të patundshme”.

Share This Article
21 Comments
  • Nese Ed Rama nuke e merr seriozisht kete skandal te Fullanit athere le qe ky eshte i lidhur deri ne palce me krimin dhe korrupsionin…por shqipetaret duhet te protestojne deri ne dorheqjen e qeverise…skandalet tani jane renditur, kriminel ne parlament…vrasja e Santos qe kurre nuke ka per tu zbuluar nga policia e Saimirit…..sheiku Fullani qe po ben ferlik me djersen e shqipetareve etj etj.

    • A mos ka ndonji lidhje vrasja e A. Santos me grabitjen e Bankes se Shteti Shqiptar. MOs ndofta Santo, si banker qe ishte, do te kete kutu se dicka po ndodh me Banken Shqiptare. Dhe i ka rreshei goj me ndonji i cili ka njoftu aty ku duhet . Dhe keshtu u detyrua ti mbyllin gojen.

  • Ne vend qe ti vihet qeleshe grabitjes se madhe sot po behet fjale per pavarsi te bankes si te jete institucion qe emerohet e shkarkohet vetem nga zoti. Vjedhja nxorri ne pah lojen makabre qe eshte bere keto vjet me varferine e skajshme te popullit. Njeri grabit siperfaqe te tera territori e ia dhuron gruas, tjetri grabit territore bendit e ia dhuron grekut. i treti s’ngopet e grabit para te thate dhe asnjerit s’po i hyn asnje gjemb ne kembe. Keto skandale nuk kane ndodhur as ne kohen e perandorise otomane, ndaj kjo do mbetet pike referimi per Ramen i cili po respekton “pavarsin e Bankes” e po ben sehir

  • Edhe nese Fullani nuk ka vjedhur nje pjese te ketyre parave, perseri per shkak te detyres duhet te ishte shkarkuar. Qendrimi i Rames i pa justifikueshem per kete rast. Qenie institucion i pavarur nuk e justifikon qendrimin e Qeverrise sepse ato jane parat e popullit dhe populli ka zgjedhur kete qeverri per ti mireadministruar keto para. Fulani ka kohe qe eshte kthyer ne nje sheik qe ne kohen e qeverrise Berisha dhe askush nuk leviz. Kjo te jep te kuptohet se politikenet e larte jane te perziar ne keto afera koruptive.

  • Vrasja e shekullit arem hajdari vrasje e santit e olldashit e te tjera u zbuluan gje edhe jo vjedhje do harohet keni per te pare zhgenjim total……nuk behen kur e me pd spese eshte antishqiptari sali berisha por nuk behen kur e paese e ps dhe lsi hajdute te pA pare….na ndihmofte zoti se nuk ka gje tjeter x ne shqiptaret

  • Nuk e kuptoj ndaj kujt duhet te jete e pavaruar Banka e Shtetit. besoj se e ka fjalen nga pushteti ekzekutiv pasi nuk besoj se behet fjale qe pavaresine qe duhet ta kete nga sovrani qe ne kete rast eshte fjala per kuvendin. Por koha e Fullanit ne BSH ka treguar se ai institucion kerkon ta krijoje pavaresi per te shmangur kontrollin e shpenzimeve te shfrenuara te Guvernatoirt perfshi ketu dhe sistemin e pagesave te punonjeseve, apo rekrutimin e stafit qe behet per qoka politike majtas dhe dhjathtas per ti siguruar imunitet Fullhanit sic dhe ky rast po e deshmon. o ka qene BSH dhe Fullani te varur nga Qeveria o ska institucion tjeter ne kete vend. mjafton financimi i buxhetit jashte cdo norme me shumen prej 30 million euro dhe ketu e kuptojme se per cfare pavaresie flet Fullhani. Kjo vjedhje eshte po aq e rende sa dhe ngajrja e 21 Janarit por ne dimensionin e shperdorimit te detyres me pasoje humbjen e pasurise kombetare. nese bertiten per vrasjet ne bulevard gjate kohes qe ishin ne opozite duke kerkuar ndeshkimin e Kryemeinistrit dhe Ministrit te Brebdshem ja ku a kane rastin per te kuptuar se sa seriozisht e kane patur ne ate kohe. eshte turp per kete qeveri qe nuk ka thene asnje fjale. TURP TURP!

  • Ky eshte shanci i fundit i Z.RAMA per te vepruar.NQS nuk shkarkohet FULLANI,do te thot se RAMEN nuk e lejojne te tjeteret ose ka frik nga BERISHA.Kur gabonte ushtari ne ushtri,merreshin masa per komandantin,pasi nuk kishte marre masa per edukimin e ushtarit.Fullani deklaron se jane marre masa per sigurimin e lekut te popullit ne te ardhmen,por nuk thot se cila eshte prrgjrgjesia e tij per ate qe ndodhi ne banken qe ai drejton.Ai nuk eshte vene aty vetem per te numuruar nese erdhen punonjesit te gjithe dhe ne kohe,por per te ruajtur e kontrolluar lekun e popullit se ku shkon per çdo dite,jave,muaj e vite,gje qe nuk eshte bere.Ai duhet te jepte doreheqjen per ti hapur me mire rrugen e hetimit.Kete nuk e beri se nuk ndjen asnje pergjegjesi,se eshte i sigurt se nuk dote shkarkohet sepse populli thot:”ME MIRE NJE MIK SE NJE ÇIFLIK”.Te rrojne miqt Z.Fullani.

  • Per cfare eshte Guvernator Fullua? Cfare guvernon..? stanin e dhive apo te deleve?
    Guvernon banken e Shqiperise apo vetem karrigen e vet?
    A eshte pergjegjes institucional apo banka e shqiperise funksionon si federate ku gjithsejcili departament punon me koke me vete? Ku qendron ushtrimi i komptetencave dhe detyrimeve ligjore qe ka nje guvernator?
    Ne se ai del i palagur atehere kishte dhe ka te drejte Konica” Shqiperi te kam dhj…re s`te kuptova asnjehere”.
    Une do shtoja “politikane ju kam dhj…re…”

  • Vellezer ,….Fullhani eshte toni ! Ai thjesht ka punuar per te miren e Bankes se Shqiperise , Shqiperise dhe shqiptareve , dheee … i ka hedh nga nji sy thesarit te kusareve apo pushtetareve !

    Qe kur ka fillu ta rrej menia popullin shqiptar se shteti asht i tij ? Kush i perhap keto genjeshtra dhe thashetheme ? Ai duhet te denohet , rende dhe pa gjyq majde !

    Ndersa Fullhanin e kemi tonin …..!

  • Mos ke merak do dale ndonje çeshtje me e madhe se jotja dhe ndoshta ndonje vjedhje floriri dhe i mbyll avokati i metes Spartak Braho keto pune si u hesht per gruan e Totozanit,Gjin Gjonin,Sinan Tafajn etj.Kjo ishte rilindja.

  • Prapa ketij BITRAJ & CO-(ketyre hajduteve te BSH) fshihet dikush tjeter -nga insistimi qe ai thote -jam i vetem nuk kam bashkepunetor-ne anen tjeter femra thote -jam e vetme nuk kam bashkepunetor -fshihet dicka me e mistershme se kaq-mos ndoshta edhe vrasja e Bankierit Santo!??!Kur ne % me te madhe thuhet se ishte nje femer ne ekzekutimin e Santos??!Ku i dihet gjithcka eshte e mundeshme! Keta te DY -kane rene ne ujdi-se si do te themi -po na kapen-dhe shikoni se ka fjale SIMILAR STATEMENT- -ne deshmite e tyre! Keta jane vetem PILOTET e MAFIES! LEPURI PO FLE DIKU GJETKE!

  • Ardian Bitraj ka pranuar se ka vjedhur vetem 600 milione leke te vjetra ! Po 5 milione eurot kush i vodhi ?

  • Po, po, kjo prokuroria jone e famshme i din mire si ti beje lidhjet por me e afte eshte te gjeje zgjidhjet per te ndare parate me gjyqtaret e varfer

  • ku jeni more politikane kriminele ndaj popullit tuaj : ku je edi rama, lulzim basha, sali ra, serb berisha, ilir flori 700 karatsh meta, fatmir gerdec kriminel hajduti, shpetim com i pabese, bomiri qe flet pa ze dhe qe e ka gocenne bsh, kreshniku qe flet per nacionin por edhe te gjithe te tjeret pa harruar kapterr handikapatin e presidences…. Ku jeni ju vrafte zoti dhe mallkuar qofte ai popull nese ju voton serisht te gjitheveju klase e degjeneruar…. duhet parti e re ne shqiperi ka ardhur koha ….

  • “Kush e akuzon Zotni Fullhanin per komplot ? Kush e merr kete guxim ? Kunder kujt ka ba komplot zotni Fullhani ? Me na te pushtimit , te pushtetshmit desha me than , asht komplet ne rregull ! Na nuk na ka ba asnji komplot ! A e din or zotni gazetari se Ahmet Zogu mori bash 11 arka me flori nga ajo Banke ku drejton zotni Fullhani dhe ne i kane ngrit permendore mu ne mes te Tiranes ?

    Atehere , cfare duhet me i ngrit zotni Fullhanit ? Une menoj ti ngrejm nji permendore mu tek “linesi” i Lul Bashes , atje ne krah te Skanderbegut !

    Pranej ti qe merr guximin e flet per “komplote’ ndaj heroit kombetar , zotni Fullhanit , nuk i ke mire punet ! Mos te duket vetja i sigurte se Fatos Mahmutajn desh e çum ne parajse ! Per te zez te vet pishtoj per pak !

    Prandaj kur nuk ndigjoni zanin ton si politike qi nuk ndihemi fare , mos merrni guximin me njollos zotni Fullhanin !”

    Shenim personal – Pjese nga nje deklarate e bere ne heshtje nga gjithe poltika dhe politikanet tane !

  • Mos prisni se do ti kthehet ndonji gje popullit. S.Berisha e filloi detyre detyre e pare te tij si president me grabitjen e 2 miljon dollareve se gjoja u dhane per nji avokat qe do te ndermjetesonte per borxhin e shtetit tone. Dhe keshtu oreksi vjen duke ngrene. Dhe ja ku arritem. Pangopesia nuk ka kufi.Mos kujtoni se ata dy qe deklaruan se parat i kane vjedhe vete, thane te verteten? Tani do te fitojne dicka nga gjithe keto miljona edhe pruroret, ehe gjykatesit. E mbas nja 3 vjetesh ata te dy do te denohen me nga tre vjet burg. Si kjo prokurori nuk u ndi tash 6 muaj me denoncimet e qeverise per krimet e kryera nga qeveria e kaluar dhe nuk nisi asnje proces, kurse me keta dy kamikazet filloi hetimet menjehere? Pergjigjen e kuptoni vete. Tung

  • Pse Fullanin nuk e propozojne per President te Republikes pasi gezon pelqimin e te gjithe spektrit te politikes shqiptare (majtas – Dhjathtas) per te qene nje figure konsensuale qe garanton unitetin “pluri-partiak” te vendit per te mos lejuar renien ne diktature. ne historine e shqiperise nuk ka patur ndonjehere ndonje figure qe te gezoje mbeshtetje te tille. Madje as Ismail Kadare nuk ka gezuar kete mbeshtetje qe ka Fullani.

  • Futeni ne burg dhe merrja ato pasuri o Prokuror !!!!
    ky nuk ka pasuri te trasheguar po vetem me vjedhje e mashtrim nga pushteti tije – cu be ky vend !!!!!!!!!eshte perte qar nat e dite si u katandisem -dhe burra te sakrifices si ata te Prizerenit e Vlores , etje, nuk ka !
    Ky ,keshtu ka qene nje palaco qe ne moshe te re si u be drejtor BSH !!!!!!!!!!!……….

  • As Hollivudi nuk ka arritur te realizoje vjedhje te kesaj natyre,por eshte marre me mjeshtra me paisje speciale qe me thyerje realizojne vjedhje,ndersa kjo e BSH eshte realizuar diten per djelle ku raportet 3 mujore pacavure te Fullanit vendoseshin ne kuti dhe terhiqej monedha e dilte ne treg.Z.Bitraj cereftikohej nga komisioni i sigurise me cereftikate B sigurie ,merrte rregullisht shperblimeve cdo 3 mujor per pune te mire etj.
    Fullani duhet te vare veten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *